Të moçmit thonin: Me ujin, zjarrin dhe qeverinë mos luaj!
Janar 2025 përmbytja e parë e madhe më Durrës. Shtator 202...

Ku është strukur hajduti Henri Çili? Pse është mbyllur brenda si Oso Kuka, i shkreti? Pse ka ra squk i ngrati? Si e ka hallin i gjori? Ku u katandis vigani që sokëllinte nëpër gazeta, bilbilonte nëpër ekrane, ngrihej nëpër tribuna?
Katunari Karipllari, miku i ngushtë i hajdutit Henri Çili, thotë se mbi hajdutin Henri Çili rëndojnë pesë akuza për hajdutllëk dhe korrupsion nga SPAK-u.
Të tjerë thonë se, pasi shiti të gjitha që vodhi dhe paret e vjedhura i depozitoi nëpër parajsa fiskale, nga vrima ku është strukur, po pret me gjak të ngrirë çfarë do ndodhë.
Të tjerë ngulin këmbë se për shkak të namit që i ka dalë për aftësi të shquara menaxheriale, do ta rrëmbejë Trump-i me helikopter për të qeverisur Groenlandën.
Ka dhe nga ata që pëshpërisin se hajdutin Henri Çili do ta marrë Putin-i për ta sjellë Ukrainën në binarë.
Ashtu siç ka dhe që janë të mendimit se hajduti Henri Çili do jetë negociatori kryesor ndërkombëtar për Kubën, Iranin, Tajvanin, bashkimin e dy Koreve.
Po flitet edhe për një variant më të thjeshtë. Sikur vilën mbi 1 milion euro në Rollinghill që e ka blerë me paratë e djersës së lugut të bythës, hajdutit Henri Çili ia kanë rrethuar borxhlinjtë me çifte në duar, gati ta godasin hajdutin Henri Çili me saçma për derra sapo të dalë nga vila.
Por më e besueshme duket çka thotë gagaçi Karipllari; Hajduti Henri Çili po rri strukur nga frika e burgut.
Gabim e ka hajduti Henri Çili që rri fshehur nga frika e SPAK-ut.
Një liberal-demokrat si hajduti Henri Çili, duhej ta entuziazmonte, ta dehte, ta mrekullonte, edhe vetëm ekzistenca e SPAK-ut. Aq më tepër kur ta vuajë në lëkurë të vet, si rast ideal për të dhënë shembull personal.
Një luftëtari për liri si hajduti Henri Çili nuk i shkon kjo sjellje prej frikacaku. Hajduti Henri Çili duhet të shkojë me këmbët e veta kryelartë në SPAK. T'u tregojë prokurorëve fije për pe dallaveret që ka bërë, paratë që ka vjedhur, lidhjet me korrupsionin, dhe të gjitha dreqnitë e tjera. Po s'e bëri këtë, hajduti Henri Çili e ka të qartë dhe vetë se ka ligjëruar me vite kot-më-kot si gjeli majë plehut nëpër banaqe dhe tribuna.
Për ta zgjidhur lëmshin e tanishëm siç e meriton, hajduti Henri Çili mund të marrë shembull nga Sopi. Personazhi i O. Henrit, omonim i hajdutit Ç. Henrit, xhentëlmeni fukara i pastrehë Sopi, i cili, për të mos kaluar dimrin duke fjetur përjashta mbuluar me kartona, por në burg ku bën ngrohtë, bëri ca prapësira. Vodhi ca gjëra. Theu një vetrinë. Nuk pagoi restorantin dhe e burgosën. E dënuan tre muaj. Jo kur donte Sopi, protagonisti i O. Henrit, as heroi ynë hajduti Ç. Henri, duke shkelur Ligjin. Por duke u falur në kishë.
Hajdutin Henri Çili e mori më qafë tahmaja e pafundme për t'u pasuruar duke vjedhur. Nuk u ngop me pare të thata, vila në Rollinghills, resorte turistike në bregdet, kampe pushimi në Razëm, e të tjera e të tjera.
Një mënyrë e kollajtë që hajduti Henri Çili të dalë nga vorbullat e hajdutllëkut ku e ka futur oreksi i pafundmë për të vjedhur, është që hajduti frankofil Henri Çili të këmbehet me të ngjashmin e tij, hajdutin frëng, Nicolas Sarkozy. Burgun ta bëjnë; Hajduti Henri Çili në Francë. Korrupsionisti Nicolas Sarkozy në Shqipëri. Kaq gjë ia mundësojnë njëri-tjetrit Rama dhe Macron-i. Pas dënimit të kthehen secili në vendin e vet, ku të rrëfejnë përvojat përkatëse rrotull magallit gjatë netëve të dimrit. Sarkozy - Carla Bruni-t. Henri Çili - Karipllarit.
S'kanë fund të zezat që i ka bërë hajduti Henri Çili truallit të Arbërit.
Ca kohë pasi erdhi nga Labinoti, mbushi gazetat me shkrime aq problematikë sa iu vunë ta rrahin. Shpëtoi paq nga mëshira e qejfmbeturve të cilët thanë; S'është mirë të vihet dorë mbi një kërmë.
Vite të tëra u hoq si psikoterapist. I mbyti me këshilla gocat dhe çunat të dilnin nga turbulencat sentimentale deprimente duke u thënë; Je e pashërueshme. Mos u masturbo. Ndërroje dashnorin. E të tjera e të tjera. Deri kur iku në Paris. Ku studioi. Dhe mirë bëri. Na i ngrohu zemrat. Mezi e pritëm të vinte t'i jepte hov Lirisë, Demokracisë, iniciativës, debatit, polemikës. Mirpo hajduti Henri Çili, me t'u kthyer nga Parisi iu fut biznesit. Hapi universitet. Kombinoi pedagogjinë me hajdutllëkun. Dhe i katranosi të dyja: I vuri kazmën arsimit, dhe vodhi aq tepër sa tani rri mbyllur nga frika e SPAK-ut.
Hajdutit Henri Çili i predikoja edukatë, mirësjellje, respekt, vullnet, durim, sakrificë. Hajduti Henri Çili i dëgjonte këto këshilla. Jo për t'i zbatuar. Përkundrazi. Ndërkohë që, nga njëra anë, për të mësuar si të pasurohej, ndiqte me kujdes manovrat pasuruese të Fevzo & Co, nga ana tjetër, për t'u ruajtur nga fukarallepsja, më dëgjonte dhe falënderonte mua. Ec e mos e vrit veten, po deshe.
Mes punëve të shumta, SPAK-u duhet ta gjejë ku është fshehur e t'i hedhë hekurat hajdutit Henri Çili.
Drejt e në Reps. Ku në qetësinë e burgut të shkruajë librin autobiografik me 700 faqe "Metamorfoza e Katunarit" që do t'ia vëri në qarkullim shtëpia botuese "Gjuha t'u thaftë".
E ka hak hajduti Henri Çili t'i kalojë mbyllur në çelik e në çimento 30 vitet e ardhshme. Kokërr më kokërr. Si Konti i Montekristos. Pa Mercedes. Pa Abat Faria. Pa thesar në ishull.
Janar 2025 përmbytja e parë e madhe më Durrës. Shtator 202...
Deri kur do të vazhdojnë përpjekjet për t’i qëndruar përba...
Ka momente kur një shoqëri duhet të ndalet dhe të pyesë ve...
Koha kur vendi përmbytet nuk është “Dita e gjykimit të mad...
Përmbytja e sotme e Durrësit, e perceptuar gjerësisht si e...
Ende i kemi në sy pamjet e etjes së banorëve të Vlorës. Mb...
-Ftesë për një debat të shëndoshë, në vend të debatit për ...
Retrospektivë, 1991. Gazeta e parë pluraliste nisi si ...
Janë turrur shumë shpjegues të arrestit të Maduros të shër...
Reagimet entuziaste të një pjese të opinionit opozitar shq...
Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë: •...
nga IRIS BEQIRI Femicidi nuk është vetëm një tragjedi fam...
Sot SPAK ka proceduar nën akuzë penale 33 zyrtarë të lartë...
Në foton e parë është Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu,...
Ky urimi "Gëzuar vitin e ri" është hipokrizi. Nuk ka asgjë...
E dini pse patëm sukses në Dhjetor 1990 dhe në Shkurt ‘91?...
Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ...
Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimev...
E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, z...
Në Shqipëri, cilindo të pyesësh në rrugë, do të të japë të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...