Shqipëria 2026, sipas Fishtës
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...

Të enjten, flamuri amerikan u ul nga selia e Organizatës Botëtore të Shëndetit në Gjenevë, duke i dhënë fund anëtarësisë së Shteteve të Bashkuara në këtë organizatë.
Ndërsa arsyet e tërheqjes u bënë të ditura që vitin e kaluar, kur Presidenti Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv përkatës, pyetja kryesore mbetet: çfarë nënkupton kjo tërheqje për vetë OBSH-në dhe për shëndetin global?
Së pari, dëmet janë të prekshme. SHBA-të ishin donatori më i madh i OBSH-së. Tërheqja e tyre nënkupton humbje të konsiderueshme financiare, të cilat janë manifestuar tanimë në shkurtime nga puna dhe reduktim ose pezullim të disa programeve, veçanërisht atyre që lidhen me sëmundjet infektive, emergjencat shëndetësore dhe mbështetjen e vendeve me të ardhura të ulëta.
Së dyti, dobësohet pesha politike e OBSH-së. Pa mbështetjen e SHBA-ve, OBSH-ja humbet një nga aktorët më me ndikim në atë që njihet si diplomacia shëndetësore, çka do ta vështirësojë koordinimin ndërkombëtar në krizat e ardhshme.
Së treti, krijohen premisa për fragmentim dhe mesazhe kontradiktore. Piramida ushqimore e publikuar së fundi është shembulli më i mirë për këtë. Ndërsa qytetarët u prezantuan me një piramidë shëndetësore të ndryshme nga ajo aktuale, pikëpyetjet mbi pranueshmërinë e saj janë të pashmangshme.
Por kjo tërheqje duhet parë edhe si një mundësi.
Gjatë pandemisë së COVID-it, OBSH pati mangësi serioze. Reagimi ndaj Kinës ishte i vonuar. Rekomandimet e ekspertëve të saj shpesh ishin kontradiktore dhe ndryshonin brenda pak ditësh. Komunikimi për vaksinat ishte i dobët dhe, në vend që të qetësonte opinionin publik, në jo pak raste ushqeu teori konspirative, të cilat vazhdojnë edhe sot dhe kanë dëmtuar në mënyrë të pariparueshme besimin e njerëzve tek vaksinat.
Përtej pandemisë, OBSH është kritikuar prej vitesh për ngathtësi burokratike, vendimmarrje të ngadaltë, ndikim politik nga shtete të caktuara dhe mungesë transparence në disa procese me rëndësi jetësore për shëndetin publik global. Këto kritika nuk janë të reja dhe nuk janë pa bazë.
Në një botë që po përballet me sfida të reja shëndetësore, nga pandemitë te ndryshimet klimatike, rezistenca antimikrobiale dhe plakja e popullsisë, OBSH nuk mund të funksionojë me logjikën e shekullit të kaluar.
Jetojmë në kohën e digjitalizimit, të të dhënave në kohë reale, të transparencës dhe të eficiencës.
Një organizatë globale e shëndetit duhet të jetë e shpejtë, e hapur, e pavarur dhe e besueshme. Cilësi që OBSH-ja në mos i ka humbur, të paktën nuk i ka në atë nivel që kërkohet.
Në këtë kuptim, tërheqja e SHBA-ve nuk duhet parë vetëm si goditje, por si sinjal alarmi. Një mundësi për OBSH-në që të reflektojë, të korrigjojë gabimet dhe të reformohet thellësisht.
Sepse shëndeti global ka nevojë për një OBSH më të fortë.
Por edhe OBSH ka nevojë të ndryshojë për ta merituar këtë rol.
Në Tiranë, Durrës, Shkodër e gjithandej, koha duket se ka ...
Shqipëria ka obligim moral, kombëtar dhe kushtetues të bre...
Bota po ndryshon me shpejtësi të paprecedentë. Çdo ditë ka...
Më 21 janar 2011, gjatë protestës së organizuar nga opozit...
Në këtë Kuvend na ka sjellë besimi i qytetarëve nga të gji...
Nga Osman Mula E rrënove me qëllim që ta prishësh nesër....
Ftesa që Shqipëria të marrë një karrige në Bordin e Paqes ...
Del Lapaj nëpër ekrane e thotë që nuk bashkohem me këtë, ...
Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i sh...
Ekzistojmë! Kjo është e padiskutueshme. Frymojmë, votojmë,...
Bibla është themeli jo vetëm doktrinal, moral, për një bes...
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...
Sot mbushen 27 vite të Masakrës së Reçakut, ku më 15 janar...
Nga Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrë...
Singapori si model i suksesshëm shtetëror Nga përvoja ime...
Një grua e re, nënë e tre fëmijëve, vazhdon të sulmohet e ...
Ku është strukur hajduti Henri Çili? Pse është mbyllur bre...
Janar 2025 përmbytja e parë e madhe më Durrës. Shtator 202...
Deri kur do të vazhdojnë përpjekjet për t’i qëndruar përba...
Ka momente kur një shoqëri duhet të ndalet dhe të pyesë ve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...