web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DENONCIMI/ PD rendit shkeljet për rrugët, koncesionet dhe PPP-të

15 Janar 2024, 11:27, Politikë CNA
DENONCIMI/ PD rendit shkeljet për rrugët, koncesionet dhe PPP-të
Besnik Dervishi

Drejtuesi i Departamentit të Infrastrukturës në PD, Besnik Dervishi, në një konferencë për mediat hodhi akuza ndaj qeverisë për projektet rrugore, hekurudhore, detare, si dhe për koncesionet e PPP-të. 

Sipas tij, viti 2023 për fushën e infrastrukturës dhe të transportit ishte viti i dështimeve dhe jo realizimeve. 

Ai theksoi se projekti Qukës-Qafë Pllocë, i filluar prej 13 vitesh, akoma është një objekt që gllabëron para nga taksapaguesit, dhe nuk mbaron kurrë.

Akuza nga e Dervishit:

Afatet e Unazes e madhe te Tiranes, rruges Qukes -Qafe plloce)

- Unaza veri lindore e ndare ne 8 lote, pervec njerit lot qe mund te perfundojne ne afat, te tjeret nuk mund te perfundojne ne afat, duke vazhduar te kemi ne Tirane nje gjysme unaze dhe ate jo funksionale, me nje trafik mbytes per qytetaret.
- Projekti Qukes -Qafe plloce, i filluar prej 13 vitesh, akoma eshte nje objekt qe gllaberon para nga taksapaguesit, dhe nuk mbaron kurre.

- Kosto shume te larta për ndërtimin e një km rrugë, krahasuar me te njejten kategori rruge ne rajon dhe ne BE, apo dhe me kontratat e realizuara gjate periudhes 2005-2013, duke bere Shtesa te kontates, me kosto te reja financiare.
- Unaza e madhe e Tiranes, loti 3 (ku 1 km kushtoi 20 milion euro), e filluar ne 2019, me afat 24 muaj, jo vetem qe akoma nuk ka nje date pefundimi, por ne prill te ketij viti ju akorduan dhe 4.2 milion euro te tjera shtese, per te ribere nje projekt te bere gabim(duke mos mjaftuar 20 milion euro per km).

- Nyja e ish sheshit shqiponja(loti 1) me nje vlere te deritanishme mbi 45 milion euro, e realizuar me nje projekt jo funksional, duke zvendeuar projektin e pare(me vlere 20 milion euro)me 3 nivele ne te cilin 2 drejtimet kryesore ishin te parashikuara te pa nderprera nga njeri tjetri dhe tani kemi hyrjen dhe daljen per ne Tirane me semafore dhe nje gryke shishe.
Arsyeja!!! Per ti hapur teren ndertimit te pallateve ne anet e aksit kryesor, nga bashkia e tiranes, per klientet e saj.

KONCESIONET dhe PPP-te

Koncesionet dhe PPP-te e kryera gjate periudhes 11 vjecare kane humbur plotesisht qellimin dhe funksionin per te cilet ato jane krijuar, pasi nuk financohen nga private por nga taksapaguesit, per te cilat duhet te zhvilloheshin procedura te hapura prokurimi, ku te garantohej konkurenca, gje qe do te sillte kursim te fondeve publike. Per kete shkak ato kane rezultuar me:
- Kosto te larta, mosrealizim ne afatin e percaktuar:
Duke mos zbatuar procedrat e prokurimit public ne te gjitha PPP -te, fituesit jane paracatuar duke paraqitur vetem oferten e tyre, e cila rezuton disa here dhe me e larte (dy deri tre here) se kostot e fryra te rrugeve, qe permendem me siper.
Afatet jane shtyre disa here, me vite te tera, ne kundershtim te hapur me kushtet e kontrates.

Rast tipik eshte PPP-ja per Rrugën së Arbrit. Kjo kontratë ka çmim rreth 267 milionë euro, i cili përfshinte përfundimin e kësaj rruge me çelësa në dorë qe do te thote te kolauduar dhe te vene ne shfrytezim.( Ka pasur nje projekt nga nje studio e huaj, qe kushtonte 160 milion euro). Për çdo vit i janë shtuar fonde për punime të cilat kanë qenë pjesë e kontratës baze.(vitin e kaluar jane akorduar 2 tendera 20 milion euro per punime per rehabilitimin e skarpateve te rruges). Si dhe nje by pass provizor rreth 37 mln Euro. Përfundimi i rrugës është shtyrë disa herë. Vlera totale e saj ka shkuar sot që flasim mbi 400 milionë euro dhe eshte vene ne perdorim nepermjet nje by-pass-i, i cili eshte jashte cdo parametri per nje nje rruge te nje kategorie te tille dhe i pa mirembajtur.
- Mos financimi ne kohe i projekteve dhe zvarritja e realizimit te tyre, jo vetem qe rrite koston e tyre, si rezultat i rritjes se cmimeve ne vite dhe mbajtjes hapur te kantiereve, por dhe humbjes se efektivitetit te investimit.
Koncesioni i rruges Lekaj- Rrogozine- Fier, Akoma nuk ka fillua, megjithese kontrata e tij nise qe ne pranvere 2023.
- Manaxhimi i keq dhe mungesa e mbikqyrjes, Venie ne shfrytezim te tyre te pa perfunduara dhe te pa kolauduara, hapja para afatit per efekte elektorale, ka bere qe jo betem qe te kemi nje cilesi te dobet te punimeve, por duke mos qene e kompletuar me sinjalsitiken e duhur sipas projektit, ka shkaktuar ngjarje te renda (aksidente me pasoje humbje jete).

By-Pass i Vlores, Kardhiq-Delvine, Dukat- Orikum, te tre keto projekte jane vene ne shfrytezim te pa perfunduar.

Premtimi i qeverise per nisjen e punimeve ne vitin 2024 per zgjerimin e aksit Tirane- Durres, me segmentin e pare Tirane - kthesa e Rinasit, (projekti i te cilit ka rreth 8 vite qe fle ne sirtaret e Qeverise dhe i ka kushtuar buxhetit te shtetit 1.9 milion euro), jo vetem qe nuk ka asnje lek te planifikuar ne buxhetin e 2024, por dhe copetimi i tij ne lote nuk i sherben aspak konkurences se hapur, uljes se kostos dhe realizimit ne afat te tij.

Ne fund te vitit 2023 duhet te perfundonte hekurudha Tiranë-Durrës, e cila ka 3 vjet që ka nisur. Kujtojme qe vetem procesi i tenderimit te saj ka zgjatur 5 vjet.
Funksionimi i transportit hekurudhor, qe eshte transporti me i rendesishem per mallrat dhe udhetaret, duke diversifikuar transportin tokesor do te bente qe te kishim transport me kosto dhe ndotje me te ulet por do te ulte ndjeshem dhe trafikun e transportit rrugor
Sipas direktivave te Bashkimit Europian, hekurudha duhet te ishte pjese perberese e korridoreve kryesore(10 korridore te tilla) te cilat asistohen dhe financohen nga vete Bashkimi Europian. Pjesa shqiptare e Korridorit te 8-te, i cili lidh Detin e Zi me ate Adriatik, nepermjet portit te Durresit dhe te Vlores me autostrade dhe hekurudhe eshte lene pas dore prej vitesh, duke bere qe i gjithe trafiku i mallrave e destinuar per ne portin e Durresit, te devijoje ne Selanik, Igumenice apo Tivar.
Kjo perkthehet ne humbje shume te medha financiare per ekonomine tone./CNA





Lajmet e fundit nga