
Një incident i kësaj të hëne nga deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka bërë bujë dhe duket se po merr përmasa të tjera politike.
Bëhet fjalë për vjedhjen nga zyrat e Kuvendit të dokumentit konfidencial të projektligjit për Marrëveshjen për huanë direkte me SHBA, që u miratua këtë pasdite vetëm me votat e mazhorancës.
Pamjet e publikuara tregojnë se si Shehaj u largua me vrap pas aktit, ndërsa punonjësja e Kuvendit cila po e ndiqte nga pas, u rrëzua nga shkallët.
Pas ngjarjes, Shehaj nuk ndau asnjë deklaratë dhe asnjë detaj lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes që cilësohej si sekrete, e që në të tilla raste deputetët nënshkruajnë edhe një marrveshje konfidencialiteti me Kuvendin.
Duke kthyer pas në kohë, një situatë e ngjashmë u shënua edhe në shkurt të këtij viti, kur 5 deputetë të opozitës, përfshirë edhe Shehajn, firmosën një marrëveshje konfidencialiteti të dosjes së depozituar në Kuvend nga SPAK lidhur me çështjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
"Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit
Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;
REKOMANDOJNË:
Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.”,-thuhej në kërkesën e tyre.
Asokohe, Shehaj ndante gjerësisht qëndrimin se kjo dosje duhej të publikohej në detaje nga opozita, gjë që e përsëriti edhe përmes deklaratave të tij publike dhe mediatike.
Ndërsa sot, vetëm pak muaj pas të njëjtit rast, duket se Shehaj ka një qëndrim tjetër, vetëm e vetëm sepse u kap vetë duke vjedhur dokumentin.
Mungesa e koherencës nga deputetët nuk është e pazakontë në politikën shqiptare, veçse në rastin e Shehajt duket si një “kryqëzim” mëse i merituar./CNA
Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën për shqyrti...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot dokumentin strategj...
Përfundimi i seancës plenare të kësaj të hënë nuk ka kalua...
Kreu i Grupit Parlamentar Të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pasditen e sotme Marrëveshjen...
Seanca plenare që nisi paradite në Kuvend do të vijojë me ...
PD ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës që pritet të mb...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka...
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka komen...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se opozita nuk...
Sot, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla...
Agron Shehaj është rikthyer në Kuvend, ku gjatë fjalës së ...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër për të zhvilluar...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reagu...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot zhvillime...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot lidhur me doku...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, shprehu sot kritika të ashpr...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka r...
Raporti i hartuar nga ekspertët e socialistëve për Reformë...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dek...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet m...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...