Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Në majt të këtij viti gazeta austriake ‘Kronen Zeitung’ publikoi një artikull ku hidhte dyshime se presidenti Ilir Meta është përfshirë në një lobim prej 700 mijë dollarësh, me qëllim vizitën e tij në SHBA në inaugurimin e ish-presidentit Donald Trump përpara Kapitol.
‘Kronen’ shkruante se denoncimi është bërë nga një informator i cili u fsheh në Austri “për shkak të akuzave dhe frikës së ndonjë atentati. Provat mund të tronditin peizazhin politik të Shqipërisë dhe të rrëzojnë askënd tjetër veç presidentit.”
Në artikull ndër të tjera thuhej se që nga koha kur Ilir Meta u bë President i Republikës së Shqipërisë “erdhën flukse parash që dëshmitari kryesor i përshkroi si thellësisht të korruptuara”.
“Më 20 janar 2017, Meta ndau një foto të tij dhe një kolegeje partiake në inaugurimin e Donald Trump përballë Kapitolit në Uashington. Për të fituar akses në inaugurimin dhe zyrtarët republikanë, ata thuhet se lobuan me zell përmes një kompanie guaskë qipriote. Kostoja: 700,000 dollarë. Deri më sot, është e paqartë se kush e ka paguar në të vërtetë për të. Vetë Meta pretendon se është ftuar nga republikanët. Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700,000 nga një avokat i afërt me Metën kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited”, thuhej në artikull.
Por, pasi ky shkrim u publikua edhe në mediat shqiptare, erdhi menjëherë reagimi i Presidencës.
Së pari ishte zëdhënësi Tedi Blushi, i cili tentoi të “sfumojë” shkrimin në fjalë, duke thënë se vinte për shkak të denoncimeve të Metës në lidhje me korrupsionin dhe inceneratorët.
Që në fakt inceneratorët, janë kontrata të firmosura pikërisht gjatë bashkëqeverisjes Rama-Meta. Nga viti 2014-2017, janë firmosur tre kontratat koncesionare, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Por, zëdhënësi i Metës, deklaronte se gazeta austriake do të marrë përgjigje ligjore.
“Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018.
Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake”.-thuhej në reagimin e Tedi Blushit.
Më tej, ka pasur një tjetër reagim nga vetë Presidenti Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Meta i quajti shpifje akuzat në gazetë, duke thënë se s’ka paguar asnjë cent për fotografi dhe paraljmëroi padi për shpifje ndaj gazetës austriake.
“Sa më takon mua, ja ku e keni që në 3 maj 2018 një gazetar më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë, është një mashtrim totalisht, pasi unë kam marrë pjesë si kryetar i parlamentit me ftesë të komitetit organizator, gjithçka është e verifikueshme edhe me kamerat e sigurisë. Për atë që ka paguar Ilir Meta 700 mijë dollarë për të bërë foto me Trump, nëse u duket Petrit Vasili si Trump-i?
Ai është fans i Trump-it. Është shumë e verifikueshme, s’ka ceremoni më të sigurtë, sa i përket akuzave të Father Jones. I keni dhe me emra në intervistë perosonalitetet që kam takuar dhe më kanë ftuar. Ata do të shkojnë në gjyq, ka garë të madhe mes studiove avokatore në Vienë për të më përfaqësuar në këtë gjyq”, deklaroi në atë kohë Ilir Meta.
Por, tashmë kanë kaluar rreth dy muaj dhe Meta ka heshtur. Nuk ka më asnjë qëndrim apo deklaratë për shkrimin në fjalë dhe për më tepër nuk dihet se çfarë ndodhi me të ashtuquajturën padi, që Meta tha se do të bënte.
Mesa duket Meta tenton ta kalojë, duke thënë se “çudia më e madhe tre ditë zgjat”, por në fakt bën mirë të sqarojë ku është padia?
Që të bëhet i besueshëm për shqiptarët, në atë që ai deklaron, Meta duhet të tregojë se deklaratat e tij janë serioze dhe jo sa për të kaluar radhën.
Shqiptarët natyrshëm pyesin, ku është padia Zoti President?/CNA.al
Partia e inceneratorëve, LSI, është “zgjuar” dhe ka fillua...
Në 24 Korrik 2022 përfundon mandati 5-vjeçar i Ilir Metës,...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e radhës me ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shpalljen non-grat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reag...
Presidenti Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme në lid...
Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar përmes një postimi në...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka rea...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë t...
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj ...
FRPD hap garën për zgjedhjen e kryetarit të ri. Lajmi...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me s...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë në mbrojt...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka qëndrua...
Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manja...
Analisti Artur Zheji ka komentuar sot vendimin e britanikë...
Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Beri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë përg...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...