“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Ina Zhupa akuzoi qeverinë se ajo me ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura po masakron Parqet Kombëtare.
Zhupa nënvizoi se me ligjin e ri rrezikon të shkatërrohet edhe lumi Shushicë.
Sipas saj bëhet fjalë për një projekt ku devijohen 140 litra ujë në sekondë nga lumi dhe rrjedha normale e tij dhe përdoret për ujësjellësin e Himarës, gjë që rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës që përdoret nga banorët për vaditje tokash dhe për bagëtitë.
"Ky devijim bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike dhe resorte në Himarë ndërkohë që prek jetën e banorëve të 30 fshatrave, por dhe paprekshmërinë që duhet të kishte Vjosa me degët e saj si Park Kombëtar", u shpreh Zhupa.
Ajo thekson se Partia Demokratike mbështet protestën e banorëve të zonës.
Deklarata e plotë:
Prej disa ditësh banorët e 30 fshatrave ku kalon lumi Shushicë dhe aktivistë dhe ekspertë mjedisorë po protestojnë për mosdevijimin dhe moscenimin e lumit. Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi "i mbrojtur".
Tashmë me ndryshimet në ligjin për "Zonat e Mbrojtura”, ku nuk kanë më praktikisht asnjë mbrojtje bëhet edhe më e realizueshme, shkatërrimi i çdo Parku Kombëtar. Bëhet fjalë për një projekt ku devijohen 140 litra ujë në sekondë nga lumi dhe rrjedha normale e tij dhe përdoret për ujësjellësin e Himarës, gjë që rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës që përdoret nga banorët për vaditje tokash, për bagëtitë etj.
Ky devijim bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike dhe resorte në Himarë ndërkohë që prek jetën e banorëve të 30 fshatrave, por dhe paprekshmërinë që duhet të kishte Vjosa me degët e saj si Park Kombëtar.
Banorët, aktivistët, ekspertët mjedisorë po protestojnë prej ditësh kundër projektit të ujësjellësit të Himarës, i cili rrezikon dëmtimin e ekosistemit.
Partia Demokratike mbështet protestën e drejtë të banorëve dhe të aktivistëve të mjedisit. Ky projekt, i pari që nis projektet e bëra gati sa të kalonte ligji që shkatërron Zonat e Mbrojtura, sjell një dëm të dyfishtë. Dëmton banorët dhe jetesën e tyre të përditshme të lidhur me lumin Shushica dhe dëmton degën e Parkut Kombëtar Vjosa duke shkatërruar mbrojtjen e tij dhe ekosistemin dhe duke hapur precedent për shkatërrime të mëtejshme të këtij lumi.
Me këtë secili shqiptar mund të kuptojë se sa e kotë ishte propaganda me shpalljen Park Kombëtar të Vjosës, kur një vit më vonë do t'u hiqnin mbrojtjen të gjitha Parqeve Kombëtare. Ky akt i parë në shërbim të resorteve dhe jo të banorëve dhe mbrojtjes së Parkut Kombëtar Vjosës, tregon qartësisht cili do jetë fati i të gjitha Zonave të Mbrojtura nëse nuk e ndalim ne këtë masakër mjedisore./CNA
Zelensky do të jetë i pranishëm në ditën e parë të Sam...
Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë pres...
Nesër do të mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë, ku d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi mb...
Deputeti Dashnor Sula deklaroi mbrëmjen e sotme se brenda ...
Kryebashku i Tiranës, Erion Veliaj, në delir, ka justi...
Nesër më 28 shkurt, Tirana do të mirëpresë për herë të...
Prej disa ditësh, Ervin Salianji, i cili njihet si dep...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë me dij...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar gjatë nj...
Sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, komisioneri Il...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sërish ...
Lulzim Basha me petritat e tij nuk shkuan në seancën p...
Kryeministi Edi Rama i ka dërguar një letër sekretarit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi skandalin në v...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reagu...
Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion ...
Partia Demokratike ka reaguar pas skandalit në Bashkin...
Operatori i Sistemit të Transmetimit po investon për r...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...