Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Nuk ka dyshim se i gjithë shteti personal i Edi Ramës dhe makineria e tij e propagandës i janë qepur me bukë në trastë Ilir Metës. Nuk është mbushur ende një gjysmë viti që kur Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin lidhur me votimin e shumicës socialiste për ta shkarkuar si president “për shkelje të rënda të kushtetutës” dhe ndaj ish-kreut të shtetit shpërthen çdo javë nga një akuzë e re. Ai njëherë akuzohet se ka përdorur para të zeza për të lobuar në SHBA, duke përdorur kompaninë McKeon Group në vitin 2017, për një pagesë 700 mijë dollarëshe, duke fshehur shpenzimet si në KQZ, ashtu edhe në ILDKPKI. Shkrimi, pa emër autori, botohet në një gazetë austriake “Kronen Zeitung”. Një herë tjetër, i zbulohet papritmas, përmes një e-maili, sërish pa emër autori, një dosje spiuni e 33 viteve më parë sipas të cilës ai ka denoncuar një shokun e vet të fakultetit që kërkonte të arratisej. Menjherë pas këtij “scoop-i” vihet në punë Autoriteti “i pavarur” i dosjeve dhe Lindita Nikolli deklaron se është aq e tmerruar sa duhet të mbledhë urgjentisht kuvendin.
Pastaj, po aq i pavarur sa autoriteti tregohet dhe SPAK-u, i cili me anë të një letre të Arben Krajës dëshmon se ka nisur ta hetojë për fshehje të pasurisë.
Askush që arrin të vërë sadopak trurin në punë nuk ka dyshim se pas gjithë kësaj fushate qëndron Edi Rama, i cili tashmë kontrollon gjithçka. Boll të kujtosh fjalimin e tij, që do shkaktonte skandal në çdo vend demokratik, ku nga asambleja e PS, në 7 maj, ai i kërkonte SPAK-ut arrestimin e Metës. “Jo unë por gjithë Shqipëria, mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metën” tha ai duke e akuzuar prokurorinë e posaçme se perdor dy standarde: “Partnerët tanë e futën peshkun si simbol, duke folur për peshq që do kapen, skuqen, hahen. Eshtë realisht tallje e madhe që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi e vetëm për një lloj peshku. Madje pa e pasur problem fare të gjuajë e cironka me dinamit. Duket se nuk ka as vullnet per ta perdorur dinamitin per peshkaqenet”.
Tre muaj më pas shefi i Prokurorisë Speciale publikoi letrën ku i kërkoi KQZ-së kopje të formularit të vetëdeklarimit të Ilir Metës “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.
Pra, i gjithë problemi nuk është të debatohet se a fshihet Rama pas kësaj lufte shkatërrimtare për institucionet shtetërore, por se përse po e bën ai këtë. Po të shohësh qëllimet e shpallura të shumicës parlamentare për sezonin e ri ato janë dy: hartimi i ligjeve që nxjerrin jashtë nga parlamenti Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe nxitja e SPAK për të hetuar ata. Me një fjalë eliminimi i rivalëve me metoda ekstra politike. Dhe kjo i ka dy arsye. Në periudhën e rritjes galopante të çmimeve kur nafta e benzija janë çmendur, kur ashtu siç është palalajmëruar enerigjia do të shkojë fitifiu pas liberalizimit të çmimit të saj në treg, qeveria Rama është në pikën e saj më të ulët në raport me pakënaqësina popullore ende pa ardhur dimri që sipas të gjithë analistëve botërorë pritet të jetë më i vështiri i dekadave të fundit. Pikërisht para tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë paralajmëruar protesta të fuqishme popullore dhe zgjim të opozitës. Të gjitha këto lëvizje nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të izoluar ata që mund të bëhen me aq takat sa kanë, katalizatorë të pakënaqësisë popullore.
Po pyetja e dytë që shtrohet, po pse nëse i trembet një fronti radikal opozitar, Rama godet pjesën më të vogël të tij, Partinë e lirisë, dikur LSI?
Përgjigjja gjendet në të shkuarën. Pasi edhe më parë ka bërë të njëjtën gjë. Boll të shohësh zgjedhjen e fundit parlamentare kur policia dhe prokuroria survejuan vetëm LSI-në për shitblerjen e votave sikur ky qe një sport që e aplikonte vetëm kjo parti. Boll të vëzhgosh makinerinë e propagandës, e cila u fokusua vetëm kundër kësaj pjese të opozitës. Boll të ndjekësh financimet okulte të oligarkëve, të cilët morën leje të qerasin nga pak PD e Bashës, por të mos hidhnin asnjë kacidhe te Meta e Monika.
Pra, strategjia e Ramës ka qenë gjithmonë e qartë: nëse do të mos të të rrëzojnë sikurse bëre t'i vetë me Berishën, mos lër Ilir Metën t'i bashkohet kampit tjetër. Deri tani një gjë të tillë e ka bërë me mjete politike. Tani po tenton ta bëjë përmes drejtësisë dhe nxjerrjes së kundërshtarëve nga fusha e lojës. Dhe për ta arritur këtë qëllim, rama mendon se Meta është preja më e lehtë. Jo vetëm se ai është në krye të një partie më të vogël se PD-ja, por mi të gjitha se nuk ka fanatikë kamikazë si ata që Foltoret provuan se vazhdon të ketë pas vetes Berisha.
Faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Ta...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i vënë nën hetim ...
Ilir Meta si ish-President i Republikës në maj të këti...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj k...
Ish-presidenti Ilir Meta, është pyetur mbrëmjen e sotm...
Ish-presidenti Ilir Meta ka tentuar të fshehë frikën d...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar ...
Pas ish-presidentit Ilir Meta, edhe deputeti Petrit Va...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli si trim ...
Koordinatorja e Antikorrupsion e Partisë së Lirisë, Br...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar i revol...
SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. ...
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e një takimi të r...
Një telefonatë e ashpër, kërcënuese dhe fyese ka ndodh...
Roland Bejko, një nga grindavecët e fundit të ngelur t...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është shprehur se ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 22 mijë e 822...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave në rrje...
Ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në Jalë, ku ka nisur ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...