SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Kryetarja e Komisonit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, denoncoi nga selia blu se kompania "Tirana DC" e Bashkisë Tiranë, është ende nën administrimin e Mariglen Qatos, një nga drejtorët e arrestuar të Erion Veliajt.
Kalaja i bëri thirrje SPAK-ut që të kërkojë sekuestrimin e kësaj ndërmarrjeje bashkiake.
"‘Çuditërisht’, ish-administratori dhe eksperti kontabël (në kundërshtim të plotë më ligjin) Molla dhe administratori aktual i shoqërisë 'Tirana DC', Qato, jo vetëm që janë të lidhur edhe me aferën që po hetohet nga SPAK-u, ‘5D’, por janë edhe me masën e sigurisë prej muajsh ‘arrest me burg’, ndërkohë që ekstrakti i QKB-së që paraqesim sot figuron me administrator Qaton", u shpreh ndër të tjera Kalaja.
Deklarata plotë:
Pse të gjitha shoqëritë që vjedhin 100% taksat e qytetarëve të Tiranës janë ideuar dhe kanë ortak faktik Erion Veliajn?
Pse themi ne se çdo gjë fillon me iniciativën e Veliajt e të gjitha lidhen me pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit?
Ashtu si me Ligjin Special dhe shumë ligje apo vendime të tjera, akti mafioz i radhës gjendet në vendimin nr. 134 të 30 shtatorit 2020 të Këshillit Bashkiak, e krijimit të shoqërisë së ndërtimit ‘Tirana DC’ sh.a., me kapital 50 milionë lekë të rinj dhe, ku zotëruese me 100% të aksioneve është Bashkia Tiranë.
AMT kallëzoi në SPAK Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij, ata që sot janë pas hekurave nga Redi Molla e Maringlen Qato për veprat penale të:
‘Shpërdorimi i detyrës’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ‘Shkelja e barazisë se pjesëmarrësve ne tenderë apo ankande publike’, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, ‘Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike’ parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, ‘Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore’, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, parashikuar nga neni 287 i Kodt Penal, në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
Po kështu, kërkuam edhe urdhërimin e vendosjes së sekuestros preventive mbi aksionet e shoqërisë ‘Tirana DC’ sh.a., deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar parashikuar nga neni 174 i Kodit të Procedurës Penale, si një masë eminente dhe parandaluese për dëmin që do i shkaktohej Tiranës dhe qytetarëve të saj, kërkesë e cila jo vetëm nuk u mor në konsideratë atëherë nga SPAK, por edhe sot kur dy nga administratorët e saj janë pas hekurave.
‘Çuditërisht’, ish-administratori dhe eksperti kontabël (në kundërshtim të plotë më ligjin) Molla dhe administratori aktual i shoqërisë 'Tirana DC', Qato, jo vetëm që janë të lidhur edhe me aferën që po hetohet nga SPAK, ‘5D’, por janë edhe me masën e sigurisë prej muajsh ‘arrest me burg’, ndërkohë që ekstrakti i QKB që paraqesim sot figuron me administrator Qaton.
E veçanta e kësaj shoqërie është se aktorët janë po ato të shoqërisë '5D', dhe janë po ato që lëvizin nga njëra drejtori në tjetrën apo ato të varësisë të Bashkisë Tiranë, dhe që duke përfituar tenderë në kundërshtim me ligjin, kanë vjedhur 100 % taksat e qytetarëve të Tiranës.
Edhe kur i kërkuam SPAK të bashkojë këtë dosje me atë të '5D', përgjigjja e shërbëtorit të rilindjes Kondili, ishte refuzuese, ndërkohë që sipas provave që paraqesim sot dëmi i shkaktuar shtetit me një shoqëri efektivisht inekzistente është mbi 3.5 milionë euro.
Qëllimi kryesor i krijimit të kësaj shoqërie, nuk është përzgjedhja e fituesit siç duan ta shesin ata që i shërbejnë mafies pasi, Erion Veliaj asnjëherë në këto vite nuk e ka pasur problem fituesin.
Mafia rilindase e kishte hallin gjetiu.
Si të shmangte kontrollin e PARASË.
Dhe si mund të bëhej kjo?
Duke shmangur tenderimin si kusht ligjor në garë dhe auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Vetëm kështu arrihet pastrimi i produkteve të veprës penale.
Së pari, nëse shihet objekti i aktivitetit sipas VKB Nr.134, ‘projektim, rindërtim, ndërtim, zbatim, kolaudim të ndërtimeve të të gjitha llojeve’, në krahasim me atë të regjistruar në QKB, (gati 2 faqe) do e kishin zili dhe kompanitë më të fuqishme.
Së dyti, fillimisht, eksperti kontabël i kësaj shoqërie ka qenë vetë administrator (03.10.2020-15.02.2021), ndryshe Redi Molla i cili do kontrollonte veten dhe i cili sot është pas hekurave, dhe që u largua nga kjo detyrë, pasi vodhi dhe bleu votat më 14 maj 2023, më datë 14.09.2023, duke u zëvendësuar nga një bandit tjetër si Maringlen Qato.
Së treti, anëtarë të bordit të administrimit janë:
1. Arbjan Mazniku, sot ministër shteti.
2. Laura Deliu, e denoncuar/kallëzuar për aferat korruptive të Tirana DC, 5 D dhe të tregut të fruta perimeve.
3. Maringlen Qato, i cili sot është pas hekurave.
Në një analizë të Pasqyrave Financiare të vitit kësaj shoqërie për vitin 2022 dhe duke i krahasuar me vitin 2021 evidentohet se:
1. Të ardhurat janë 0 lekë.
2. Shpenzimet e tjera janë rritur me 74 % (nga 3.4 milion euro në 4.1 milionë euro).
3. Si mund të shpenzohen 4.1 milionë euro për zërin paga ndërkohë që Të Ardhurat janë 0?
E gjitha kjo në fakt nuk e shqetëson Velian përsa kohë ka garanci se Qato e Molla nuk do flasin.
Edhe fakti se SPAK nuk po reagon ashtu siç e parashikon ligji e Kushtetuta.
SPAK me veprime hetimore duhet tu japë përgjigjeve pyetjeve si:
1. A është i detyruar SPAK të ndërmarrë veprime për këtë shoqëri që administrator i saj ndodhet pas hekurave?
2. Kush është aktiviteti i kësaj shoqërie dhe si janë kanalizuar shpenzimet e saj për paga (prej 4.1 milion euro)?
3. A ka blerë apo marrë prona për zhvillim kjo shoqëri dhe si janë evidentuar?
4. Kush janë pronat shtetërore dhe private që bashkia Tiranë është investuar më këtë shoqëri me kontrata bashkëpunimi?
5. Sa është dëmi që ka krijuar kjo shoqëri Buxhetit të Bashkisë Tiranë?
Pavarësisht, pasivitetit apo bërjes palë të SPAK me ‘kolegun’ e tyre Veliaj, ne do e çojmë deri në fund kauzën tonë për pastrimin e Bashkisë Tiranë nga banditë si Veliaj dhe bashkëpunëtorë të tij që e kanë shkatërruar dhe përçudnuar Tiranën me paratë e pista të krimit e korrupsionit.
Ndaj, Ju ftojmë të na bashkoheni nesër ora 11.00 para bashkisë Tiranë, për t`ja kthyer këtë bashki qytetarëve të saj të vjedhur deri në100 % të taksave të tyre./CNA
Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, kr...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari, denoncoi ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar së f...
Në takim me donatorët, ministri i Brendshëm, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gaz...
Lulzim Basha është braktisur masivisht nga deputetët d...
Nëpërmjet një video-konference, kryebashkiaku i zgjedh...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka bërë një gafë gjatë nj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi të mërkurë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndeshjen Kroaci-S...
Enkelejd Alibeaj pritet të largohet nga politika gjoja...
Koordinatori Rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balli...
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur për zhvillimet e fu...
CNA ka raportuar se Lulzim Basha po braktiset nga depu...
Gazetari Arian Çani deklaroi mbrëmjen e kësaj të marte...
Eksperti për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ...
Edvin Kulluri, një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi aku...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndod...
Luli Basha vazhdon të mashtrojë me gjasme-ankimimin pë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...