Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën/ Logot e partive do të jenë në fletën e votimit
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë dy ankimime në Kolegji...

Në Kolegjin Zgjedhor është diskutuar pasditen e sotme ankimimi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon që në fletën e votimit të shkruhet si kryetar emri i Sali Berishës.
Gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë”, Altin Kaziaj tha se të tre kryetarët e partive të këtij koalicioni kanë rënë dakord që në fletën e votimit të jetë emri i deputetit Sali Berisha.
“Është një shkresë e nënshkruar nga tre kryetarët e subjekteve, duke vënë një dakordësi me caktimin e drejtuesit të koalicionit, në emrin përbri, që është deputeti Sali Berisha. Të tre përfaqësuesit e subjekteve politike të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ kërkojnë që emri Sali Berisha të vihet përbri emrit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në fletën e votimit. Të merret parasysh nga ky kolegj duke e administruar si provë dhe pastaj e bëjmë edhe publike”, u shpreh ai.
Avokati theksoi se vendimi i KAS për të mos shkruar emrin e Berishës në fletën e votimit është absurd.
“Pse emri i Berishës shqetëson? Neni 64 e qartëson sesi regjistrohen partitë politike. Por kjo nis me vendimin absurd, për herë të parë në histori që një organ kolegjial si gjyqësor KAS që vendos se kush është kryetari i PD. Por pavarësisht kësaj, është e drejta koalicionit të vendosi se cili është personi që udhëheq këtë subjekt zgjedhor”, deklaroi Kaziaj.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi Ligjor i PD-së së Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa ka kërkuar rrëzimin e kërkesës. Sipas tij, në fletën e votimit duhet të shkruhet emri i Ilir Metës.
"Kjo padi duhet rrëzuar për mungesë legjitimi të palës për sa kohë pala s’ka ankimuar vendimin e KQZ. Është futur si palë e interesuar për ankim të paraqitur nga PD. S’mund të vijë të kërkojë ndryshimin e një vendimi që nuk e ka ankimuar. Është detyrim ligjor, përsa kohë që është detyrim, patjetër që do jetë e pasqyruar.
Partia e Lirisë udhëheqëse e koalicionit. Emri që duhet të pasqyrohet është emri i udhëheqësi të koalicionit. Prandaj emri i Metës duhet të jetë në fletën e votimit. "Të gjitha të drejtat e detyrimet i takojnë partisë udhëheqëse" thuhet në kodi zgjedhor.
Është shteruar ky argument me vendim të KAS dhe me vendim të kolegjit zgjedhor në 2021. Fakt tjetër është që s’mund të ketë disa subjekte zgjedhore të pasqyrohen në mënyrë të pabarabartë në fletën e votimit. S’mund të kemi në fletët e votimit palë të pabarabarta mes subjekteve në fletët e votimit me informacione të barabarta e në këtë të drejtim KAS vendosi drejtë për të rrëzuar vendimin e komisionerit për mos vendosje emri. Kjo padi duhet të rrëzohet se pala e interesuar s’mund të kërkojë ndryshimin e një vendimi kur se ka ankimuar, i kanë kaluar të gjitha afatet ligjore", theksoi Sefa./ CNA.al
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka bërë dy ankimime në Kolegji...
Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizit...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sjelljen e liderëv...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj duket s...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjatë një ta...
Ish-kandidati i Primareve për Tiranën, Gerti Bogdani, ka f...
Kandidati i Partisë Demokratike të Alibeajt për Bashki...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i PS-së për bashkinë e Beratit, Ervin Demo k...
Kandidati për Tiranën i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha,...
Analistët pohojnë se fushata zgjedhore ka nisur vrullshëm ...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në këto zgjedhje pa al...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...