
Fatmir Xhafaj doli në emisionin “Opinion” në Tv Klan dhe quajti media të kriminalizuar "Top Channel".
“Midis krimit, biznesit, grupeve të biznesit në këtë fushë dhe medias të kriminalizuar…”, këto ishin fjalët e Xhafajt që sollën menjëherë një reagim nga televizioni ortak me inceneratorët "Top Channel".
Në reagimin e "Top Channel", ndër të tjera thekson se “Xhafaj duhet të pastroj të shkuarën e tij”.
“Ky reagim i ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt ndaj televizionit kombëtar Top Channel, pas 6 vitesh transmetimi të dokumentarit Inside Story, nuk është aq i rastësishëm. Dalja publike përkon me ambicjen e re politike të cilën Xhafaj e ka shpalosur kohët e fundit nëpërmjet një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, që brenda radhëve të socialistëve shihet si një rikthim i ish Ministrit të Brendshëm.
E për të arritur këtë, Xhafaj duhet të pastroj të shkuarën e tij, ku Inside Story ka një rol të pashmangshëm. Dokumentari, për të cilën Xhafaj i referohet me zhargonin e gjobëvënies, reflekton një mllef të mbartur, një argument shterp, një akuzë penale, përballë dhjetra fakteve të publikuara në dokumentarin e vitit 2018”, thuhet në përgjigjen e Top Channel ndaj Xhafajt.
Kjo duket qartazi që është përgjigjja e Edi Ramës ndaj Fatmir Xhafajt.
Fatmir Xhafaj, i cili nga emisioni “Opinion” në “Klan” i ktheu një përgjigje të drejtpërdrejtë kryeministrit duke i thënë se ai nuk e kishte mbrojtur aq sa duhet, nuk kishin folur prej shumë kohësh bashkë, kishte mbajtur një qëndrim për vendosjen në listë, përtej dorëheqjes së Xhafajt që sipas ish-ministrit e kishte mësuar vetëm kur i kishte shkuar dokumenti.
Reagimi i "Top Channel" më shumë se sa reagimi i një televizioni ndaj një ish-ministri duket të jetë përgjigjja e Ramës ndaj Xhafajt.
Xhafaj qartësisht në intervistë e tij i tha kryeministrit se ai e kishte shitur, e kishte lëshuar, nuk e kishte vënë në listë, s’kishin komunikuar, por tani kishte ardhur radha që t’i kthente shpërblimin pasi Xhafaj kishte dhënë më shumë seç kishte marrë.
Dhe menjëherë erdhi përgjigjja e "Top Channel"-it, televizionit në ortakëri me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, që në mënyrë të drejtëpërdrejtë iu përgjigj Xhafajt me akuza të forta dhe qartazi duket një përgjigje e kryeministrit Rama ndaj ish-ministrit të tij, për t’i thënë që ti e ke vendin aty ku të kam lënë unë dhe asgjë më shumë se sa kaq./ CNA
Drejtori i Institutit të Historisë, Afrim Krasniqi ka ...
Erion Veliajt nuk i mbarojnë drejtorët me të cilët ndan fo...
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka akuzuar...
Andrea Mano, i cili pritet të marrë mandatin e deputet...
Kreu i PD-së Sali Berisha është tallur me ushtarin e Bashë...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zbuluar se si do të vijojë ak...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për buxhetin e vitit 20...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar buxhetin e vitit 20...
Pas dënimit të Ervin Salianjit, Andrea Mano pritet që ...
Luli Basha ka mbetur tashmë pas askënd, pa mbështetës,...
Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede në Podcastin e tij ...
Deputeti Agron Shehaj ka krijuar partinë e tij pas nda...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se beteja pa kthim ...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për dorëhe...
Ish-ministri Aldo Bumçi ka deklaruar se tashmë opozita ësh...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi pas ...
Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Il...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një konferencë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...