Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Kontrata me kompaninë e lobimit McKeon Group në 2017 dhe raporti financiar i dorëzuar në KQZ nxjerrin zbuluar Ilir Metën, kontratat janë lidhur nga Meta dhe Vasili, raporti i rremë është firmosur nga Monika Kryemadhi
Ilir Meta ka zgjedhur sulmin dhe përpjekjet për të ushtruar presion, si strategji mbrojtjes pasi SPAK ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij, për korrupsion dhe falsifikim të formularëve, për çështjen e lobimit me para të pista në SHBA.
Duke iu referuar dosjes në SPAK, Report Tv sjell sot dy prova të pakontestueshme, ballafaqimi i të cilave, komprometon rëndë pozitat dhe vesh me përgjegjësi penale Ilir Metën, i cili u ka fshehur autoriteteve shqiptare shpenzimet për të siguruar takime me para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prova e parë është raporti financiar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për vitin 2017, dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin e financiar të LSI për vitin 2017, protokolluar nga KQZ në 11 janar 2028, reflektohet shpenzime edhe për karrige dhe fotokopje, por jo për lobim në SHBA.

Shpenzime të LSI për lobim nuk konstatohen as nga raporti i auditimit të financiar të LSI-së, për llogari të KQZ-së, nga audituesja Hidajete Muçaj. Sipas këtij raporti, të ardhurat e LSI për vitin 2017 janë 91 174 757, pra rreth 900 mijë USD, ku përfshihen të ardhura nga buxheti i shtetit, donacione, kuotat e anëtarësisë etj. Gjatë vitit 2017, LSI-ja ka shpenzuar rreth 1 milionë USD, ku përfshihen reklama rreth 300 USD, pagat, qera, konsulencë, internet, telefon, dieta, udhëtime etj. Në raport nuk figurojnë shpenzime për lobim.
Prova e dytë është kjo kontratë, e datës 6 janar të vitit 2017, e kompanisë lobuese McKeon Group me LSI-në dhe Ilir Metën, për blerjen e takimeve dhe fotove të Ilir Metës me zyrtarë amerikanë.
Kontrata ka një kohëzgjatje 6 mujore dhe vlera totale që parashikon është 90 mijë USD. Kontrata nuk do të zbulohej kurrë, por kompanitë amerikane të lobimit kanë për detyrë të deklarojnë kontratat dhe të ardhurat që përftojnë nga lobimet në website-in e FARA, e ngjashme me KQZ si dhe në Departamentin e Drejtësisë Uashington.
Ligji nr.8580, datë 17.2.2000, i ndryshuar, për partitë politike, në nenin 23, parashikon që partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për burimet e financimit
Shpenzimet.
90 mijë USD të shpenzuara për lobim, në bazë të kësaj kontrate, nuk janë deklaruar nga LSI-ja, në KQZ. LSI-ja, e drejtuar nga Ilir Meta deri në maj 2017, ka dorëzuar një raport të rremë financiar në KQZ, duke fshehur shpenzimet për lobim.
Krahas falsifikimit të formularit, SPAK ka regjistruar edhe akuzën e korrupsionit pasiv, pasi Ilir Meta i ka marrë diku paratë e lobimit, në formë të paligjshme.
Roli i Vasilit dhe Kryemadhit
Lëvizja Socialiste për Integrim, gjatë vitit 2017, është drejtuar nga tre kryetarë. Nga janari 2017 deri në fund të prillit 2017, partia është drejtuar nga Ilir Meta. Gjatë periudhës maj-qershor 2017, partia është drejtuar nga Petrit Vasili. Nga data 5 korrik 2017, LSI-ja është drejtuar nga Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Metës.
Deputeti Petrit Vasili, si përfaqësues i LSI-së, ka firmosur një nga kontratat e lobimit me kompaninë Global Security and Innovative Strategies, në 3 shkurt 2016, ku janë paguar 123 mijë USD, për t’i mundësuar takime me anëtarë të Kongresit në SHBA, takime me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë dhe të Departamentit të Shtetit. Edhe ky shpenzim nuk është deklaruar në KQZ.
Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi, ka firmosur raportin e rremë financiar të LSI, për vitin 2017, që ka dorëzuar në KQZ.

(Kliko këtu për pasqyrën financiare të LSI në KQZ për 2017)

(Kliko këtu për kontratën mes MCKeon Group dhe LSI)



Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli thotë se strateg...
Në funksion të hetimit që ka nisur, Prokuroria e Përgj...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet publike për af...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ashpërsuar ton...
Ilir Meta është shprehur se nuk u trembet aspak hetime...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas shpalljes...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për medi...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës për medi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon...
Ata që menduan se Lulzim Basha iku dhe nuk ka për t'u ...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat ësh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vizituar në Pogradec st...
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me k...
Xavier Bettel, kryeministri i Luksemburgut po zhvillon...
Ka mbërritur në Tiranë kryeministri i Luksemburgut, Xa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka reaguar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Në një takim me intelektualë, kryetari i Partisë Demok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Pas takimit me Kryesinë e degës së PD-së në Pogradec, ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...