Jamarbër Malltezi, 23 pyetje për aferën e inceneratorëve
Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedis...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur edhe këtë të shtunë një fjalim nga ballkoni i shtëpisë së tij për protestuesit, ku përmendi aferën e inceneratorëve.
Berisha cilësoi kryeministrin Edi Rama si kreun e kësaj megaafere. Ai denoncoi se si Rama dha me koncesion për 30 vite inceneratorët, që sipas tij shkojnë në 1 miliard euro.
Kreu i PD-së ngriti akuzat se Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat dhe këshilltarët firmosnën për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje.
“Në meritën e madhe të veprimtarëve të PD, të këshilltarëve të PD të qytetit të Elbasanit, të deputetëve të PD, u zbulua se afera e djegësave ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro.
Por kjo aferë kishte aspektin e saj më të zi, më dramatik. Veprimtarët e PD, deputetët e saj, faktuan para shqiptarëve dhe botës kjo aferë ishte afera e Edi Ramës. Se në këtë aferë, Edi Rama shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminalë.
Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.
Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës.
Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.
Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin.
Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin.
Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit.
Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit.
Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave.
Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.
Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë.
Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn.
Ja pra se si Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat, këshilltarët, firmosnin për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, theksoi Berisha./ CNA
Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedis...
Një denoncim të fortë ka bërë mbrëmjen e kësaj të shtu...
Opozita ka dalë edhe këtë të shtunë në protestë në rrugën ...
Atletja Luiza Gega denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dek...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Sot Policia e Shtetit shënon 11-vjetorin e themelimit....
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Shtëpia ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një studio ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në një postim në rrje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen e arre...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është bërë pjesë e tubimit t...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nu...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimet dhe emërim...
Në një intervistë për CNA TV, deputeti demokrat, Luan ...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, gjatë një interviste për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një inte...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një prononcim...
Ministri Ulsi Manja nga Korça për CNA TV është shprehu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një intervistë p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...