web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Fitimi i ka çnjerëzuar deri në kockë”/ Berisha dënon shembjen e pallatit: Akt i shëmtuar

19 Dhjetor 2022, 10:42, Politikë CNA

“Fitimi i ka çnjerëzuar deri në kockë”/

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër shembjen e pallatit te njësia numër 4 në Tiarnë në rrugën “Myslym Keta”.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Berisha u shpreh se shembja e këtij pallati është një akt i shëmtuar për përfitime personale të Ramës dhe Veliajt, të cilët fitimi i ka çnjerëzuar deri në palcë.

"Edi Rama dhe Erion Velia janë një bandë, që fitimi i ka çnjerëzuar gjerë në kockë! Duhej patjetër t’i dëshpëronin dhe mjeronin për festat e fundvitit 90 familje, 250 fëmijë, të moshuar, burra e gra. Akt i shëmtuar", ka shkruar ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga