web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vodhi dokumentet e Kuvendit/ Sekretariati i Etikës shqyrton nesër masën ndaj Agron Shehajt

27 Korrik 2026, 18:04, Politikë CNA

Vodhi dokumentet e Kuvendit/ Sekretariati i Etikës shqyrton nesër

Sekretariati i Etikës do të mblidhet të martën për shqyrtimin e kërkesës së 13 deputetëve të Partisë Socialiste për përjashtim nga punimet e Kuvendit të deputetit Agron Shehaj.

Kërkesa e drejtuar ndaj Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, si edhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, kërkon që ndaj Shehajt të merret masa e përjashtimit nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare për 60 ditë.

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme, pas incidentit të ndodhur paraditen e kësaj të hënë në zyrat e Kuvendit.

Siç edhe u publikua përmes një videoje nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial të projektligjit për Marrëveshjen për huanë direkte me SHBA, që u miratua këtë pasdite vetëm me votat e mazhorancës./CNA





Lajmet e fundit nga