Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta në lidhje me përzgjedhjen e drejtorëve të policisë në qarqe.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se drejtorët po zgjidhen nga klani i Troplinit dhe i Bajrajve.
“Së pari më lejoni të informoj shqiptarët se deklarata ime për organizatë kriminale bazohet në dokumente zyrtare, të cilat dëshmojnë se prokurorët dhe anëtarët e BKH-së, të SPAK-ut të partisë tregtojnë ditë e natë me dosjet e krimit, me autorët e krimeve. U vendosin gjoba të mëdha për të ndryshuar provat dhe lehtësuar veprën penale. Pra, unë nuk mund të lëshoj kurrë një akuzë që nuk qëndron, por unë me dokumente të tilla para, nuk mund të hesht kurrë.
Aty kemi të bëjmë me një organizatë të marrë peng nga Edi Rama, të lidhur në krim njëri me tjetrin. Po e përsëris edhe njëherë, kur Altin Dumani i kërkoi gjobëvënësit (atë dokument që e ka ai, e kam edhe unë) llogari se çfarë është kjo, gjobëvënësi ia ktheu, na shpjego pak zotëri, në 19 pyetje të Imer Lalës, të denoncuar nga Luftar Reçi për vrasje, si nuk pati asnjë pyetje për vrasje zotrote dhe si doli i ekzoneruar Lala nga vrasja?
Pra, më thoni ju mua, a nuk janë këta bashkëpunëtorë në krime? A nuk është bashkëpunëtor në krim Vath Staka, anëtar i KLP-së, i cili me urdhër të Taulant Ballës, me dokumente të vërtetuara, shkon dhe liron dy terroristë që donin të hidhnin në erë Lulzim Kullën, që unë nuk e njoh dhe nuk di se çfarë është? Dhe që Altin Lala apo Altin Dumani e ka të qartë siç e kam unë, por nuk guxon dhe hesht si kriminel, si tinëzar. A nuk është kriminel Taulant Balla, i cili me urdhër të Çelëve urdhëron Vath Stakën për t’i liruar ata?
Këta janë organizatë kriminale. Unë nuk them se secili prej tyre është, por këta janë drejtuesit. Kur Taulant Balla del në regjistrime se akuzohet për porositës vrasjesh dhe prokurori dhe gjykatësi urdhërojnë shkatërrimin e regjistrimit se nuk e dimë cili Taulant është, a nuk është kjo vepër kriminale? Taulant Balla u thotë, vendosni revolen në oborrin e Manahasëve dhe del Nuredini, nuk e ka dhënë Taulanti atë porosi.
Pra, çfarë janë këto? Njerëzit kanë të drejtë se shohin prokurorë specialë, prokurori speciale, të vetëkuptuar për të luftuar krimin, por e vërteta është se këta janë bashkëpunëtorë në krim. A e dini se çfarë po ndodh këto ditë? Kush po i përzgjedh drejtorët e policisë? Drejtorët e policive po i zgjedh klani i Troplinit dhe i Bajrëve.
Klani i Troplinit ka emëruar Neritan Nallbatin, Neritan Xibrakën, ish-bashkëpunëtorin e Hakmarrjes për Drejtësi, të nxjerrë nga Igli Toska nga policia e shtetit për bashkëpunëtor me këtë organizatë, për nxjerrje të sekretit te kjo organizatë.
A e dini ju se Ervin Toplini, ka përzgjedhur pasi mori Ilir Prodën e krimit, përfaqësuesin e bandave të Elbasanit drejtor policie, tani zgjedh Nallbatin për të zgjedhur drejtorët e policisë. A nuk janë këta organizatë kriminale? Këta janë edhe më të ligj se ata që rrinë në ilegalitet.
Shumë më të ligj, se këta kanë pushtuar zyrat e shtetit, përdorin paratë e shtetit, janë kryekëput në shërbim të tyre. Cila drejtësi, më thoni ju mua?
Kush e bëri drejtësinë? E bëri Xhorxh Sorosi. Janë me dokumente këto. Nuk është një shpikje e imja. Ai e shkatërroi drejtësinë me ambasadorë të korruptuar, me lotimin e tyre të korruptuar, natyrisht me Edi Ramën, pa Edi Ramën nuk bëhej kurrë ajo.
Nuk ka nevojë të flas unë, drejtësia flet vetë për veten e vet.
Po Olsi Çela në sa dosje e ka emrin? Çfarë është Olsi Çela? Është prokuror i përgjithshëm, por është prokuror i dosjes së Xibrakës, dosjes së Olsi Ramës, ndaj u shpërblye. Ndaj Olsi Çela mbron Irenën me 5 mbiemra, bashkë me Altin Dumanin e mbrojnë kriminelen që fsheh krimin.
A nuk janë këta organizatë kriminale? Nëse unë e kam gabim çdo njeri mund të thotë.
Ky është produkt i antireformës që u krye në Shqipëri mbi baza korrupsioni që kishte një qëllim, të konsolidonte narkoshtetin dhe të zhdukte opozitën. Ky ishte qëllimi”, u shpreh Berisha./ CNA
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se bu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka...
Gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të Sterilizimit, kry...
Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, deklaroi se deputet...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në komisionin për Edukim...
Tre biznesmenët italianë, Umbro Staccini, që zotëron k...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka kërkuar që në Komisionin ...
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur dit...
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Europiane, krye...
Sot po zhvillohet mbledhja e komisionit hetimor për Steril...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, e k...
Sot po shqyrtohet në parim projektligji “Për Buxhetin e vi...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, i është përgjigjur pyetje...
Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e sotme për nj...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka bërë me dije se projek...
Petrit Doda është prezantuar mbrëmjen e kësaj të diele...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Dem...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Fjoralba Dizda...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...