web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nesër protesta e 26-të e opozitës/ Kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës

19 Shtator 2024, 19:40, Politikë CNA

Nesër protesta e 26-të e opozitës/ Kërkohet dorëheqja e

Të premten më 19 shtator, do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.

Qytetarët pritet të mblidhen rreth orës 11:00 përpara bashkisë së Tiranës, të cilët kërkojnë vazhdimisht dorëheqjen e Erion Veliajt për shkak të dosjes “5D” që lidhet me arrestimin e drejtorëve dhe pas skandalit me aferën e inceneratorëve.

Kjo është protesta e 26-të e opozitës, e cila drejton gishtin nga padrejtësitë dhe korrupsioni që bëhet nga Erion Veliaj.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Veliajt nga bashkia./CNA





Lajmet e fundit nga