“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Malltezi i ka drejtuar gishtin Ramës për skema korrupsioni dhe vjedhje të pronave publike.
“Kryehajduti quhet Edi Rama. Por për SPAK-un, ai është si Voldemort – 'he who should not be named'! (ai të cilit nuk i duhet përmendur emri). Epshi i Edi Ramës për të vjedhur tokat e himarjotëve nuk ka kufi. Kur i doli një pengesë e quajtur Beleri, e burgosi me dëshmitarë të rremë të paguar dhe me drejtësinë e kapur peng.
Vodhi toka e i ndau me vendime të personalizuara qeverie për bandat plaçkitëse të tij. Fillimisht grabiti tokë publike me Xhaçkën, dhe ndonëse Jorgo Goro është në burg, hoteli i Xhaçkës rritet çdo ditë dhe vetë ministres nuk i hyn gjemb në këmbë se nuk lejon Voldemorti. Pa harruar vendimin e personalizuar të qeverisë për gaztorin e tij Paja.
Edi Rama vodhi 224,000 m2 tokë në Vuno-Gjipe pa asnjë letër kadastrale, por përsëri SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin hajdutit. Së fundmi, Edi Rama ka nxjerrë një vendim tjetër të personalizuar: NDRYSHIM DESTINACIONI të 22 hektarëve tokë që ishin pyje dhe kullota dhe GRABITJE për ndërtim hoteli për shoqërine “White Roads Hotel” me pronarin e të cilit, Gjikurinë e famshëm, ndan trastat. Të nderuar qytetarë, dhënia e 22 mijë metrave tokë kullotë për ndërtim është vetëm hapja e siparit të skemës së Edi Ramës për Himarën.
Kjo është arsyeja se pse e dënoi Belerin sepse donte të kishte dorë të lirë në ndarjen e Himarës, territorit të fundit ende të paprekur të bregut jonian. Kjo është një çështje e shkeljes së ligjit, është një shkelje e mjedisit, por mbi të gjitha është çështje korrupsioni dhe vjedhjeje.
Investitorët që Rama i quan strategjikë janë të tillë vetëm për pasurimin e Kryeministrit dhe oborrit të tij. Himara dhe gjithë Shqipëria vetëm zhvaten. Çdo ditë shqiptarët shohin vjedhjet e pacipa të Edi Ramës dhe bandës së tij dhe çdo ditë shqiptarët ndihen të pafuqishëm dhe largohen nga vendi i tyre. Ndaj çdo ditë Edi Rama ndihet më i fuqishëm dhe kryen grabitjen e rradhes. Ndërsa “palaçot e fëmijëve tanë” janë bërë lecka ku Edi Rama fshin këmbët.
Këto vendime janë në dhunim të plotë të MSA që kërkon garë të hapur nëse ke një tokë e do të ndërtosh hotel duhet t’a shpallësh me garë të hapur pasi mund të ketë oferta më të mira (1) për banorët vendas, (2) për nxitjen e ekonomisë e turizmit, por dhe (3) më miqësore për mjedisin. Pse nuk bëhet garë? Pse dhunohet MSA? Thjesht, sulltanit nuk ia ndien as për banorët, as për MSA e as për ekonominë.
Veç të vjedhë me bandat e tij që pastaj t’i përdorë për të blerë vota siç e demonstroi në Shkodër. Disa kanë zgjedhur ikjen nga ky vend si të kish rënë kolera, disa ulin kokën e fshihen, ndërsa ne, Partia Demokratike, kemi zgjedhur të përballemi dhe t’i themi të vërtetat në sy. Të përballemi me të keqen me çdo çmim. Nuk fitojmë asgjë, përkundrazi burgosje politike, por është detyrim ndaj Shqipërisë, është betejë për dinjitetin e kombit”, u shpreh Malltezi./ CNA
Dy marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe administratën...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, në një konferencë...
Teksa ka mbetur më pak se një vit nga zgjedhjet parlam...
Fatmir Xhafaj u shfaq si një krokodil që me lotët e tij do...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, bëri një paralajmërim...
Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja, është marrë zyrta...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në një vizitë...
Paraditen e kësaj të premteje është mbledhur Komisioni...
Teologu Ermir Gjinishi, ka folur për inaugurimin e Xhamisë...
Andi Bushati, i ftuar në MCN TV, deklaroi se shteti shqipt...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimit të Sok...
Fatmir Xhafaj sfidoi dje publikisht se në rast se do të gj...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk është tërh...
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama ka pritur në Krye...
Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur “kërcënimit...
Avioni presidencial i kreut të shtetit turk, Rexhep Ta...
Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit, duke mbus...
Mëngjesin e kësaj të enjteje u njoftua dorëheqja e dep...
Këtë të enjte dha dorëheqjen si deputet i PS-së, Jurgi...
Mbrëmjen e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë njoftoi anuli...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...