web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Opozita vuan nga sindroma 'peçi kondra'”/ Spaho: Sjellja e PD-së si pula pa kokë

27 Korrik 2026, 14:12, Politikë CNA

“Opozita vuan nga sindroma 'peçi kondra'”/ Spaho:

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka komentuar reagimin e opozitës për marrëveshjen hua 302 milionë euro të Shqipërisë me SHBA-në për mbrojtjen sipas standardeve të NATO-s.

Spaho thekson se opozita vuan nga sindroma "peçi kondra" dhe urrejtja nuk e lë të kuptojë që ndonjëherë duhet të votojë pa debate marrëveshjet ushtarake me SHBA-në.

Spaho nënvizon se kjo marrëveshje është sekrete dhe as vendet anëtare të NATO-s nuk dinë çfarë armësh importon njëri vend apo tjetri nga SHBA-ja.

Ai deklaron se marrëveshja është kusht i pashkruar për të pasur vitin e ardhshëm samitin e NATO-s në Tiranë, që, sipas tij, ka vlerë për Shqipërinë më shumë se çdo dëshirë e opozitës për të vënë drunj nën rrota me shpresë se do të vijë në pushtet.

Spaho thekson se sjellja e opozitës në këtë rast është si pula pa kokë pasi asnjëra nga palët që kanë nënshkruar marrëveshjen nuk duan një marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe përballje në Gjykatën Kushtetuese sikurse ka ndodhur me marrëveshje kur opozita qeveriste.

“Kjo opozitë jo vetëm që vuan nga sindromi 'peçi kondra', por urrejtja nuk e lë të kuptojë që ndonjëherë duhet të votojë pa shumë debate marrëveshjet ushtarake me SHBA.

Kjo marrëveshje është sekrete dhe as vendet anëtare të NATOs nuk dinë çfarë armësh importon njëri vend apo tjetri nga SHBA.

Marrëveshjes nuk i ndryshohet asnjë germë, pale pastaj përmbajtja e saj. Ajo vetëm miratohet ose hidhet poshtë, sikurse opozita e di shumë mirë nga koha kur ka qenë në qeverisje dhe ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme.

Marrëveshja është e detyrueshme për Shqipërinë të miratohet për të përmbushur kushtin e 2% të PBB për shpenzimet e mbrojtjes. Është zemërgjerësia e SHBA që i miratoi Shqipërisë këtë kredi dhe që do e furnizojë ushtrinë tonë me armë amerikane.

Marrëveshja është kusht i pashkruar për të pasur vitin e ardhshëm samitin e NATOs në Tiranë. Mbajtja e këtij samiti në vendin tonë ka vlerë për Shqipërinë mijëra herë më të madhe se çdo dëshirë e opozitës për të vënë drunj nën rrota me shpresë se do vijë në pushtet.

Fshehja e kokës pas pretendimit se po shkelet Kushtetuta, pa dhënë asnjë argument për këtë, dëshmon sjelljen e opozitës si pulë pa kokë. Asnjë nga palët që kanë nënshkruar marrëveshjen nuk duan një marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe përballje në Gjykatën Kushtetuese sikurse ka ndodhur me ndonjë marrëveshje kur opozita qeveriste.

Në të tilla raste e vetmja gjë që mund të thuash është: O Zot, për hir të popullit opozitar, ndihmoji të dalin nga çorba që gatuajnë dhe qorrsokaket ku futen çdo ditë me dëshirë, herë kundër integrimit europian të vendit e herë kundër marrëveshjeve ushtarake me SHBA”, shkruan Spaho./ CNA





Lajmet e fundit nga