Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Më 7 janar 2016 ligji kundër krimit në politikë i njohur si ligji i dekriminalizimit do të hynte në fuqi. Ligji nr.138/2015 mori votat e 131 deputetëve në parlamentin shqiptar, e nga ai moment është në fuqi.
FactCheck nga Arsen Rusta ka bërë një bilanc të këtij ligji në 6 vite ekzistencë.
Të përjashtuarit nga dekriminalizimi
Elvis Roshi është politikani lokal ndaj të cilit ky ligj u zbatua për herë të parë duke e nxjerrë nga politika dhe çuar deri në arrest.

Më 11 maj 2016 ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të kërkonte nga KQZ-ja formularin e Elvis Roshit, asokohe kryebashkiak i Kavajës nga Partia Socialiste.
Pak javë më vonë ai do të vihej në hetim për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit pasi sipas prokurorisë ai s’kishte shënuar dënimin e autoriteteve italiane në atë formular.
Më 14 qershor 2016 ndaj Roshit caktohet masa e arrestit me burg pikërisht për efekt të ligjit të dekriminalizimit.
Ndërsa më 23 dhjetor 2016 kryebashkiakut dhe dy deputetëve përkatësisht Dashamir Tahiri nga PD-ja dhe Shkëlqim Selami nga LSI-ja u hiqet mandati me kërkesë të sektorit të dekriminalizimit. E pas këtij momenti ky ligj nis rrugëtimin duke prodhuar efekte që vazhdojnë ende.
Në 2017 Prokuroria do të kërkonte t'i hiqej mandati për falsifikim të formularit kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi.

Kjo kërkesë u rrëzua, ndërsa Peçi vazhdon të jetë kryebashkiak dhe ende në politikë.
Të njëjtin vendim KQZ e pati edhe për Adriatik Zotkajn, qytetarin e parë të Poliçanit, duke refuzuar kërkesën e prokurorisë për t’ia hequr mandatin.

Një tjetër kryebashkiak, i cili ka kaluar në filtrat e dekriminalizimit është edhe ai i Krujës, Artur Bushi.

Më 6 qershor 2016 prokuroria njoftonte se “Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Përtej kësaj kërkese dhe formularit të plotësuar prej vetë Bushit me një sërë episodesh përballë ligjit, arrestime e hetime, ai doli i pastër duke vazhduar një karrierë të gjatë politike.
Në shkurt 2017 dekriminalizimi nxori emrin e Armando Prengës.

Armando Prenga rezultonte i dënuar me vendim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë.
Gjithashtu ai rezultonte me precedentë penalë në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos.
Dekriminalizimi nga Kuvendi në Këshillat Bashkiakë
Krimi nuk ka tentuar të marrë poste vetëm në parlament përgjatë 2017, plotësimi i posteve në Këshillat Bashkiakë tregon se edhe për 79 vakancat aty ka pasur persona me probleme me ligjn.
Nga 79 kandidatë për të plotësuar vakancat në Këshillat Bashkiak, dy kanë humbur mandatin dhe 77 të tjerë e kanë marrë pas verifikimeve të bëra nga komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
Viti 2018 rezulton intensiv për komisionin shtetëror të zgjedhjeve dhe sektorin e dekriminalizimit.
Më pesë janar 2018 KQZ asokohe do të përjashtonte nga politika e parlamenti dy deputetë që do të humbnin mandatin, përkatësisht Aqif Rakipi nga PDIU dhe Gledion Rahovica nga LSI-ja.

Në vitin 2018 në formularin e vetëdeklarimit ka pasur këshilltarë që kishin marrë dënime me burgim me vendim të formës së prerë.
Në 2019, edhe pse u shpall fitues me votë, kryebashkiaku socialist për Shkodrën, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen pasi ai u denoncua në media nga opozita për fshehjen e së shkuarës dhe problemeve ligjore që kishte pasur në Itali.
Ndaj tij u krye edhe një proces penal në gjykatën e Tiranës, ndërsa arriti të marrë vendim pushimi për akuzën e falsifikimit të formularëve, vulave e stampave.
Agim Kajmaku, në krye të bashkisë Vorë nga Partia Socialiste, do të ishte kryebashkiaku i radhës që në 2019 do të humbte mandatin e fituar me vota. Shkak u bë një dënim që ai kishte në shtetin grek dhe s'e deklaroi, ndërsa nga ai moment ai u vu përballë drejtësisë për t'u arrestuar vitin e shkuar në Itali si i dyshuar për trafik kokaine.

I vetmi politikan që ka përfunduar në SPAK për efekt të ligjit të dekriminalizimit është qytetari i parë i Mallakstrës, Qerim Ismailaj.

Ai vazhdon të jetë në detyrë, ndërsa SPAK-u kërkon të dënohet, edhe pse KQZ s'i hoqi mandatin pasi sipas prokurorisë ai ka fshehur të shkuarën kriminale në Greqi.
Për të SPAK-u kërkon përkatësisht 1 vit burgim, ndërsa pritet që vendimi i cili do t'i nënshtrohet procesit me gjykim të shkurtuar të shpallet më 2 shkurt 2022.
Ligji për dekriminalizimin ka dështuar, sipas ish-prokuror...
Deputeti Flamur Noka, që është edhe numri dy i opozitë...
Deputeti Flamur Noka ka sulmuar kryetaren e Kuvendit L...
Partia e Lirisë ka dorëzuar ditën e sotme kandidaturat për...
Në takimin që zhvilloi me banorët e njësisë nr. 3, kandida...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndodhet sot në Mat, ku...
Deputetja e grupit të vulës, Jorida Tabaku ka dalë në mbro...
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Tiranë, Belin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndet...
Grupi i Alibeajt ka vijuar misionin e përçarjes të Par...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë...
Ish-deputeti Myslim Murrizi i është drejtuar me një me...
Kreu i PL-së, Ilir Meta ka bërë rolin e fallxhorit dhe...
Kryeministri Edi Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së, Charle...
Është koha që qytetarët të thonë fjalën e tyre për Tiranën...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, “ka bërë të fortin” dhe ka kë...
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i njohur ndryshe si ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka thënë se McGonigal është afera...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...