"Do të ketë greva dhe protesta"/ Paloka njofton se kur do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka dhënë d...

Nga selia e Partisë Demokratike, këtë të hënë Sali Berisha lëshoi akuza shumë të forta ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Dua të dënoj edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët të Edi Ramës ndaj arsimit, ndaj shkollave private në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdoganit, i presidentit të Turqisë, i cili e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje dhe mbyllje shkollash, xhamish etj”, tha kreu i PD-së.
Por raporti Berisha-Erdogan nuk ka qenë gjithmonë i tillë.
Në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë, Erdogani ishte një mik i afërt. Ai merrte pjesë në inaugurime veprash të rëndësishme dhe Berisha e vizitonte shpesh në Ankara.
Në prillin e 2012-ës, kur Berisha shkoi për vizitë në Turqi me statusin e kryeministrit, pritja dhe fjalët që Erdogan rezervoi ndaj tij ishin shumë të ngrohta.
“Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë vëllazërore. Shqipëria është aleati ynë strategjik në Ballkan”, qe shprehur Erdogan në atë kohë.
Edhe fjalët me të cilat Berisha i kthehej Erdoganit ishin më shumë sesa miqësore.
“E theksuat ju, kemi lidhje gjaku. Çdo delegacion turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, u shtroj një pyetje; Cili nga ju ka gjak shqiptarë ndër deje?” shprehej Berisha.
Përtej këtyre deklaratave, viti 2012 duket se ka qenë edhe momenti vendimtar që ka prishur pa kthim raportet Berisha-Erdogan.
Ishte vetë Berisha që zbuloi në 2018-ën një prapaskenë, që sipas tij kishte shkaktuar prishjen e marrëdhënieve me Erdoganin.
“Në vitin 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kryeministrin e Turqisë, për të cilin unë kam pasur respekt të veçantë dhe përsëri ruaj respekt. Në këtë telefonatë i kam bërë të qartë, miqësisht dhe pastaj edhe ftohtësisht se Shqipëria nuk do të ndjekë kurrë politikë tjetër në fushën e sigurisë veç asaj të SHBA. Me fjalë të tjera, Shqipëria s’do bëhet kurrë shtojcë e Turqisë në politikën e sigurisë globale”, qe shprehur Berisha në atë kohë.
Dhe, nëse në vitin 2018 Berisha i kishte dalë kundër Erdoganit por vijonte ta respektonte, pas vitit 2021 duket se e humbi edhe respektin.
Më 17 janar të vitit 2022 Erdogan erdhi në Shqipëri dhe mbajti një fjalë në Parlament. Berisha mungoi në sallë dhe tregoi se përse kishte humbur respektin ndaj presidentit turk.
Sipas tij, Erdogan kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit në favor të Edi Ramës. Pas këtij momenti, Berisha ndërmori disa sulme ndaj Erdogan në lidhje me tentativat e tij për të ndërhyrë në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman Shqiptar./euronews
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka dhënë d...
Takimi i kreut të PL, Ilir Meta me Yuri Kim ka qenë me...
Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme Këshillin ...
Mbledhja e organeve drejtuese të PD ka në fokus mid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur një akt të tur...
Sot Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje të kr...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar në Eurone...
Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh k...
Vladimir Ilich Lenin konsiderohet edhe sot e kësaj dite ba...
Pasi e tha, duhet bërë! Kështu mund të përmblidhet ni...
Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet vendor...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sërish për mbylljen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Gior...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për rolin e Kuvendit në pr...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me lajmin...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar reagimet e të djathtës ...
Disa ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me disa ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...