Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Një vit që Kisha jonë e përjeton mungesën e Atit, vëllait dhe bashkëmeshtarit tonë të dashur. Përkujtimi vjetor nuk është detyrim formal, është një nevojë shpirtërore, një nevojë për t'u ndalur, për të reflektuar, për t'u kujtuar dhe për të falëderuar me mirënjohje Perëndinë Triadik për të gjitha dhe për të marrë forcë nga hiri i Tij.
Largimi i njeriut të madh lë gjithmonë një trishtim dhe një boshllëk. Po për ne që besojmë në Perëndinë, në Ngjalljen e Krishtit dhe në përjetësinë e shpirtit kemi një ngushëllim, sepse Perëndia nuk është Perëndi i të vdekurve, por i të gjallëve.
Përkujtimi i Kryepiskopit të lumur Anastas nuk është thjesht një kthim nostalgjik në të kaluarën, është zgjedhja e vetëdijshme për të mbajtur të gjallë trashëgiminë që ai na la. Jo si eksponat muzeu, por si udhërrëfyes për të sotmen dhe për të ardhmen dhe si një mundësi për meditim të brendshëm dhe për orjentimin e jetës sonë.
Fjalët e Shën Joan Gojartit: Ata që i duam dhe i humbasim, nuk janë aty ku ishin më parë, ata janë tani kudo ku jemi ne,- i përshtaten plotësisht Kryepiskopit Anastas. Ne besojmë dhe e ndiejmë praninë e tij dhe kjo na jep shpresë, kurajë dhe lehtësim.
Kryepiskopi i lumur na la mësime dhe fjalë të cilat vazhdojnë të ndriçojnë jetën tonë. Do të citoj disa nga këto mësime dhe fjalë të çmuara. “Liturgjia pas Liturgjisë”, sepse adhurimi nuk mbaron në Kishë, po vazhdon si shërbesë në botë. “Dashuria nuk ka kufij”, “Kisha nuk mbyllet në vetvete” dhe “nuk është vetëm për veten e saj, por për të gjithë njerëzit, kushdo qofshin ata”, sepse të gjithë njerëzit janë krijuar sipas ikonës së Perëndisë.
Ai thoshte: “Gjithmonë në udhëtim”, “Besimi nuk është një zotërim statik, por udhëtim dinamik drejt Perëndisë”. Këto nuk ishin thjesht parrulla, ishin jeta e tij. Predikonte atë që jetoi dhe jetonte atë që predikonte. Në një botë plot me fjalë, por pa vepra, jeta e tij ishte dëshmia më e fortë, se fjalët dhe veprat duhet të jenë të pandara, sepse besimi pa vepra është i vdekur, na mëson Shën Jakovi. Fjalët e tij: “Vaji i fesë nuk duhet të përdoret nga asnjëra palë për të ndezur konfliktet, por për të shëruar plagët dhe për të qetësuar zemrat”, të njohura tashmë nga të gjithë, janë bërë tashmë leitmotiv kur flitet për rolin e fesë në botën konfliktuale ku po jetojmë sot. Thoshte shpesh: “Ngjallja nuk është thjesht dogmë, është përvojë që shndërron jetën”.
Pikërisht këtë pamë në Shqipëri: Një Kishë që dukej e vdekur u ringjall jo me forca njerëzore, por me hirin e Perëndisë që vepron nëpërmjet njerëzve plot me besë, që e duan Perëndinë dhe i shërbejnë atij.
Jeta dhe vepra e Kryepiskopit Anastas do të jetë gjithmonë një shembull i gjallë dhe një frymëzim i vazhdueshëm jo vetëm për ne sot, por edhe për brezat që do të vijnë.
Në këtë përvjetor të parë të fjetës së tij, dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen tonë të pakufishme për gjithçka që e ke bërë për ne dhe për Kishën tonë. Lutemi që Perëndia të na japë forcë e urtësi për të vazhduar rrugën e ndritshme të Kryepiskopit të lumur Anastas, sepse nderimi më i madh që mund t'i bëjmë atij është të ecim të bashkuar në atë rrugë dhe me të njëjtën frymë.
I përjetshëm dhe i bekuar qoftë kujtimi i tij.
*Fjala e Kryepiskopit Joan në njëvjetorin e jetëndërrimit të Kryepiskopit të lumur Anastas (1929-2025), mbajtur më 25 janar 2026, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
Ata që protestojnë dhe vendosin të përplasen edhe dhunshëm...
Pyetjes se si mund ta heqim Edi Ramën iu përgjigja shkurt,...
Të enjten, flamuri amerikan u ul nga selia e Organizatës B...
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...
Shqipëria ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të bre...
Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka...
Më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga opozit...
Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gji...
Nga Osman Mula E rrënove me qëllim që ta prishësh nesër....
Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes ...
Del Lapaj nëpër ekrane e thotë që nuk bashkohem me këtë, ...
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i sh...
Ekzistojmë! Kjo është e padiskutueshme. Frymojmë, votojmë,...
Bibla është themeli jo vetëm doktrinal, moral, për një bes...
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...
Sot mbushen 27 vite të Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar...
Nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrë...
Singapori si model i suksesshëm shtetëror Nga përvoja ime...
Një grua e re, nënë e tre fëmijëve, vazhdon të sulmohet e ...
Ku është strukur hajduti Henri Çili? Pse është mbyllur bre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...