Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Debati për afate procedurash dhe emërimesh në poste të drejtësisë nuk është gjë e re.
Kushtetuta dhe ligjet që kishin për objektiv ngritjen e një drejtësie të ndryshme në organizim nga ajo e para, janë shkruar shpesh keq. Me afate që konstatohen se janë kapërcyer ndërkohë që aktet e miratuara nuk kishin hyrë ende në fuqi.
Kjo është arsyeja për shembull se pse kishim disa versione, (në varësi se kush i lexonte dispozitat), si në rastin e zgjedhjes së Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme, në kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së Lartë etj.
Për shkak të teksteve të shkruara keq nga papërgjegjshmëria, klientelizmi ose konflikti i interesit që shkruesit kishin me objektivat personalë për postet e reja të pritshme, më shumë sesa një herë, zgjidhjet janë improvizuar në funksion të qëllimit që kërkohej të arrihej.
Rasti i afateve të mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është ai më i riu në konfliktin e interpretimeve.
Padronët e drejtësisë së re, përfaqësuar aktivisht nga Sokol Sadushi, sot kanë si objektiv emërimin e Ardian Dvoranit në postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky është objektivi të cilit kanë nisur t'i shërbejnë, që prej ditës kur një zonjë e promovuar nga Artan Hoxha papritur dha dorëheqjen nga karrigja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese. Pa asnjë shpjegim, Elsa Toska largohet nga Gjykata Kushtetuese, përpara afatit të mandatit, (por gjithsesi përpara gjithë versioneve të ndryshme mbi afatin e mandatit të saj), dhe përpara se të fillonte viti i i ri akademik në auditorët që prodhojne juristë dhe magjistratë.
Për ata që duan ta bëjnë vetë ushtrimin e interpretimit të afateve, po sqarojmë se Elsa Toska ka një akt emërimi nga Kuvendi ku përcaktohet se ajo zgjidhet për një mandat të plotë. Emërimi i zonjës Toska është i vitit 2018 dhe është botuar në Fletoren Zyrtare në vitin 2019.

Bëjini vetë llogaritë se kur përfundon ai mandat dhe sa kohë duhet të rrijë zëvendësuesi në karrigen ku deri para disa muajsh ulej zonja Toska. Për të provuar ushtrimin e llogaritjes së afateve, merrni hapni pastaj Kushtetutën dhe ligjin e fushës!
Duhet thënë se ishte momenti i dorëheqjes së zonjës Toska, kur hyri në lojë protagonizmi delirant i zonjës Spiropali. Kjo e fundit duke shfrytëzuar miqësinë me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, duke e ditur lojë të lehtë, i hyri leximit dhe interpretimit të dispozitave të Kushtetutës, të cilat siç thamë, interpretohen sipas hallit të atij që i lexon. Dhe Elisa që kujtoi se ishte ajo që e ndante shapin nga sheqeri, pa nga halli i shoqërisë së vet dhe ndërhyri në proces me një interpretim alternativ nga ai i përgatitur nga shërbimet e Kuvendit, (ose më mirë të themi nga interpretimi që Sokol Sadushi kishte infiltruar në shërbimet e Kuvendit).
Pasi kishte zbrazur karrigen e Elsa Toskës, banda që po komandon drejtësinë po kërkon edhe karrigen e Holta Zaçes! Kanë hallin e rrotacionit po thonë!

Është shumë intrigues fakti që zonjës Zaçe i përmendet miqësia me zonjën Fullani (pa asnjë funksion në drejtësi), për t'ia faturuar asaj sot emërimin e dikurshëm të zonjës Zaçe në Gjykatën Kushtetuese. Pse jo Kreshnik Spahiut për shembull, meqë përmendin shpesh punësimin e Zaçes pranë klinikës ligjore për të miturit?
Faturuesit e emërimit të Zaçes, harrojnë miqësinë e saj p.sh. me Elisa Spiropalin, e cila në emër të kësaj miqësie, zëvendësoi interpretimin e shërbimeve të Kuvendit (Sokol Sadushit), me atë të dhënë nga vetë Holta Zaçe.
Për të gjithë hipokritët: e vërteta e emërimit të Holta Zaçes kalon nga Sokol Sadushi! Faturuesit harrojnë të kujtojnë p.sh. se edhe bashkëshortja e Sadushit ka qenë e punësuar te Klinika Ligjore e Holta Zaçes (në atë kohë Holta Kotherja).
Është fakt i njohur publikisht se nëse bëhet fjalë për promovime në sistem, nuk ka njeri sot që nuk e di që ato kalojnë nga banda Hoxha-Sadushi.
Ndaj s'ka rëndësi se kush ua paska servirur atyre Holta Zaçen, kur asaj i lindi në zemër të kontribuonte për këtë popull!
Zonja Zaçe gjithsesi duhet përgëzuar se ajo e paska pasur më seriozisht kontributin, ndryshe nga zonja Toska që e braktisi detyrën në mes të rrugës.

Duhet të shtojmë se interpretimi për mandatin e Holta Zaçes, kalon edhe nga interpretimi për të paktën një anëtar tjetër të Gjykatës Kushtetuese.
Në emër të një rrotacioni (të cilit me shumë gjasë i kanë kaluar afatet kushtetuese), po kërkohet që të përfundojë qëllimi i shpallur herët nga banda e drejtësisë. Është emërimi i Ardian Dvoranit si kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë nuk mund të shfrytezohej karrigia bosh e Elsa Toskës, e cila u zbraz qëllimisht që karrigia e Holta Zaçes të mos ndihej e vetmja e boshatisur. Fundja s'ka rrotacion me 1 karrige bosh!
Në funksion të skemës shkon edhe fakti që Sokol Sadushi në 1 janar 2025 merr karrigen e kryetarit të KED. Dhe në "teknikën" e konsoliduar tashmë të KED, për 3 karrige bosh, nxirren fitues 3 kandidatura, të listuara 3 herë për secilin vend. Kështu të tria kandidaturat i filtron banda e drejtësisë. As Kuvendi, as Gjykata e Lartë, as Presidenti.
Institucionet vihen përpara faktit të kryer: "zgjidh kë të duash, del ai që kemi zgjedhur ne"!
Sokol Sadushi përhapi në media një letër të aplikimit të zonjës Zaçe me të cilën deshi të thoshte që zonja Zaçe e paska ditur që mandati i saj mbaronte në 2025.
Epo mirë!
Zonja Zaçe s'paska të drejtë të ndërrojë mendje?
Edhe Sokol Sadushi e mori postin me një rrogë që ishte sa gjysma e asaj që ka sot. Thjesht rrugës Sadushi pa që nuk i dilte rroga dhe kërkoi dyfishin!
Edhe Sadushi e ka mandatin si gjyqtar i Gjykatës së Lartë me afat të përcaktuar (dhe për atë afat për fat s'ka as debate), por kjo nuk ka ndaluar të kërkojë me shkrim dhe zyrtarisht, që ai pra Sadushi dhe të ngjashmit e tij në Gjykatën e Lartë, ta mbajnë atë post për gjithë jetën. Dhe jo kur t'u mbarojë mandati, apo kur të mbushin moshën e pensionit.
Rrotacioni në Gjykatën e Lartë duhet të presë që Sadushi të ndërrojë jetë (sepse as mosha e pensionit 70 vjeç nuk i mjafton).
Ky i apasionuari pas rrotacionit të Gjykatës Kushtetuese, kur vjen puna te karrigia e tij kërkon stanjacion deri në dekompozim.
Duke qenë të bindur se lufta për parimet e Sokol Sadushit, ka objektiv të qartë rrotacionin e interesave të bandës që po menaxhon emërimet në drejtësi, po shikojmë me interes pozicionin e Kryeministrit në gjithë këtë pocaqi interpretimesh që ka zhgarravitur si fillim Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.
Për të kuptuar sa parimor është synimi i Sadushit dhe sa i dhimbset atij zbatimi i dispozitave të drejtësisë, ju kujtojme se si fshiu... këpucët Sadushi me nenin që i ndalonte atij personalisht marrjen e posteve në drejtësi.
Pastaj merremi me një juriste të mjerë, që gjithë jetën e vet na paskësh punuar me legjislacionin për të drejtat e fëmijëve dhe papritur, megjithëse nuk plotësonte as kriterin e vjetërsisë në profesion, Sokol Sadushi i bëri qokë duke e çuar përkohësisht në Gjykatën Kushtetuese.
Sadushi tani që ka një plan "rrotacioni" po i tundka të gjorës një letër aplikimi për karrigen ku e uli, pasi vetë Sadushi ka grisur gjysmën e dispozitave që të ulet në karrigen e gjyqtarit të Gjykatës së Larte. Bile po kërkon të grisë edhe ca të tjera, që atë karrige ta mbajë për gjithë jetën.
Atë karrige nga ku sot po kërkon t'u japë drejtësi shqiptarëve, derisa vdekja t'i shpëtojë prej tij./ CNA
Drejtuesi demokrat për Qarkun Vlorë, Bujar Leskaj ka z...
Deri më tani marrëveshja e Italisë me Shqipërinë në li...
Ish-kyeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Demokrati...
Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, zhvilluan tak...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka folur për opinionin ...
Adriatik Lapaj ka turfulluar pasi nuk po arrin dot të just...
Adriatik Lapaj është shfaqur i xhindosur pasi të gjithë po...
Me afrimin e zgjedhjeve, partitë politike kanë nisur t...
Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe ve...
Ilir Meta edhe pse pas hekurave ka postuar një mesazh ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i ...
Koordinatori për programin ekonomik në PD dhe NënKryet...
I deleguari Politik i PD-së në Berat, Enno Bozdo, deno...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kun...
Gjendja e përkeqësimit të demokracisë në Shqipëri ishte nj...
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj...
Kryeministri Edi Rama, në “podcast”-in e kësaj të shtu...
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjet...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është zbuluar data e mbledhje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...