
Nesër do të mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë, ku do të vijë edhe presidenti ukarinas, Volodymyr Zelensky.
Kryeministri Edi Rama tregoi se ideja për këtë samit lindi gjatë takimit të tij me Zelenskyn, ndërsa e cilësoi si një nder për Shqipërinë.
“Ndihem i përulur dhe i nderuar që bisedova me presidentin Zelensky, dhe që dëgjova sa rëndësi ai i jep Ballkanit Perëndimor dhe rajonit tonë, përfshi disa anëtarë të NATO-s përreth Ballkanit Perëndimor. Ideja për të organizuar samitin na lindi në bashkëbisedim. Në fakt, ftesat i kemi dërguar së bashku dhe samitin po e organizojmë të dyja palët. Në këtë pjesë të botës demokratike, nuk ka probleme me mbështetjen për Ukrainën, për integritetin territorial të saj. Gjithashtu, nuk ka probleme me të kuptuarit se Ukraina nuk po lufton vetëm betejën e saj, por ajo është domethënëse edhe përtej Ukrainës. Ato që ju përmendët janë gjëra të vërteta dhe shqetësuese. Ne bëjmë atë që mundemi. Nuk po mblidhemi në Tiranë për të ndryshuar rrjedhën e gjërave për të gjithë komunitetin demokratik. Në anën tjetër, nuk do të nënvlerësoj kontributin dhe ndikimin, ndaj po bëjmë detyrën tonë dhe sërish mendoj se është nder i madh për Shqipërinë që mirëpret këtë samit”, u shpreh ai.
I pyetur për pritshmëritë, kreu i qeverisë tha se me samitin dëshiron që t’i japë një mesazh shteteve më të mëdha dhe më të pasura që të mos justifikojnë vonesat por të mbajnë premtimet për Ukrainën.
“Dëgjoni, duhet të tregohemi realistë. Shqipëria, për shembull, është në top dhjetëshe në listën e kontribuuesve, por në terma relativë sipas kapaciteteve. Ndërkohë, jemi shumë të ndërgjegjshëm që nuk mund ta ndryshojmë dinamikën e kësaj lufte me çfarëdo që bëjmë. Por, thënë kjo, është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre. Ndoshta, duke parë vendet tona, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Bullgarinë, Serbinë, Bosnjen… ne jemi së bashku, mbështesim dhe jemi në solidaritet të plotë me Ukrainën… kjo do t’i thotë diçka shteteve më të mëdha dhe më të pasura. Premtimet janë aty, angazhimi po ashtu, por nuk jam i sigurt se justifikimet për gjithë këto vonesa mund të zgjasin edhe për shumë kohë. Të gjithë duhet të mbajnë premtimet”, deklaroi Rama./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi mb...
Deputeti Dashnor Sula deklaroi mbrëmjen e sotme se brenda ...
Kryebashku i Tiranës, Erion Veliaj, në delir, ka justi...
Nesër më 28 shkurt, Tirana do të mirëpresë për herë të...
Prej disa ditësh, Ervin Salianji, i cili njihet si dep...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë me dij...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka sqaruar gjatë nj...
Sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, komisioneri Il...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sërish ...
Lulzim Basha me petritat e tij nuk shkuan në seancën p...
Kryeministi Edi Rama i ka dërguar një letër sekretarit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi skandalin në v...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reagu...
Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion ...
Partia Demokratike ka reaguar pas skandalit në Bashkin...
Operatori i Sistemit të Transmetimit po investon për r...
Anëtari i Krryesisë së Partisë Demokratike u shpreh në një...
Partia Demokratike denoncoi sot se kreu i Bashkisë së ...
Sot shënohen 2 vite që kur ushtria ruse nisi sulmet us...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...