web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alizoti, me kritika: Egërsi ndaj protestuesve, frika e qeveritarëve se mos u prishet kostumi

27 Korrik 2026, 19:17, Politikë CNA

Alizoti, me kritika: Egërsi ndaj protestuesve, frika e qeveritarëve se

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka ndarë sot një reagim lidhur me reagimin e policisë ndaj protestuesve.

Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Alizoti shprehet se ka një egërsi ndaj njerëzve që protestojnë në vend, pikërisht nga njerëzit që mbajnë një uniformë që duhet të mbrojë qytetarin.

Sipas Alizotit, kjo egërsi mund të vijë nga frika e pushtetarëve se mos u prishet kostumi politik.

“Pse gjithë kjo egërsi ndaj njerëzve që protestojnë; burrave, grave, fëmijëve dhe njerëzve që nuk kanë shpresë në vendin e tyre. Pse? Se mos prishet e ndotet kostumi i qeveritarëve? Pse kjo polici që duhet të mbrojë qytetarin ka një epsh dhe agresivitet për të mbrojtur pushtetarin? Është shumë e shëmtuar kjo që bëni. Protesta e ka marrë dimensionin e saj. Do jetë më e madhe. Ajo e ka dhënë mesazhin e saj politik, që nuk i do më këta njerëz me pushtet, që nuk i do më kët kryeminsitër, që vetëm poshtëron, përgojon e fyen shqiptarët që kanë marrë rrugët e botës. Policia ka një epsh për t’i shërnyer dhunuesve. Ju pashtëroni veten tuaj dhe tregoni se jeni shërbëtorë të së keqës”,-tha Alizoti./CNA





Lajmet e fundit nga