web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3.8 miliardë lekë për politikën e Jashtme/ Hasani: Projektbuxheti më i madh në histori

11 Nëntor 2024, 09:23, Politikë CNA

3.8 miliardë lekë për politikën e Jashtme/ Hasani:

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka bërë me dije se projektbuxheti i vitit 2025 parashikon një vlerë prej 3.8 miliardë lekësh për politikën e Jashtme.

Hasani është shprehur se ky është buxheti më i madh në histori dhe do të financojë iniciativë kyçe.

“Projektbuxheti për politikën e Jashtme parashikon një vlerë prej 3.8 miliardë lekësh, është më i madhi në historinë e shërbimit të jashtëm dhe do të financojë iniciativa kyçe.

Ky buxhet do të mbështesë avancimin e marrëdhënieve me BE dhe përpjekjet për të forcuar diplomacinë ekonomike.

Do të hapet shërbimi konsullor online dhe mbështetja e diasporës shqiptare”, tha Hasani./ CNA





Lajmet e fundit nga