Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka shtruar 23 pyetje për aferën në inceneratorëve.
Me anë të një deklarate me shkrim për mediat të nxjerrë nga PD, Malltezi kujton kallëzimin penal në SPAK për grup të strukturuar kriminal për njerëzit e inceneratorëve.
Ai përmend faktin se kjo akuzë nuk është ngritur, ndërsa akuzon SPAK se ka lejuar për 3 vjet që të vidhen ende para nga taksat e shqiptarëve.
Malltezi kërkon të dijë kush i bëri incneratorët, kush kërkoi firmosjen e kontratave koncesionare dhe kush i ka marrë paratë.
Deklarata e Malltezit:
Ka mbi 3 vjet që PD depozitoi kallëzim penal në SPAK për grup të strukturuar kriminal me qëllim vjedhjen e 430 milion eurove me skemën e inceneratorëve. Të gjithë shqiptarët e dinin që ishin të njëjtët hajdutë të drejtuar nga Edi Rama, veç SPAK nuk e dinte. SPAK ka harxhuar 3 vjet, ka lejuar të vidhen 130 milion euro ndërkohë që nuk kemi asnjë incinerator! Kjo nuk do ishte e mundur pa Edi Ramën.
Kemi vetëm disa pyetje të thjeshta që SPAK të na japë përgjigje:
1. Kush kishte autoritetin që të rrezonte Strategjinë & Planin e Veprimit për Mbetjet që ishin hartuar me 4 milion euro financim të Bashkimit Evropian përmes projekteve INPAEL dhe SELEA?
2. Kush kishte autoritetin që të injoronte Agjencinë e Prokurimeve Publike që shpalli se procedura ishte jo-ligjore?
3. Kush mund të bënte gjoja sikur kaloi 9 procedura dhe 17 firma brenda ditës me 16 Dhjetor 2014, kur secila prej tyre kërkonte vlerëime nga shumë institucione?
4. Kush vendosi se duhen jo 1 por 3 inceneratorë më pak se 50 km larg njëri-tjetrit?
5. Si mund të firmoste Ministri i Mjedisit për qindra milionë euro, kur kishte 0 lek në buxhet të ministrisë për trajtimin e mbetjeve? Kush i dha garanci të firmoste?
6. Kush e detyroi Z. Koka të firmose kontratat? Qeveria qendrore nuk ka tagër ligjor, pasi ligji ia cakton pushtetit vendor menaxhimin e mbetjeve. Pse nuk e kapi shkeljen ligjore drejtoria juridike në Kryeministri?
7. Kush futi pikën në kontratë “Pamundësia e ndërprerjes së kontratës”? Nuk ndërpret dot kontratën edhe nëse nuk zbatohen pika të saj?!
8. Pse u bë në kundërshtim me ligjin e Prokurimeve Publike mënyra e përzgjedhjes së Supervizorit? Pse pagesat mujore u kryen pa përzgjedhur Supervizorin dhe pa dorëzuar supervizori në çdo fund muaji dokumentacionin e ecurisë së punimeve?
9. Kush ka shtuar pikën se edhe nëse koncesionari mashtronte shteti nuk do urdhëronte ndërprerjen e pagesave? “Në rast të shkeljeve të Kontratës, të konstatuara gjatë monitorimit dhe mbikëqyrjes së përgjithshme, Autoriteti Kontraktues nuk do të urdhërojë ndërprerjen e pagesave për Koncesionarin”
10. Kush po jep qindra miliona euro pa asnjë sqarim të karakteristikave tekinke të inceneratorëve? Nuk ka në kontrata asgjeë as çfarë kapaciteti ka, as sa gazra të rrezikshëm lëshon.
11. Ku kanë shkuar 130 milionë euro? Personat pranë Edi Ramës, Engjëll Agacit dhe Erion Veliajt pa investuar asnjë lopatë, marrin qindra milionë euro nga taksapaguesit dhe zhduken?
12. Lidhur me inceneratorin e Tiranës iu dërgua për mendim 5 ministrave: Ylli Manjani, Arben Ahmetaj dhe Felaj e lanë me shkrim që janë kundër. Megjithëse 3 nga 5 ministrat ishin kundër dhe kompania nuk ekzistonte Rama-Agaçi nxorrën VKM që e miratonin bonusin!!!
13. Pse u la njoftimi veç 5 jave njoftimi në vetëm një media ndërkombëtare ndërkohë që duhej të shpallej të paktën 3 muaj përpara dhe duhej dokumentacioni i detajuar në gjuhën angleze? Për 128 milionë euro do duhej të kishte shpallje ndërkombëtare në disa media ndërkombëtare me 2 hapa, fillimisht për shprehje interesi dhe më pas të kishte garë me ata që do short-list nga shprehjet e interesit.
14. Kush i dha fuqinë Ministrisë së Mjedisit ta shpallë garën kur as nuk kishte fonde në buxhet dhe as nuk kishte tagër ligjor për asnjë formë të menaxhimit të mbetjeve. A mund të jetë detyruese për gjithë bashkitë e qarkut Tiranë një kontratë e firmosur nga një ministër që nuk e kishte për tagër menaxhimin e mbetjeve?
15. A është ligjore procedura që i dha Zotos MONOPOLIN për:
A. Landfillin e Sharrës
B. Riciklimin
C. Mbetjet inerte
D. Dherat që nuk janë fare mbetje por lëndë me vlerë?
16. Pse firmosi Veliaj në mënyrë të kundraligjshme, qoftë duke marre fillimisht (i) tagrat e Qarkut të Tiranës dhe më pas (ii) tagrat e Këshillit Bashkiak teë Tiranës?
17. Pse Veliaj paguan 29 euro/ton për depozitim mbetjesh e mbulim me dhe, kur ky proces kryhej veç për 12 euro deri para 6 vitesh? Sipas kontratës në fuqi duhej që të ishin funksionale (i) inceneratori, (ii) impianti i riciklimit, (iii) impianti i trajtimit të ujrave të ndotura, etj. që të kishim pagesën 29 euro/ton. Nuk ka as incenerator e as impiant trajtimi ujrash të ndotura. Atëherë kush i jep garanci Veliajt që të shkelë kontratën dhe të shkaktojë dëm ndaj shtetit?
18. Si dhe për çfare arsye kaloi Erion Veliaj kontratat e menaxhimit nga ndërmarrja publike e Sharrës tek (i) kompania 3R që vetë Veliaj i bëri ftese të rinjve që të vinin e të punonin dhe ku vdiq Ardit Gjoklaj i pasiguruar, me pas tek (ii) Kompania nga Verona ku ishte pjesëtar Migliorazi, më pas tek (iii) kompania Këlcyrë sipër postës (Vladimir Fezga) dhe në fund tek (iv) Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri?
19. Kush i dha kompanive të lidhura me Ramën-Bashën-Zoton edhe 15 milionë euro per heqjen e mbetjeve nga Porto Romano pa tender fare? Ishte shpallur gara dhe kishin aplikuar disa kompani, por u nderpre gara dhe më pas u lidhën me procedurë jo-ligjore “Me Negocim pa shpallje paraprake“.
20. Ku jane zgarat lumore në Shkumbin dhe Ishëm për të cilat iu paguan Zotos edhe mbi 2 milionë euro? Ministrat Koka dhe Klosi kane dalë në media televizive duke lavdëruar zgarat. Sot nuk ekziston asnjë prej tyre dhe as nuk jane marrë në dorëzim nga ministria, ndonëse parate u paguan. A ka përgjegjësi apo ç’e deshe?
21. A ka vjedhje kur Mirel Mertiri, Eva Blushi dhe Klodian Zoto krijuan një kompani guackë në Bullgari dhe morën miliona euro përmes faturave fiktive për inceneratorët? A janë përfshirë mediat e paguara nga taksat tona për të vjedhur edhe para bashkë me inceneratorët dhe me mirëkuptim nga Edi Rama?
22. A kane dalë në pergjime të Prokurorië së Elbasanit ministra të Edi Rames në 2017, dhe a janë administruar përgjimet, apo jane shkatërruar se dolën deputetet?
23. A kanë përgjegjësi penale Artur Metani (ish Drejtor Juridik i Edi Ramës dhe sot Kryeinspektor i Drejtësisë) dhe Engjëll Agaçi – Sekretari i Pergjithshëm i Kryeministrisë, për:
1. injorimin e shkresë së APP që njoftoi se procedura ishte e paligjshme;
2. 9 procedura dhe gjoja 17 firma brenda ditës më 16 Dhjetor 2014;
3. Dhenien e 8 pikeve bonus nje kompanie qe nuk ekzistonte dhe per te cilen kishin njoftim nga ish-ministrja Felaj; dhe
4. Nenin “Pamundësia e ndërprerjes së kontratës”
Këto janë 23 pyetje që duan përgjigje nga SPAK. Afera e inceneratorëve nuk është aferë për disa bileta avioni, hotelesh apo zëri kadastral i tokës. JO! Kjo është aferë e një Grupi të Strukturuar Kriminal për të vjedhur 430 milionë euro e që deri tani na kanë vjedhur 130 milionë euro nga mosveprimi i SPAK për të mbajtur përgjegjes kryehajdutët Rama-Agaçi-Veliaj. SPAK mund të zgjedhë të behët lecka ku fshin këmbët Edi Rama, por PD dhe shqiptarët presin përgjigje për këto 23 pyetje!/ CNA
Një denoncim të fortë ka bërë mbrëmjen e kësaj të shtu...
Opozita ka dalë edhe këtë të shtunë në protestë në rrugën ...
Atletja Luiza Gega denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dek...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Sot Policia e Shtetit shënon 11-vjetorin e themelimit....
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Shtëpia ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një studio ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në një postim në rrje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen e arre...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është bërë pjesë e tubimit t...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nu...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimet dhe emërim...
Në një intervistë për CNA TV, deputeti demokrat, Luan ...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, gjatë një interviste për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një inte...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një prononcim...
Ministri Ulsi Manja nga Korça për CNA TV është shprehu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një intervistë p...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një intervist...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...