“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Partia Demokratike ka reaguar pas skandalit në Bashkinë e Roskovecit, ky kryetarja Majlinda Bufi akuzohet se me fondet publike ka blerë makinë luksoze me vlerë 55 milionë lekë.
"Ndërsa në tenderin e hapur më 6 nëntor, kërkesat dhe specifikimet teknike të grupit të prokurimit rriten. Më saktë ekzagjerohen duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinalë fabrike, opsionin Start-stop të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth", u shpreh Luan Baçi në një deklaratë për mediat.
Deputeti i PD-së thekson se qytetarët paguajnë taksat për investime në zonën e tyre dhe jo për dashurinë e shfrenuar të Bufit për jetën luksoze.
Partia Demokratike u bën thirrje organeve ligjzbatuese të marrin nën hetim urgjent kryetaren e bashkisë si dhe Këshillin Bashkiak për të rikthyer fondet e bashkisë në shërbim të qytetarëve dhe jo për të blerë bashkia makina luksi.
Deklarata e plotë:
Bashkia Roskovec është një nga bashkitë më të varfra të vendit ku ekonomia e qytetarëve është në pikën më dramatike. Asaj të mbijetesës. Por ky fakt nuk i bën aspak përshtypje kryetares së pangopur Majlinda Bufi.
Në këtë video të realizuar nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ shihet kryetarja e Roskovecit ne makinën e luksit dhe se si ajo i ikën medias për llogaridhënie.
Milioneres në fjalë nuk i mjaftojnë bizneset që ka në administrim, gjobat që vë apo korrupsioni që bën më Bashki, por ajo i hap tender vetes së saj për një makinë të rehatshme me vlerë 55 milionë lekë.
Zonja në fjalë ka firmosur urdhrin për ngritjen e komisionit të llogaritjes të fondit limit dhe specifikimeve teknike, i cili ka dalë në një vendim në datën 14 shtator dhe ka vendosur specifikimet e para, sipas te cilave makina duhet të ishte e zezë ose ngjyrë gri e zënë, dhe kërkesat për luksin ishin vetëm për sediljet e lëkurës.
Ndërsa në tenderin e hapur më 6 nëntor, kërkesat dhe specifikimet teknike të grupit të prokurimit rriten. Më saktë ekzagjerohen duke kërkuar sedilje lëkure plus tapiceri lëkure, ngrohje dhe ftohje të ulëseve, pasqyra elektrike, xhama të zinj origjinal fabrike, opsionin Start-stop të motorit, klimë bizonale, por dhe kompjuter bordi, Navi dhe Bluetooth.
Cili banor i Roskovecit nuk do e donte një makinë të tillë? Pasi kujtojmë zonja Bufi këtë makinë luksi e merr me paratë e banorëve të varfër të Roskovecit.
Duket se e ka pasion vjedhjen pasi nuk ndalet në abuzimin e vazhdueshëm me taksat e qytetarëve dhe arrogancën e saj në krye të Bashkisë.
Roskoveci ndodhet në një kohë kur ka borxhe të shumta si bashki dhe me qytetarëve të shumtë pa përkrahje sociale.
Së fundmi kjo bashki me mentalitetin e partisë ‘Vidh ç’të gjesh përpara se drejtësinë e kemi ne’, ka rrëmbyer miliona para nga taksapaguesit e Roskovecit jo për të bërë ndonjë rrugë apo ndonjë shkollë por për të blerë një veturë luksoze të jashtëzakonshme që do ta kishte zili çdo kryebashkiak i vendit tonë.
Qytetarët i paguajnë taksat për investime në zonën e tyre dhe jo për dashurinë e shfrenuar të Bufit për jetën luksoze.
Partia Demokratike i bën thirrje organeve ligjzbatuese të marrin nën hetim urgjent Kryetaren e Bashkisë si dhe Këshillin Bashkiak për të rikthyer fondet e bashkisë në shërbim të qytetarëve dhe jo për të blerë bashkia makina luksi./CNA
Operatori i Sistemit të Transmetimit po investon për r...
Anëtari i Krryesisë së Partisë Demokratike u shpreh në një...
Partia Demokratike denoncoi sot se kreu i Bashkisë së ...
Sot shënohen 2 vite që kur ushtria ruse nisi sulmet us...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, d...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është duke zhvillu...
Katër protestuesit e PD-së kanë dalë sot para Gjykatës...
Vetëm deputetet e Bashës munguan sot në Kuvend, ndërsa...
Kryeministri Edi Rama reagoi pas ndryshimeve të miratu...
Me vetëm dy fjali, kreu i PD-së së "Vulës", pranoi sot...
Kreu i “PD-së” së Vulës, Lulzim Basha, sot në një konf...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë në...
Kreu i PD-së vë "Vulës", Lulzim Basha, në një konferen...
Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, foli për miratimin e...
Pas përfundimit të seancës plenare, e cila zgjati vetë...
Deputetja Ina Zhupa ka folur për miratimin në Kuvend nga m...
Në fillim të seancës së sotme plenare, mazhoranca voto...
Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk morën pjesë në seancë...
Deputetët e PDIU-së bashkuan sot votat me mazhorancën ...
Deputetja Jorida Tabaku foli për mediat pas përfundimit të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...