“Ka ardhur për të fituar ca para”/ LaCivita nuk kursen Ramën
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, në një inte...

Këshilltari i PD-së për fushatën, Chris LaCivita, ka treguar se si u lidh me Partinë Demokratike, ndërkohë që ai vetë është shtetas amerikan, që ka jetuar e punuar gjatë të gjithë kohës në SHBA.
Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ me gazetarin Blendi Fevziu, LaCivita u shpreh se ka disa të njohur në Senatin Amerikan dhe në Kongres, me të cilët ndodhi të kenë një të njohur të përbashkët, Fatmir Mediun.
LaCivita tha se ky ka qenë kontakti i parë me një politikan që ka lidhje me PD-në dhe më pas ai vetë u interesua më tej për kulturën dhe historinë shqiptare për të kuptuar më mirë situatën politike.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Shqipëri?
LaCivita: Shumë i bukur. Ka qenë shumë i lehtë.
Fevziu: Po hapja e fushatës e partisë demokratike para dy ditësh?
LaCivita: Ka qenë shumë mbresëlënëse. Tubimi, madhësia...
Fevziu: Në ç’mënyrë?
LaCivita: Ishte emocionues. Njerëzit ishin shumë emocionues. Ishte shumë motivuese. Mendoj se ishin shumë të emocionuar për atë që mund të sjellë e ardhmja. Mund ta shikoje, mund ta ndieje elektrizimin e njerëzve.
Fevziu: Ju mbajtët një fjalim te kjo mbledhja, por zakonisht puna juaj është në sfond…
LaCivita: Po…
Fevziu: Pse dolët në rreshtin e parë?
LaCivita: Kjo është një pikë shumë e mirë. Në Amerikë, por edhe unë personalisht preferoj të jem në sfond, por ajo që është e rëndësishme, lidhur edhe me punën time… Jam këtu që të ndihmoj konservatorët, jam këtu që të ndihmoj Sali Berishën dhe dua të jem në gjendje të jap një mesazh ndryshe që do të jetë edhe aktual, duke menduar se çfarë ndodhi në Amerikë. Pra, jam krenar të ndihmoj në çfarëdolloj mënyre që mund të ndihmoj, dhe ka qenë një nder që të më jepet mundësia t'u drejtohem kaq shumë shqiptarëve në një aktivitet të tillë si i mbrëmshmi.
Fevziu: Por normalisht ju jeni një strateg, këshilltar dhe po ashtu e ndjeni këtë betejë…
LaCivita: Kam shërbyer në Amerikë si këshilltar strategjik. Po. Por po ashtu merrem edhe me komunikimin, me mënyrën se si komunikohet mesazhi. Merrem edhe me këtë gjë.
Fevziu: Si e zbuluat Shqipërinë? Si e zbuluat Partinë Demokratike të Shqipërisë?
LaCivita: Nëpërmjet miqve të përbashkët. Kam disa miq në Kongres dhe në Senat me të cilët ndajmë një mik të përbashkët. Fatmirin. U takuam në SHBA, tek Unioni Ndërkombëtar i Konservatorëve. Isha duke mbajtur një fjalim aty. Filluam të diskutojmë për situatën në Shqipëri dhe disa prej pikave të përbashkëta midis Shqipërisë këtë vit dhe Amerikës vitin e shkuar. Kështu që ishte e lehtë…
Fevziu: Kishit ndonjë ide apo informacion për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?
LaCivita: Po, para se të vija këtu doja të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur. Shpenzova mjaft kohë duke lexuar për kulturën dhe historinë në mënyrë që të kuptoja edhe situatën aktuale politike./CNA
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, në një inte...
Drejtuesi i fushatës për zgjedhjet e 11 majit i Partisë De...
Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, në një inte...
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, (LZHK) Dashamir She...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës "S...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën dhe drejtuesi...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se asnjë sondazh nuk e ...
Luli Basha është zgjuar prej disa kohësh nga gjumi letargj...
Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emis...
Drejtuesi i fushatës së PD, Chris LaCivita i ftuar në emis...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i prani...
Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferenc...
Ditën e sotme është mbajtur konferenca e katërt BE-Shqipër...
Ditën e sotme është prezantuar studimi i fizibilitetit të ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi i ftuar...
Drejtuesi politik i PD për Fierin, Gazment Bardhi ka zhvil...
Në më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve, Komisioni ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...