Balla zbulon datat/ Kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare të 2025-ës
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Ta...

Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar për vendimin e SPAK-ut, për të marrë të pandehur ish-kryeministri Sali Berisha.
Meta pretendoi se ky vendim është diktuar nga kryeministri Edi Rama dhe ka si qëllim asgjësimin e opozitës.
Sipas tij, në rastin e ndërrimit të destinacionit të klubit Partizani, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës.
Deklarata e Metës:
Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale mercenare, SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, për të marrë të pandehur pa prova, pa dëshmi, pa fakte dhe pa dokumente, liderin historik të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nuk është gjë tjetër veçse një akuzë e mirëfilltë politike e diktuar dhe e paracaktuar nga Edi Rama, në funksion të axhendës së tij elektorale, me qëllim asgjësimin me çdo mjet të opozitës, të demokracisë dhe të pluralizmit politik.
Shërbimi i verbër që SPAK-u po i bën Narkoshtetit duke goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur hapur korrupsionin skizofrenik dhe lidhjet e tmerrshme kriminale të Edi Ramës është një poshtërim flagrant i sistemit të drejtësisë dhe integritetit të tij, si edhe një tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë ulëritëse për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta.
Është ky SPAK që as nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, jo vetëm për çështjen e Sali Berishës por edhe për shumë çështje të tjera ku firmat e tij janë hedhur mbi afera kriminale.
Sali Berisha është nën arrest me pretendimin se ka nisur procesin e privatizimit të “Klubit Partizani” dhe ka ndryshuar destinacionin ndërkohë dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga Qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv në truall ndërtimi është bërë nga Edi Rama, që nuk përmendet fare në dosjen e stisur.
Në rastin e ndërrimit të destinacionit të “Klubit Partizani” ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarkë, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Sali Berisha, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato.
Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro dhe pagesat për një shërbim që nuk kryhet vazhdojnë normalisht, Dumani, vegla qorre e Edi Ramës në krye të SPAK, në vend që të hetojë, akuzojë dhe arrestojë Edi Ramën, që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër të dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar, ka arrestuar një drejtor bashkie bedel që ka bërë propozimin për dhënien e bonusit.
Ky vendim pa asnjë baze ligjore ndaj Sali Berishës në vitin elektoral përfshirë izolimin dhe pamundësimin e aktivitetit të tij si lider i Partisë Demokratike dhe si deputet, është dëshmi e qartë se SPAK nën drejtimin e Dumanit është shndërruar në një “vrasës me pagesë” më i egër dhe më i padenjë se vetë Nuredini, duke u vënë totalisht në shërbim të zgjatjes së jetës së Narkoshtetit dhe mbrojtjes me çdo mjet të korrupsionit skizofrenik dhe lidhjeve të tmerrshme kriminale të Edi Ramës, Erion Veliaj, Engjëll Agaçit dhe të gjithë bandës së “Rilindjes”./ CNA
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Ta...
Kryeministri Edi Rama priti këtë të enjte në Tiranë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujto...
Deputetët e Partisë Demokratike mbajtën homazhe dhe ve...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës,...
Deputetja e PD-së, Elda Hoti, në interpelancën me mini...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shtyu më...
Gazetarja Eksiola Shehu, e cila është shtatzënë, është...
Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu...
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria prodhon mbetje ...
Gjatë interpelancës për mbetjet e rrezikshme, kryemini...
Kryeministri Edi Rama, gjatë interpelancës në Kuvend m...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ir...
Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me debate m...
Çlirim Gjata, anëtari i Kryesisë së PD-së, ka debatuar...
Mëngjesin e sotëm, Gazment Bardhi ka mbledhur Grupin P...
Në orën 10:00 të kësaj të enjteje nis seanca plenare. ...
Çështja e kreu të PD-së Sali Berisha është kthyer në mollë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...