Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Teksa imagjinata e opinionit publik bombardohej me lodra seksuale dhe fantazi fetish, dje sistemi i drejtësisë ka marrë një nga vendimet më të rëndësishme të dekadës së fundit, e ndoshta edhe shumë se kaq. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro preventive Bazën Detarë të Sarandës, të cilën qeveria e pati privatizuar në vitin 2020 duke e dhënë me qira tek shoqëritë Dulaku dhe Kastrati Group për të ndërtuar aty një port jahtesh dhe resort turistik.
Ndoshta të dy ngjarjet nuk janë pa lidhje. Mbase lajmi i parë u servir enkas për të sfumuar të dytin. Por kjo pak rëndësi ka. Thelbi është ky. Interesi i vibratorëve dhe kamzhikëve nuk shkon përtej atyre që i servirën apo i sajuan. Ndërsa vendimi i GJKKO-së ka të bëjë me interesin më madhor kombëtar.
Në vendim, Gjykata e Posaccme Kundër Korrupsionit e arsyeton sekuestrimin e Bazës së Limionit me argumentin se privatizimi i saj ka cënuar operacionalitetin e Forcës Detare. E thënë më thjeshtë, Gjykata thotë se dhënia e bazës tek privatët ka cënuar kapacitetet e vendit për t’u mbrojtur në rast agresioni ushtarak.
Në rrafshin hierarkik, mbrojtja kombëtare është pa asnjë dyshim interesi publik më madhor, i cili prevalon mbi ccdo gjë tjetër. Kur vendet përfshihen në konflikte të armatosura, operacionet e para luftarake janë gjithmonë ato që synojnë cënimin e kapaciteteve mbrojtëse të kundërshtarit. Pastaj ka dhe vende si Shqipëria, ku mbrojtja kombëtare nuk sabotohet nga armiku, por nga korrupsioni dhe babëzia. Pikërisht kjo e bën vendimin e djeshëm të GJKKO-së të një rëndësie të jashtëzakonshme. Por jo vetëm kjo. Problemi tjetër janë autorët.
Firmëtarët e privatizimit të Bazës së Sarandës sot janë zyrtarët më të lartë të shtetit. Ky vendim është firmosur nga ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, që sot është President i Republikës, ish ministrja e Mbrotjes që sot është kryediplomatja e Shqipërisë, dhe komandanti i Flotës, që më pas mori dhe gradën Kundëradmiral. Sigurisht në fund është dhe qeveria, që miratoi kontratën me vendim të posaccëm.
Përvoja botërore ka treguar se kur korrupsioni hyn në ushtri dhe prek mbrojtjen kombëtare, ai nuk amnistohet asnjëherë. Shembuj për këtë ka gjithandej, përfshirë dhe vendet fqinje të Shqipërisë si Kroacia apo Greqia, ku aferat e korrupsionit në ushtri kanë ccuar pas hekurave zyrtarët më të lartë të shtetit. Në rastin e Shqipërisë loja sapo ka filluar.
Vendimi i djeshëm i Gjykatës ishte vetëm masa e sigurimit. Pra SPAK dhe GJKKO kanë dalë në përfundimin se privatizimi i Limionit ka cënuar mbrojtjen kombëtare dhe kanë vepruar për të mitiguar dëmin duke e vënë bazën në sekuestro. Tani fillon hetimi i procedurës, që coi në këtë dëm.
Ne nuk e dimë nëse procesi hetimor për privatizimin e Bazës Detare të Sarandës do të kërkojë fajësimin e Presidentit të Republikës apo marrjen si të pandehur të ministres së Jashtme dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë. Por sot dimë të sigurtë këtë gjë. SPAK dhe GJKKO janë të bindur se veprimet e Presidentit, ministres së Jashtme dhe qeverisë në tërësi kanë cënuar mbrojtjen kombëtare.
Ky fakt dhe fakti tjetër se në këtë hetim janë përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit e bën hetimin për bazën e Sarandës ccështjen me nxehtë të drejtësisë shqiptare. Një ccështje, hetimi i së cilës ndoshta shtyhet edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Megjithatë, ky është vetëm fillimi. Tashmë hetimi i procedurës do të duhet të saktësojë se a ishte korrupsioni arsyeja që u sabotua mbrojtja kombëtare. Dhe në këtë valle, nuk bëjnë me derman as vibratorët.
Z.Gurra kemi nderin t’ju propozojmë për kandidat. Kush më...
Atë që të rinjtë shqiptarë mund ta shohin sot vetëm në...
Sot, në këtë vend, gjithçka mund të ndodhë! Jemi mësuar m...
Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ...
Imagjino çfarë do të ishte shkruar dhe çfarë do të kishte ...
Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë...
Personi me maskë që shihni në foto, është Endrit Yzeir...
Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...
Tani t’i mbushim mendjen Bashës Edhe Komisioneri për zgje...
Negociatat e 27 shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ...
Disa nga miqtë këtu në Facebook, sidomos ata që më njohin ...
Është bërë zakon që çdo 7 mars mijëra mësues të marrin...
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...
Zotërinj demokratë, mjaft u hallakatët lartë e poshtë duke...
Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz...
Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk h...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...