Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama sot në asamblenë e kësaj partie, në mënyrë të papritur ka dalë me një propozim të ri.
Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor një pjesë e listës të kandidatëve për deputetë është e hapur. Pra, nuk ka një kufi 10 mijë vota por ka një garë dhe sipas pretendimeve është hapur gati 70% e listës.
Në fakt, e vërteta është që shifra e hapjes së listës është shumë më e vogël sepse përllogaritjet i bëjnë gjithmonë me numrin e vendeve në parlament me 140 vende, nuk e bëjnë me mazhorancën e cila kalon nga 73-75, pra, rreth 50%, ndoshta diçka dhe më pak për shkak dhe të vendeve gjinore, që marrin zonjat në lista.
Kryeministri Rama ka qenë i qartë. Vetëm disa nga sekretarët ekzekutivë të cilët do të kenë detyra specifike siç është rasti i Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosi, Sekretarit Organizativ Damian Gjiknuri, Sekretarit për Diasporën Taulant Balla dhe ndonjë person tjetër do të jenë në listat fituese, pra në vendet e sigurta.
Kurse të gjithë të tjerët, përfshirë dhe vetë Kryeministrin do të jenë në lista të hapura.
Pra, në listat e hapura do të jenë të gjithë ata që kanë më shumë se një mandat deputeti, pra kush ka 2 mandate deputeti e më tej do të jetë në listat e hapura, do të krijohet një garë e fortë, midis vetë socialistëve nga brenda në çdo qark që ata do të kandidojnë.
Kurse pjesa tjetër e listës së mbyllur do të jetë e njerëzve që kanë vetëm një mandat apo me të rinj që do t’i vendosë kuptohet kryeministri, nëpërmjet shpalljes së emrave që do të bëjë në Kryesinë e Partisë Socialiste në momentet e fundit të shpalljes së listës sipas afateve që kërkon regjistrimi në KQZ.
Të gjithë njerëzit të cilët janë sot deputetë dhe do të rikandidohen, të gjithë ata që duan të rikandidojnë, të gjithë ata që kanë dy mandate, tre mandate, pra janë pjesë e PS, kanë kontribuar për këtë parti dhe Rama e ka vështirë t’i nxjerrë nga skema, nga loja, t’i nxjerrë jashtë i thotë ti nuk do jesh se ke bërë kaq vite dhe duhet zhvilluar partia por ka gjetur një mënyrë tjetër.
Ai nuk i largon vetë dhunshëm por në listat e sigurta fut të rinjtë, fut dhe një grup nga sekretariati dhe në pjesën e ngelur të deputetëve, pra llogaria është e thjeshtë.
Partia Socialiste ka rreth 47 vende të pjesës së listës së sigurt dhe këtë e sqaroi shumë mirë kryeministri Rama tha nga 187 kandidatë, 140 është lista e hapur dhe 47 është lista e mbyllur.
Rreth 10 apo 15 mund të jenë sekretariati dhe personat me detyra të tjera. Mbi 30 persona do të jenë deputetë të cilët bëhen për herë të parë apo kanë pasur vetëm një mandat dhe ngelet pjesa tjetër.
Në një llogaritje të thjeshtë.
Nëse PS do të synojë të ketë 73-75 mandate, pjesa e ngelur e vendeve shkon më pak se 27 vende që do të jenë në garë në të gjithë Shqipërinë.
Pra, në qoftë se socialistët, partia socialiste në të gjitha qarqet e Shqipërisë do të marrë 73-75 vende deputetësh në parlament të cilat bëjnë shumicën pra bëjnë mazhorancën në garë për tu zgjedhur nga 140 vetë përfshirë këtu dhe Edi Ramën janë vetëm më pak se 27 vende gjithmonë sipas llogarisë 73-75 mandate të fituara.
Duhet të theksojmë se, jo të gjithë 12 drejtuesit e qarqeve mund të zgjidhen deputet pasi në Berat, në Shkodër dhe në Durrës drejtuesit e qarqeve janë kryetarë bashkie kështu që këto tre vende bien.
Pra, po të fusim 9 drejtues qarqesh, se 3 janë kryebashkiakë ngelen 18 vende.

Ai vetë fiton, drejtuesit e qarqeve politikë patjetër që fitojnë, kështu që bëhet mjaft e vështirë për të gjithë stekat e vjetra të partisë, për të gjithë njerëzit që kanë dy apo tre mandate që të rizgjidhen deputetë.
Dhe ikja nuk ka pse të jetë e dhunshme me dëbim por ikja është garon mbledh një thes me vota ja jep partisë, pastaj partia merr pushtetin ti ikën deputet dhe shkon shërben në një vend tjetër.
Kjo është zgjidhja spektakolare që ka dhënë Kryeministri duke futur gjithë socialistët në garë për një numër të vogël vendesh për tu zgjedhur sepse në fakt shumica e tyre janë të vendosura prej tij dhe janë të zëna siç theksuam faktin e rreth 47 vendeve, ku do të jenë një pjesë e sekretariatit dhe deputetët e rinj, pjesa tjetër në betejë për të mbledhur vota të cilat i shërbejnë karriges së kryeministrit për t'u rizgjedhur dhe në finale largimi dhe ndryshimi i partisë në një formë spektakolare pasi nuk mund të ikësh dhe të lësh tokë të djegur pas, por do t’i mbushësh thesin partisë dhe do të mbash Edi Ramën kryeministër dhe pastaj mund të shkosh ku të duash./ CNA
Kryesocialisti Edi Rama mbledhjen e parë të asamblesë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë një krahasim mes drejtu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha iu ka "tërhequr veshin" të gjit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit poli...
Taulant Balla do të jetë drejtuesi politik i PS-së për Dia...
Ditën e sotme pas mbledhjes së Asamblesë është votuar për ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi njofton se ...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Pasditen e sotme do të mblidhen për herë të parë drejtuesi...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të diel ka bërë një s...
Kryeministri Edi Rama, për herë të parë vendosi 3 drej...
Kryeministri Edi Rama sot ka bërë shpalljet për drej...
Kryeministri Edi Rama vlerësoi drejtuesin politik të Q...
Kryeministri Edi Rama miratoi këtë të diel në Asamblenë e ...
Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë Asamblesë së PS-së ...
Kryeministri Edi Rama ka tribular Erion Veliajn, kryeb...
Në Asamblenë e PS-së do të votohen këtë të diel anëtar...
Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat e tij për kry...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar emrat e drejtuesve pol...
Kryeministri Edi Rama bëri një paralajmëriom të fortë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...