web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Agron Shehaj vjedh dokumentet e Kuvendit dhe ia mbath/ Balla: Duhet arrestuar në flagrancë

27 Korrik 2026, 13:17, Aktualitet CNA

Agron Shehaj vjedh dokumentet e Kuvendit dhe ia mbath/ Balla: Duhet arrestuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kërkuar arrestimin në flagrancë të Agron Shehajt, pas incidentit të ndodhur në ambientet e Kuvendit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla krahas videos që tregon veprimin e paprecedentë, e akuzoi Shehajn për marrje të paligjshme të dokumenteve të Kuvendit dhe për agresion ndaj një punonjëseje të administratës.

“Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, deklaroi Balla./ CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga