
Tej e këndej... Celibashi kërkon Bashën, Partia Demoratike regjistrimin
Sot, në këtë vend, gjithçka mund të ndodhë! Jemi mësuar m...
Atë që të rinjtë shqiptarë mund ta shohin sot vetëm në Kinë, brezi im ende e mban mend shumë mirë. Çdo pesë vjet, partia e qoftëlargut mblidhej në “kongresin e radhës” ku diskutohej me plot kuptimin e fjalës gjithçka ndodhte në vend, nga bahçet me qepë që mbillnin fermerët para shtëpisë dhe deri te hidrocentralet miliarda dollarëshe. Kongreset organizoheshin në sallën e Teatrit të Operës, por më vonë posaçërisht për to u ndërtua Pallati i Kongreseve.
Delegatët ishin komunistët më fanatikë të cilët përzgjidheshin sipas një procesi që do ta kishin zili edhe lozhat masonike. Pas zgjedhjes, “puna” më e zorshme e delegatit ishte të duatrokiste fjalimet e sheqerosura dhe të dilte në fotografi. Kjo fotografi që për delegatin ishte më e rëndësishme edhe se fotografia e dasmës, vendosej në kornizë dhe mbahej pak poshtë fotografisë së qoftëlargut.
Edhe për ne fëmijët, sikur të mos mjaftonte dëgjimi i fjalimeve, leximi i raporteve të kongresit në muajt pasues, një lëndë e veçantë në shkollë, e quajtur historia e partisë, i studionte në detaje kongreset nga i pari deri tek i fundit. Ende mbaj mend se çdo kongres e kishte një temë kryesore, nga të cilat më kanë mbetur ndër mend vetëm dy “kongresi i industrializimit” dhe “kongresi i vazhdimësisë”.
Paralelizmat e të quajturit “Kongresi i Parë i Shëndetësisë” me kongreset e qoftëlargut janë të habitshme. Vendi i organizimit, vendosja e një numri rendor për ta identifikuar kongresin, përpjekja për t’u marrë në dy ditë me çdo tematikë të mundshme shëndetësore, masiviteti i pjesëmarrjes, përzgjedhja e delegatëve jo sipas ndonjë kriteri teknik apo shkencor, por politik, duartrokitjet entuziaste dhe festimi i “fitorjeve”, denoncimi i “armiqve”, fotot nga kongresi në profilet sociale, media e cila nuk u fokusua te ndonjë nga referimet teknike, por te fjalimi i Boratit dhe ato të boratëve, etj. etj.
Nuk munguan edhe “tezat” e kongresit. Shoku Borat pasi përmendi arritjet, u ndal tek dy nga premtimet të cilat ka dhjetë vjet që i bën, autonomia e spitaleve dhe pagesa e mjekëve sipas performancës. Me siguri nëse do të pyeten, boratët do të donin që “Kongresi i Parë” të hynte në historinë e re të partisë me cilësimet “kongresi i autonomisë” ose “kongresi i performancës”.
Por në fakt, media dhe komuniteti mjeksor, u morrën me një aspekt tjetër të kongresit, faktin që Borati premtoi rritjen e pagave me 50 mijë lekë për mjekët specialistë. Kjo rritje elektorale e pagës sipas vlerësimit tim prek rreth 1,500 mjekë (ndoshta edhe më pak duke patur parasysh se në spitalet e rretheve një pjesë dërrmuese e mjekëve janë tashmë pensionistë që vazhdojnë të punojnë) dhe ka një efekt financiar rreth 7.5 milion Euro në vit.
Në disa statuse dhe dalje televizive gjatë javës së kaluar, së bashku me disa kolegë qe ende kanë guxim të flasin, kam analizuar disa aspekte të “Kongresit të 50 mijë lekëshit”, duke u ndalur në sa vijon:
Së pari, rritja e pagës është akoma premtim dhe boratët nuk shquhen për mbajtje premtimesh. Por edhe sikur ky premtim të mbahej dhe ato 7.5 milion Euro të nisin të shkojnë në xhepat e mjekëve, pagat e mjekëve specialistë shqiptare përsëri do të mbeten më të ultat në rajon, për të mos folur për ato të mjekëve të familjes dhe infermierëve.
Së dyti, 7.5 milion Euro është e përafërt me shumën që i paguhet prej gati 10 vjetësh koncesionit famëkeq dhe të padobishëm të check-upit. Nëse në vitin 2014 nuk do të kishte “rënë nga qielli” vendimi për check-upit, mjekët specialistë do të kishin tashmë prej 10 vjetësh paga sa dyfishi i atyre që marrin sot.
Së treti, boratët e lidhin rritjen e pagave me përpjeket për të penguar hemorragjinë e mjekëve dhe infermierëve. Ndonëse janë bërë shumë studime dhe dhjetëra analiza, ende boratët nuk e kanë kuptuar se mjekët nuk ikin për shkak të pagës. Arsyet kryesore të ikjes mbeten dëshira për t’u larguar nga një sistem i dështuar dhe për të punuar në kushte dinjitoze, aty ku vlerësohet aftësia profesionale dhe shkencore, dhe jo aftësia për t’u lëpirë. Ekziston një listë e gjatë arsyesh të tjera, para se të arrihet sigurisht edhe tek paga.
“Kongresi i 50 mijë lekëshit” i arriti qëllimet e veta. Shpërndau karamele të sheqerosura për trushpëlarët dhe u dha të kuptojë kritikëve se partia po forcohet dhe se iluzionet për një shoqëri të lirë janë ende të paarrishtme.
Unë dhe kolegët e tjerë kritikë vazhdojmë të marrim nga kolegët në Shqipëri mesazhe të tipit “Sa mirë e ke analizuar, doktor, por unë nuk të bëj dot like apo share sepse na kontrollojnë”. Për këta të fundit shkruajta para disa ditësh një status të veçantë ku u kujtoja studentët gjermanë të mjeksisë që u çuan në gijotinë sepse kundërshtuan Hitlerin.
Për të gjithë kolegët dhe për gjithë shqiptarët kam të njëjtin mesazh sot:
Mos kujtoni se diktaturat e shekullin të 21-të duhet të ngjajnë patjetër me ato të shekujve të mëparshëm! Kjo që po jetoni në Shqipëri me patronazhistë, aktivistë, media të blera dhe tashmë edhe kongrese “fitorjesh”, është diktatura e butë moderne!
Nëse do të ulni kokat, ato do t’ju shtypen! Por nëse i ngrini kokat, të paktën nuk rrezikoni prerjen e tyre sepse jetojmë në një kohë tjetër. Nëse ngrini kokat, thjesht keni mundësi të shihni veten me krenari në pasqyrë pa ju ardhur turp nga vetja...
Sot, në këtë vend, gjithçka mund të ndodhë! Jemi mësuar m...
Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ...
Imagjino çfarë do të ishte shkruar dhe çfarë do të kishte ...
Nga dje po qarkullon një lajm në media se dy emra janë...
Personi me maskë që shihni në foto, është Endrit Yzeir...
Mjeranë? Po vërtet mjeranë! Pa personalitet, pa dinji...
Tani t’i mbushim mendjen Bashës Edhe Komisioneri për zgje...
Negociatat e 27 shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ...
Disa nga miqtë këtu në Facebook, sidomos ata që më njohin ...
Është bërë zakon që çdo 7 mars mijëra mësues të marrin...
Ky 7 Mars për Kikon nuk ishte një ditë e zakonshme. Më...
Zotërinj demokratë, mjaft u hallakatët lartë e poshtë duke...
Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz...
Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk h...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim:...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Mes shumë dëshmive të dhëna nga bashkëpuntorët e prokurori...
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe...
Nga dy biznese sekuestrohen 228 ora të markave të ndry...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shko...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Stuhia Daniel në Libi ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa ...
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ësh...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...