web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alimehmeti: Ramës nuk mund t’i zësh besë, deputetët socialistë i binden

27 Korrik 2026, 17:35, Politikë CNA

Alimehmeti: Ramës nuk mund t’i zësh besë, deputetët

Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot dokumentin strategjik “BESA” të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Duke folur lidhur me këtë çështje për “Syri TV”, Alimehmeti tha se Ramës nuk mund t’i zihet besë sepse shqiptarët e kanë të qartë se nuk e meriton.

Sipas demokratit, deputetët socialistë bëjnë vetëm çfarë i thotë Rama, përmes votimit në Kuvend.

“Ata vetëm bëjnë çfarë thotë ai, nuk ia vlen të flasësh për deputetët e Partisë Socialiste dhe ata që mbështesin Partinë Socialiste. Nga ky aspekt nuk ka asgjë të re. Do të thotë që ai parlament duhet thjesht si një noteri, që thjesht kalon, meqenëse duhen kaluar kështu pro forma aktet këtu dhe kaq, dhe nuk kupton që parlamenti në fakt është, duhet të jetë siç thotë dhe fjala, vendi ku të flasim mendja dhe janë zëri i qytetarëve. Pra, a t'i besojmë Edi Ramës neve, kjo marrëveshje na erdhi nga partneri strategjik apo na erdhi nga Edi Rama? Dhe nuk mund t'i besosh dhe nuk mund t'i zësh besë këtij njeriu, sepse e kemi parë shumë qartë që nuk e meriton dhe nuk ka besë”,-tha Alimehmeti./CNA





Lajmet e fundit nga