Berisha: Rama ka 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka reaguar ashpër për mbylljen e zyrës së Kadastrës Shtetërore në Tropojë.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Çelaj sulmon kreun e Kadastrës, Artan Lame dhe e cilëson vendimin për mbylljen e zyrës vendore si hakmarrje politike.
Ai i bën thirrje ASHK-it, Lames, ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryeministrit Edi Rama të mos e mbyllin këtë zyrë vendore, pasi thekson se banorët e Tropojës e meritojnë kujdesjen e shtetit të tyre dhe ofrimin e shërbimeve sa më afër në kohë e cilësi.
“Qeveria e Rilindjes vazhdon hakmarrjen politike ndaj banorëve të Tropojës duke u mbyllur Zyrën e Kadastrës Shtetërore!
Këto ditë ASHK qëndrore e Lames në Tiranë ka marrë vendimin hakëmarrës e penalizues për banorët e rrethit Tropojë duke mbyllur Zyrën Vendore të Kadastrës!

Marrja e një vendimi të tillë nuk duhet të ndodhë kurrsesi pasi situata e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethin e Tropojës është në masën 80% e paregjistruar, duke qenë se si në të gjithë veriun e kryesisht në qarkun e Kukësit nuk është zbatuar Ligji nr 7501, por toka është ndarë sipas kufijve të vjetër përpara kolektivizimit, dhe t'ua mbyllësh ZSHK duke ua dërguar në qendër të qarkut në Kukës është një krim!
Po ashtu të pa rregjistruara janë edhe po thuajse mbi 90% edhe banesat në të gjitha fshatrat e rrethit!
Po i kujtojë Lames në Tiranë dhe yes-manve servil të tijë në Kukës e Tropojë se ky vendim vetëm sa thellon më shumë barrën e halleve të mëdha që rëndojnë mbi kurrizin e malësorëve të varfër të Tropojës, pasi distanca me qendrën e qarkut në Kukës është vajtje-ardhje rreth 220 km distancë dhe duhet të kalojnë 4 herë dy doganat me Kosovën!

E kam thënë disa herë në fjalën time në Parlament se kjo qeveri e Rilindjes në këto 9 vite është hakmarrë politikisht ndaj Tropojës dhe këtë e tregojnë veprimet e marra në vazhdimësi prej saj, e cila përveç propagandës e demagogjisë nuk ka demostruar asgjë konkrete shembull është trumbetimi me të madhe i sloganit:”Qeveri e shërbimit dhe e shërbesave” apo ”Shërbimet të shkojnë pranë qytetarëve” dhe kjo për banorët e Tropojës vetëm tek qytetarët nuk kanë vajtur, por vetëm sa u janë larguar dhe mohuar:
shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve kryhet në Kukës,
shërbimi i tatim-taxave dhe i marrjes së vertetimeve të thjeshta kryhet në Kukës,
shërbimet e drejtorive të arsimit e shëndtësisë përkatësisht në Lezhë e Shkodër,
mbyllja e Gjykatës së faktit (shkallës parë) dhe transferimi i saj në Kukës, e bashkë me këtë edhe shkrirja e shërbimit të paraburgimit që ka të bëjë edhe me largimin e transferimin jashtë rrethit të efektivëve të policisë së burgjeve,
dhe shërbimi i fundit që kishte mbetur në Tropojë ky i ZSHK (Zyra Shtetërore e Kadastrës) të cilin do ta mbyllin k?to ditë për ta kaluar në Kukës,

Thirrja ime shkon për ASHK e drejtorin e saj Artan Lame, për Ministrin e Drejtësisë Manja dhe KM që mos ua bëni këtë pabesi banorëve të Tropojës, pasi ata meritojnë kujdesjen e shtetit të tyre dhe ofrimin e shërbimeve sa më afër në kohë e cilësi, pasi ata paguajnë taxat dhe respektojnë ligjet e vendit dhe nuk duhet ti trajtoni si qytetar të dorës dytë!
Reformë nuk është të mbyllësh zyrën atje pse keni emruar në vazhdimësi militant e njerëz që nuk kanë asnjë lidhje e njohuri me profesionin dhe veprimet abuzive në vazhdimësi të zyrtarëve tuaj partiak kanë sjellur një katrahurë të vertetë në pronat e sherbimet e qytetarëve!
Zemërata e tyre ka një kufi, reagimi i tyre ndaj jush do të jetë i ashpër, pasi nuk u ka mbetur asgjë tjetër vetëm ose ta braktisin komplet vendin e tyre ose të bashkohen me Gjakovën, pasi nga ju janë të harruar!”, shkruan deputeti./ B.A. – CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Në një takim me intelektualë, kryetari i Partisë Demok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Pas takimit me Kryesinë e degës së PD-së në Pogradec, ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk është përmbaj...
Prokuroria e Posaçme do të dërgojë letërporosi në SHBA...
SPAK ka marrë nën hetim zyrtarisht Ilir Metën për lobi...
Ish-deputeti, Halit Valteri ka reaguar pas deklaratave...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se k...
Pasi SPAK kërkoi hetim për kreun e Partisë së Lirisë, Ili...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëheraz...
Ministrja për Fëmijët, Bora Muzhaqi, ka shpërthyer ndaj kr...
Kryeministri Edi Rama, përmes një komenti të gjatë në rrje...
Nuk ka dyshim se i gjithë shteti personal i Edi Ramës ...
Faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Ta...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i vënë nën hetim ...
Ilir Meta si ish-President i Republikës në maj të këti...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj k...
Ish-presidenti Ilir Meta, është pyetur mbrëmjen e sotm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...