SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka dhënë deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, ku paralajmëroi greva dhe protesta.
Ndër të tjera bëri me dije se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD, do të mbahet të shtunën.
“Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare përfshirë greva të mëdha, duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri dhe gjithë grupimet e mëdha që kanë probleme si mësues apo mjekë, me qëllim që aksioni opozitar te jetë i shumëllojshme”, tha ai.
Deklarata e plotë e Edi Palokës
Me vendim të kryesisë u futëm sot në rend të ditës edhe miratimi i kodit etik të Partisë Demokratike si edhe disa rregullore.
Rregullorja për funksionimin e organeve qëndrore të Partisë Demokratike. Ajo për funksionimin e degëve të Paritisë Demokratike dhe rregullorja, më e rëndësishmja në fakt e gjithë këtyre materialeve, rregullorja për zhvillimin e primareve, pra për pushtetin lokal.
U miratuan rregulloret e para dhe kodi etik, ndërkohë që pati një propozim nga anëtarët e Këshillit Kombëtar që rregullorja për primaret, pra për përzgjedhjen e kandidaturave për pushtetin lokal, të shtyhet për një kohë tjetër që anëtarët të kenë kohë të njihen më mirë me përmbajtjen e kësaj rregulloreje.
Pastaj dhe për diskutimet që do të bëhen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar e cila u vendos të jetë të shtunën, këtë të shtunë, meqë statuti parashikon të paktën 5 ditë diferencë nga njoftimi.
Pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD apo atë që ju thashë, aksioni opozitar i PD.
Dhe u ra në dakordësi drejt konkluzionit që sa më shpejt duhet të organizohet jo vetëm protesta, por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksionesh opozitare përfshirë këtu grevat e grupimeve më të mëdha sociale në Shqipëri të cilët sigurisht do të kontaktohen prej nesh.
Duke filluar nga sindikatat që funksionojnë në Shqipëri me gjithë grupime të tjera që janë mësuesit, mjekët, infermierët, pra gjithë grupimet e mëdha, të cilat kanë probleme dhe janë në syrin e ciklopit të kësaj qeverisje.
Me qëllim që i gjithë aksioni opozitar të këtë një shumëllojshmëri veprimesh dhe një mori aktivitetesh të tjera qe nisin me takimet kokë më kokë me qytetarët duke vazhduar pastaj me këto aktivitete që ju thashë.
Data e protestës është një çështje burokratike sepse fillimisht duhet që gjithë kjo mori aktivitetesh të organizohen dhe të kemi pastaj rezultat nga gjithë ky aksion opozitar.
Të shtunë do diskutohet hyrja e diskutimit për rregulloren e primareve, sigurisht do të ketë çështjë të tjera jashtë rendit të ditës që do duan të diskutohet anëtarët e Këshillit Kombëtar./ CNA.al
Takimi i kreut të PL, Ilir Meta me Yuri Kim ka qenë me...
Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme Këshillin ...
Mbledhja e organeve drejtuese të PD ka në fokus mid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka quajtur një akt të tur...
Sot Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje të kr...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka deklaruar në Eurone...
Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh k...
Vladimir Ilich Lenin konsiderohet edhe sot e kësaj dite ba...
Pasi e tha, duhet bërë! Kështu mund të përmblidhet ni...
Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet vendor...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar sërish për mbylljen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Gior...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për rolin e Kuvendit në pr...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me lajmin...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar reagimet e të djathtës ...
Disa ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me disa ...
Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar këtë të enjte për...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...