“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ku ka mohuar akuzat se ka kërcënuar gazetarët që publikojnë detaje nga dosja e SPAK-ut që janë kundër tij.
Berisha tha se deklarata e tij është marrë si kërcënim nga keqdashja dhe nuk pranon të ketë kërcënuar gazetarët. Ndër të tjera ai shtoi se është i vetëdijshëm për misionin dhe rolin e tyre madhor dhe shprehu vlerësim për punën që kryejnë në kushtet e narko-shtetit.
“Nuk kam kërcënuar dhe nuk kërcënoj kurrë gazetarë, gjithnjë kam vlerësuar dhe vlerësoj shumë misionin e gazetarëve dhe sot unë jam shumë i vetdijshëm për rolin e tyre madhor dhe për vështirësitë e tyre thuaj të jashtëzakonshme në ushtrimin e detyrës në kushtet e narko-shtetit. Reagimi im nuk ka absolutisht asnjë lidhje me sulmet personale ndaj meje të cilitdo gazetari apo gazetraje. Këtë e kam shprehur qartë dje duke thënë se: ‘Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre( gazetarëve) në debatin për këtë dosje (aktpadinë time politike kundër meje) dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin’. Në përputhje me këtë qendrim nuk ka ndodhur kurrë që një gazetari ti bjerë telefoni nga unë apo në emër timin “pse ke sulmuar Berishën”.
Veç të tjerash, kryedemokrati Sali Berisha tha se gjithmonë ka ngritur zërin në mbrojtjen e dinjitetit dhe profesionalizmit të gazetarëve.
“Në konceptin tim një gazetar që i shërben profesionit të tij nuk mund të shëndrohet kurrë në zëdhënës të këtij apo atij institucioni sepse dëshmon se është vendosur totalisht në kontrollin e tij dhe nuk është më zëdhënës i profesionit të tij dhe interesit publik. Unë vlerësoj se kjo rrugë do ishte rruga e asgjesimit të mediave të lira. Ndaj dhe unë i ftova gazetarët që në interesin e tyre më të mirë të zbatojnë kodin e tyre që u kërkon që në informacionet e tyre të jenë objektivë pra të hapur për të gjitha burimet apo në rastin konkret palët. Ky është thelbi i reagimit dhe shqtësimit tim.
Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznismen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.”/CNA
Të premten më 19 shtator, do të zhvillohet protesta e radh...
Gazetari Bledian Koka ka folur për faktet dhe të vërte...
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshir...
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjin Gjoka dhe Nën...
Anëtari i kryesisë së PD-së dhe këshilltari bashkiak i...
Argita Berisha Malltezi ka folur sërish këtë të mërkur...
I ftuar në një studio televizive, Nënkryetari i Këshil...
Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit si pasojë e një arres...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në qeveri...
Komisioni Rregullator ka shpallur rezultatin përfundim...
Një tjetër dështim i Ministrisë Arsimit dhe Sportit. K...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një k...
Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj, ka përgënjeshtruar akuzat...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka folur për skan...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një dek...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizda...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka deklaru...
Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës, Ivi Ka...
I ftuar në emisionin e Adi Krastës, ish-ministri i Dre...
Anëtarja e kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka bërë nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...