web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja me SHBA-në/ Mazhoranca vijon seancën plenare me dyer të mbyllura

27 Korrik 2026, 15:55, Politikë CNA

Seanca plenare që nisi paradite në Kuvend do të vijojë me dyer të mbyllura.

Vendimi u komunikua pas një shkëputjeje disaminutëshe nga kryeparlamentari Niko Peleshi, që siç theksoi, do të jetë e mbyllur vetëm gjatë diskutimeve të projektligjit, ndërsa momenti i votimit do të jetë i hapur.

Mazhoranca votoi për këtë ndryshim me 74 vota dhe opozita nuk ishte e pranishme.

Vijimi i seancës lidhet me shqyrtimin e një procedure të përshpejtuar për një marrëveshje huaje me SHBA-në për financimin e pajisjeve ushtarake./CNA





Lajmet e fundit nga