“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, është ndalur te rritja e kostos së jetesës në Shqipëri gjatë gjashtë viteve të fundit.
Leskaj theksoi se situata ekonomike e familjeve shqiptare është rënduar ndjeshëm, ku çmimet e ushqimeve të shportës kanë pësuar një rritje prej 20-25% në periudhën 2020-2025, ndërkohë që të ardhurat për shtresat në nevojë janë rritur vetëm me 10-12%.
Referuar të dhënave të INSTAT dhe Eurostat, deputeti demokrat tha se ndonëse pagat në Shqipëri janë rreth 41% e mesatares europiane, shqiptarët i blejnë produktet ushqimore deri në 50% më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas tij, fuqia blerëse në vend është më e ulëta në kontinent, duke lënë pas edhe vende si Ukraina apo Moldavia.
Zgjidhja e propozuar nga Leskaj për të lehtësuar barrën mbi qytetarët është ulja e menjëhershme e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 5%.
Fjala e Leskajt
Kostoja e jetesës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme në 6 vitet e fundit. Gjatë periudhës 2020-2025, çmimet e ushqimeve të shportës, pra artikujt e domosdoshëm për mbijetesë, janë rritur me 20-25%. Ndërkohë që të ardhurat për shtresat e varfra dhe me paga modeste janë rritur vetëm 10 deri 12%. Sipas INSTAT-it, ushqimet edhe për vitin 2025 zënë rreth 40% të buxhetit të familjeve tona, duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitet 2023 dhe 2024. Ndonëse paguhemi më pak se të gjithë qytetarët e BE-së, me rreth 41% të mesatares europiane sipas fuqisë blerëse, qytetarët tanë shumë produkte i blejnë deri në 50% më shtrenjtë se në Europë gjatë tre viteve të fundit, sipas indeksit krahasues të çmimeve të konsumit të publikuar nga Eurostat.
Shqipëria ka fuqinë blerëse më të ulët në Europë, duke qenë më poshtë edhe se Ukraina dhe Moldavia, pavarësisht se këto dy vende e kanë pagën minimale më të ulët se vendi ynë. E dyta, Shqipëria me TVSH-në më të lartë në Europë. Norma prej 20% e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të gjitha produktet ushqimore konsiderohet nga të gjithë ekspertët e huaj dhe të vendit si shumë e lartë për një ekonomi me të ardhura mesatare dhe me nivel ende të lartë të ndjeshëm varfërie. Ulja e kësaj takse për ushqimet e shportës nuk është vetëm çështje fiskale; ajo lidhet drejtpërdrejt me mirëqenien sociale, stabilitetin ekonomik dhe funksionimin e tregut të brendshëm.
Kur TVSH-ja mbetet në nivele të larta për familjet, rritet ndjeshëm kostoja e jetesës, ulet konsumi real dhe rritet fort presioni mbi shtresat me të ardhurat të ulëta dhe të mesme. Ulja e TVSH-së do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e buxheteve familjare dhe në stabilizimin e konsumit bazë. Nga interesat dhe perspektiva ekonomike, ulja e TVSH-së për ushqimet bazë do të prodhonte menjëherë rritje të konsumit të brendshëm, pasi çmimet më të ulëta stimulojnë kërkesën duke gjallëruar tregun.
TVSH-ja në nivelin 5% për ushqimet e shportës, sikurse e përcakton projektligji, rrit formalizimin e ekonomisë, pasi pakëson incentivën për evazion fiskal në sektorin ushqimor. TVSH-ja e ulët është mbështetje indirekte për prodhimin vendas, pasi konsumi më i lartë do të përkthehet në kërkesë më të madhe për prodhuesit vendas, veçanërisht në bujqësi. E treta, ulja e TVSH-së ka dimension të thellë social dhe lufton fort varfërinë. Në thelb TVSH-ja është taksë regresive; ajo prek proporcionalisht më shumë shtresat me të ardhura të ulëta.
Ulja e saj për produktet bazë përfaqëson një politikë sociale efektive sepse ndihmon drejtpërdrejt familjet më vulnerabël; redukton rrezikun e përjashtimit social dhe përmirëson sigurinë ushqimore.
Në shumicën e vendeve europiane, ushqimet bazë kanë norma TVSH-je të reduktuara pikërisht për këtë arsye: p.sh., Italia 4%, Greqia 6% dhe Polonia 5%. Nëse Shqipëria nuk aplikon normë të reduktuar për ushqimet bazë, do të përballemi me presion më të madh të inflacionit ushqimor, dizavantazh të rëndë social dhe sfida shkatërruese për prodhuesit vendas, sidomos ata bujqësorë. Ulja e TVSH-së për ushqimet e shportës nuk është thjesht politikë fiskale; ajo është para së gjithash politikë sociale, ekonomike dhe stabilizuese. Në kushtet e presionit mbi koston e jetesës dhe nevojës për stimulim ekonomik, një rishikim me ulje të fortë të kësaj takse për ushqimet e shportës sot është domosdoshmëri. Me monitorim efektiv të zbatimit, ulja e TVSH-së për ushqimet bazë do të shndërrohet në instrument real për rritjen e cilësisë së jetës dhe zhvillimin ekonomik.
Ervin Salianji, pas deklaratave të tij “Të ikë Berisha, të...
Kryetarja aktuale e PD Shkodër, Eliona Shkreli ka njoftuar...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tregoi sot arsyet që bash...
Gazetari Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Opinion”, ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album fotografik të ças...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalj...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentja e Koso...
Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëti...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbledhjen për...
Takimi i parë i "Bordit të Paqes" do të zhvillohet ditën e...
Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektligjin “Për Shërbim...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi, ka replikuar në Kuve...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuv...
Draft-raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u është përg...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...