Kryetarja e Bashkisë Kurbin, dosjet ‘mal’ në SPAK/ Abuzime me rindërtimin, vjedhje të pronave dhe korrupsion
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në një deklara...

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga burgu pas fitores së presidencës amerikane nga Donald Trump, në garën ndaj Kamala Harris.
Me anë të një letre, Salianji thotë se Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.
Ai deklaron se me fitoren, presidenti i zgjedhur dha mesazhin e fortë: “Lufto-Fito”.
Ish-deputeti deklaron se ashtu si në SHBA, edhe në Shqipëri ka goditje dhe tentativë për asgjësimin e kundërshtarit, që nuk duhet të dekurajojë qytetarët.
Letra e plotë:
Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito
Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka e rriste orientimin e publikut ndaj saj.
Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.
E kotë ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur në Shqipëri. Në burgun e Fierit nuk kemi shumë mundësi të ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e mëdha të botës që me siguri i kanë bërë analizat e duhura asaj çfarë ndodhi.
Megjithatë, besoj të gjithëve por dhe mua këtu më ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO – FITO, FITO, FITO!
Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera.
Sidomos aty ku demokracia, liritë dhe të drejtat bazike po vihen në dyshim nga qeveri e udhëheqës autoritaristë,
Ka ngjashmëri të realiteteve politike e zgjedhore të SHBA me ne këtu.
Njësoj edhe në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit në opinion përmes mediave e sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës.
Njësoj, përndjekje gjyqësore ndaj kundërshtarit.
Goditje dhe tentativë për asgjësim me mjete ekstrapolitike.
Kuptohet, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozitës këtu i duhet të përballet pos të gjitha këtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar që janë aleati i vyer i qeverisë.
Ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur.
Dhe është kaq e thjeshtë në fakt, ai e ka thënë me një fjali; Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito.
Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjithë konglomeratin e saj nuk është e lehtë dhe ka kosto.
Unë tani nuk jam aty ku duhet të jem, por i izoluar në një qeli të ngushtë dhe shkruaj këtë letër në një fletore që më pas e merr avokati im dhe bëhet publike, për shkak se lufta ime mërziti kryeministrin, prishi qetësinë e tij, dëmtoi karrierën e Ministrit të Brendshëm dhe i prishi terezine grupeve të krimit të organizuar!
Pra kaq mjafton që të jesh në burg, jo vetëm pa prova, por me prova të falsifikuara dhe manipuluara, pa proces juridik të rregullt, pa kryer veprën për të cilën akuzohem. Thjesht e vetëm se denoncova faktin se vëllai i Ministrit të Brendshëm, ishte i denuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe vijonte aktivitetin i lirë në Shqipëri me mbrojtjen e qeverisë!
Kjo nuk duhet të shkurajojë askënd. Jam i bindur që nëse secili aty ku është, në rolin, në vendin e tij, në jetën e tij; lufton, lufton, lufton, ne do ja dalim. Edi Rama nuk na burgos dot të gjithëve. Ai është në të vërtetë një frikacak që duke e ditur mirë fundin që e pret, tenton të shesë si trimëri dënimin e kundërshtarit dhe shfaq gëzim malinj për këdo që burgos.
Ne e kemi edhe më të thjeshtë. Nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë. Na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit!/ CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në një deklara...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, nga Durrës...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, pas...
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses për Antikorrupsio...
] Kreu i PD-së, Sali Berisha, ndodhet që prej dhjetorit...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për gjyq...
Në një takim me banorët e moshës së tretë në Librazhd, Min...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi...
Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet ed...
Partia Socialiste dhe vetë kryeministri Edi Rama, që m...
Partia Demokratike prezantoi mbrëmjen e kësaj të premt...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka qëndr...
Ditën e martë teksa pritet që në Kuvend të zhvillohet sean...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmër...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se vj...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Belind Këlliçi ka de...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dekl...
Në protestën e mbajtur sot para Bashkisë së Tiranës, ku kë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...