"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Një nga sekuencat e nxjerra nga bisedat e zbardhura të Erion Veliajt dhe personave të tjerë, sjell në vëmendje kërkesën që Veliaj i përcjell Maks Haxhisë.
Maks Haxhia u shfaq si avokat i zonjës Xoxa në ditën që ai sulmoi një Institucion të Lartë të Drejtësisë.

Maks Haxhia është avokat penalist! Si i tillë ai është normale që të mbrojë qoftë edhe publikisht klientët e tij. Sidomos ata VIP!
Pakkush mund të ishte habitur nëse, p.sh. avokati Maks Haxhia, do të dilte dhe të atakonte magjistratë të caktuar për çështje të interpretimit ndryshe të veprimeve ose dispozitave të zbatuara nga magjistrat, të angazhuar në proceset kundër ndonjërit apo edhe të gjithë klientëve të Haxhisë.
Komunikimi publik mund të jetë një nga format se si avokati organizon mbrojtjen e klientit të tij.
Por Maks Haxhia nuk doli si avokat i klientit të tij!
Maks Haxhia nuk e ka aplikuar ndonjëherë teknikën e komunikimit publik për ndonjë nga klientët e tij. Dhe si e tillë nuk mund të vlerësohet p.sh. ndonjë përgjigje dhënë me shpejtësi ndonjë gazetari, ndërsa paralelisht porosiste paketat e cigareve për klientin e arrestuar në sallë të gjyqit, ndërsa ndodhej në transmetim “live”. Epo nëse kjo do të quhej strategji, me siguri do të konsiderohej si tepër e keqe dhe aspak në favor të klientit.
Pra, si asnjëherë, avokati Maks Haxhia qëlloi që doli dhe foli në emër të gjithë profesionit të avokatëve penalistë.
Për hir të së vërtetës, duhet thënë se kësaj radhe nuk porositi “live” paketa cigaresh për dikë!
Por duke iu referuar një mbledhjeje të Përgjithshme të Dhomës së Avokatëve dhe vendimeve të asaj mbledhjeje, akuzoi një Institucion të Lartë të Drejtësisë për mosveprim.
Nuk tregoi ndonjë dispozitë ligjore dhe as ndonjë pretendim konkret ndaj Institucionit të Lartë të Drejtësisë, por akuzoi dhe paralajmëroi se do të shkruante edhe propozime ligjore për t'i vënë pikat mbi "i"-të e duhura.
Kemi frikë se nuk e teprojmë hiç, nëse vlerësojmë se Maks Haxhia në cilësinë e kryetarit të Dhomës së Avokatëve, pra në emër të të gjithë avokatëve penalistë, sulmoi dhe shantazhoi një nga institucionet e drejtësisë.(Lexo KETU)
Enigma e asaj shfaqjeje të pazakontë u fashit pasiqë pak javë pas daljes së çuditshme publike të Maks Haxhisë, u bë zbardhja e bisedave të Veliajt nga burgu. Nga ato biseda u zbardhën edhe porositë që Maksit i ishin përcjellë nga Erion Veliaj! Kronologjia e datave e vërteton këtë.
Kronologjia e datave vërteton se avokati i Erion Veliajt zgjodhi që të institucionalizonte sulmin duke përdorur organet e titullit profesional ku ushtron funksione si i zgjedhur me votë.

Kronologjia e shfaqjes së Maks Haxhisë si avokat i zonjës Xoxa dhe veprimet e para që ai ndërmerr menjëherë sapo zgjidhet si avokat, siç ishte organizimi i mbledhjes se avokatëve p.sh., të lënë të dyshosh edhe për këtë.
Gjithsesi, nga informacionet e mbledhura, nuk rezulton që Mbledhja e Përgjithshme e Avokatëve të ketë diskutuar ndonjë tekst deklarate ku të atakohej ndonjë institucion i caktuar i drejtësisë.
Sipas informacioneve, mbledhja ka vendosur që të dilet me deklaratë kundër gjyqeve popullore, si deklaratë në mbrojtje të të gjithë personave në hetim nga prokuroria ose ende në gjykim nga gjykata.
Në fund të fundit është afërmendsh që masa e avokatëve nuk mund të binte dakord që të mblidhej grusht bashkuar në mbrojtje rreth klientit të Maks Haxhisë!
Ndaj Maks Haxhia është i ftuar të publikojë tekstin e plotë të deklaratës së miratuar nga mbledhja si dhe aktet e depozitimit të asaj deklarate në regjistrat e Dhomës së Avokatisë.
Shpresojmë që të mos ngatërrohet dhe në vend të deklaratës të publikojë faturën e drekës pasuese te Xibraka.
Megjithëse lënda e diskutimit mund të ketë qenë e njëjta si në Mbledhjen e Përgjithshme të Avokatëve, ashtu edhe në drekën pasuese te Xibraka, fatura e majme e drekës nuk mund të zëvendësojë vendimin për të cilin foli kryetari i Dhomës së Avokatisë.
Për një gjë nuk ka më diskutim!
Avokati Maks Haxhia mori porosinë e Veliajt nga burgu që të sulmonte institucionet e drejtësisë.
Avokati Maks Haxhia shfrytëzoi detyrën si kryetar i avokatëve dhe pasi i mblodhi avokatët, foli në emër të tyre dhe sulmoi institucionet e drejtësisë duke u fshehur pas një vendimmarrjeje të avokatëve.
Opsionet janë dy:
-ose Maks Haxhia ka manipuluar vendimmarrjen e mbledhjes së avokatëve;
-ose shumica e avokatëve votojnë sa herë që Maks Haxhisë i duhet t'u faturojë shërbime avokatie klientëve të tij, në këmbim të drekave që u jep Maksi te Xibraka ku mbushin barkun./ CNA
U premtua se porta hyrëse për në Kakome do të hapej një vi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet e projektit për ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paradit...
Edhe në zemër të Tiranës, në lagjet rreth “Myslym Shyrit”,...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon sot seancë pub...
Këshilltari i PD-së për fushatën, Chris LaCivita, ka tregu...
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, në një inte...
Drejtuesi i fushatës për zgjedhjet e 11 majit i Partisë De...
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, në një inte...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, (LZHK) Dashamir She...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën dhe drejtuesi...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë sondazh nuk e ...
Luli Basha është zgjuar prej disa kohësh nga gjumi letargj...
Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emis...
Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emis...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...