Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Drejtuesi Politik i kësaj force politike për qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim në zonat e Rrilës, Tales dhe Shënkollit.
Në një postim në facebook Gjekmarkaj shkruan se nuk e meriton Shënkolli, Rrila, Talja dhe asnjë zonë tjetër e Shqipërisë pabarazinë dhe zbrastësinë që ka shkaktuar pushteti i Edi Ramës.
"Me demokratë, qendrestarë dhe banorë të Rrilës, Tales e Shënkollit.
Këtë mbrëmje së bashku me deputeten znj. Lindita Metalia, Kryetarin e PD-së Lezhë, z.Gjin Gjoni dhe anëtar të Grupit të Punës, zhvilluam një takim entuziast dhe frytdhënës me demokratë e banor të zonës!
Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone që kanë qëndruar besnik ndaj kauzave të PD. Ndjesë komunitetit të demokratëve e ndjesë individuale për kohët e vështira kur nuk ditëm tu përgjigjemi ekzigjencave të tyre politike!
Nuk e meriton Shënkolli, Rrila, Talja dhe asnjë zonë tjetër e Shqipërisë pabarazinë dhe zbrastësinë që ka shkaktuar pushteti i Edi Ramës. Ky realitet politik i rilindjes ka dëmtuar çdo gjë, ka dëmtuar bazën e shoqërisë, ekonomitë familjare, biznesin e vogël dhe të madh.
Mijëra hektar tokë e lënë djerr kanë përgjegjës instancat shtetërore. Asnjë mbështetje për fermerët, për bujqësinë jo e jo, dhe asnjë studim për të ardhmen e këtyre zona dhe në Bregun e Matës. Flasin pafund për tendera për energjinë, ndërsa banorët rrinë me orë të tëra në errësirë. Edhe në këtë mbrëmje mijëra familje janë në terr në Bregun e Matës dhe gjithë Lezhën. Një problem serioz në verë dhe në dimër që nuk ka shqetësuar askënd nga pushteti.
Keqqeverisja e këtyre 12 viteve ka shkaktuar dëme kolosale. Ky pushtet i pa mëshirshëm ndaj qytetarit të lirë dhe të ndershëm, ka detyruar të largohen qindra mijëra shqiptar, ku padyshim një pjesë e madhe janë demokratët. Janë edhe demokrat e banorë të Shënkollit, Rrilës dhe mbarë Lezhës të cilët kanë braktisur gjithçka tyren, të ndërtuar këtu me aq mund vite më parë.
Pensionistët, janë shtresa më e nëpërkëmbur dhe e lënë në harresë. Mijëra të moshuar nuk marrin dot ilaçet dhe me shumë vështirësi mbyllin muajin. Tallja që iu behët me lëmoshën e fundvitit është propaganda më e shëmtuar.
Ndaj, të dashur miq demokrat dhe të pranishëm, të bëjmë çdo gjë që të afërmit tanë, të detyruar nga ky regjim të emigrojnë, të behën pjesë e përmbysjes së madhe të pranverës së ardhshme. Le t'i ftojmë dhe t'i lusim njëherazi që më 11 Maj, të votojnë, të behën pjesë e shpëtimit të Shqipërisë.
Lusim e u bëjmë thirrje emigrantëve të kësaj zone kudo që janë në Amerikë, Itali, Angli, Gjermani, Greqi e kudo tjetër, t'i përgjigjen thirrjes që Shqipëria ju bën për ndihmë duke votuar rrotacionin!
Ne nuk do të ndalim asnjë çast reagimin ndaj këtij pushteti, e kemi bërë dhe do ta intensifikojmë edhe më shumë për të siguruar votën e lirë përmes Qeverisë Teknike.
Ndaj, më 23 Dhjetor, të gjithë së bashku në mosbindjen civile në Tiranë.
Partia Demokratike ka detyrën dhe përgjegjësinë historike për të bërë çdo përpjekje për të ndryshuar të tashmen. Programi emergjent i PD e mundëson këtë!
Pensione jo nën 200 euro!
Minimum jetik 200 euro!
Rrogë minimale 500 euro!
Rrogë mesatare 1200 euro! Mbështetje 160 milon euro për bujqësinë!
Rrogat më të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!
Rrotacion! Ndryshim!
Luftë korrupsionit dhe kriminalitetit, motoja jonë e përbashkët!
Ne mundemi! Ne ja dalim! Fitore."
Koordinatori për programin ekonomik në PD dhe NënKryet...
I deleguari Politik i PD-së në Berat, Enno Bozdo, deno...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kun...
Gjendja e përkeqësimit të demokracisë në Shqipëri ishte nj...
Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj...
Kryeministri Edi Rama, në “podcast”-in e kësaj të shtu...
Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjet...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është zbuluar data e mbledhje...
Mbrëmjen e kësaj të premteje u mblodh Këshilli Kombëta...
Lulzim Basha ka hedhur vrer ndaj Partisë Demokratike g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, nga...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë detaje në lidhje me p...
Në konferencën e përjavëshme me gazetarët, kreu i PD-së, S...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me...
Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlli...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçolla...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jonathan Pano...
Aktorja Juli Emiri është shfaqur mjaft e revoltuar në prot...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se në zgjedhjet...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...