
CNA raportoi pasditen e sotme se një email i rremë nga adresa anonime po i shpërndahet qytetarëve në emër të policisë dhe konkretisht të drejtorit të Departamentit për Policinë Kriminale, Neritan Nallbati.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit, e cila pak minuta më parë ka dalë me një reagim zyrtar.
Sipas raportoi edhe CNA, Policia deklaron se nëpërmjet sistemeve kompjuterike po kryhet një fushatë mashtrimi me emaile të rreme që po i dërgohen qindra qytetarëve.
Blutë kanë bërë me dije se kanë nisur punën e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të denoncojnë menjëherë rastet.
Deklarata e policisë:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.
Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi./ CNA.al


Indrit Sefa, i cili njihet si sekretar i çështjeve lig...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë...
Ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri,...
Pas mbi 5 orësh në Prokurorinë e Posaçme, ish-ministri Arb...
Deputeti Luan Baçi ka folur me tone të ashpra ndaj qev...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka hedhur akuza ndaj ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, me tone të ashpra i është d...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka komentuar aksionin policor q...
Deputeti i PS, Erion Braçe, është kthyer në rolin e opozit...
Grupi parlamentar i PD-së së vulës ka propozuar deputeten ...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, nuk ka kursyer Enkelejd...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka pasur një përplasje ...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka shtr...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka sjellë në Kuvend çës...
Partia Demokratike e vulës gjatë zgjedhjeve të 14 majit pë...
Enkelejd Alibeaj, ish-kryetari i komanduar i PD-së së vulë...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate të forta, k...
Gjatë ditës së sotme në seancën e radhës parlamentare që d...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ishte e...
Ish-deputeti Endri Hasa dhe deputeti Dashnor Sula kanë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...