web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ta arritur

26 Janar 2026, 15:58, Opinione Spartak Ngjela

Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ta

Deliri për një pushtet politik absolut dhe pamundësia për ta arritur atë pushtet, për individin që e ka këtë si kompleks psikik, dështimi, si pasojë e delirit, vjen dhe i bëhet atij një vuajtje e madhe shpirtërore.

I.
Prandaj edhe shqetësimi i Saliut sot, si pasojë e delirit të tij, është i madh, kurse, mënyra sesi ai po gënjen, është ende ajo që ai e ka pasur që në krye të herës, në vitin 1992, kur ai ka dalë si personazh politik në Shqipëri.
Dhe është në përsëritje, sepse tani Saliu nuk krijon dot ide të reja në politikën shqiptare.
Dhe po shihet se, i shtyrë nga psikika e tij, ai gjithmonë i drejtohet protestës që ajo të ushtroi dhunë, sepse dhuna e saj e qetëson psikologjikisht.

Por ka një rregull në liderët me instinkt të degraduar për pushtet: ata i gëzon edhe një turmë e vogël njerëzish, e rëndomtë, por që thërret me klithma për të. Sepse kjo vjen e i bashkohet atij me klithmën e tij patologjike që e ka vijimisht si një motiv patologjik të brendshëm, ngaqë kjo i është kthyer në sëmundje për pushtet. Dhe prandaj Saliu do gjithmonë protesta me patologjinë e tij si sëmundje për pushtet, sepse kjo e qetëson.
Kurse, a e keni parë që Saliu tani po kërkon revolucion?
Dhe e dini se ku iu dallua kjo?

Kjo iu shfaq brenda patologjisë së tij, kur i sigurt i tha kryeministrit Rama se ai do ta kapte të gjallë në zyrën e kryeministrit. Por kjo, në delirin e individit për pushtet absolut, është rasti kur këta individë i ka shtyrë në krime.
Prandaj, kjo është arsyeja psikopatologjike që Saliu priti shumë nga protesta e të shtunës që kaloi
Por...
Të shtunës që kaloi, protesta e tij e thirrur për revolucion, dështoi me turp. Shumë pak përkrahës kishte, dhe prandaj në miting dëgjuam fjalë pa lidhje, por që tregonin dëshpërim.
Po pse dëshpërohen demokratët? Ata vetë e kanë fajin; sepse ata duhet ta dinë që ndërkohë atyre po u rëndon në ecje pesha shumë e madhe negative që ka Sali Berisha.

II.
Të shtunën në datën 24 janar 2026, Saliu kërkoi të dilte në bulevard me pretendimin se do të përdorte dhunë, dhe, me dhunën imagjinare të një katundari të frikësuar, Saliu kërcënoi kryeministrin e vendit se do të bënte grusht shteti për ta rrëzuar Edi Ramën si kryeministër.
Ishte një komedi e plotë ajo që pamë të shtunën më 24 janar në bulevardin e madh para kryeministrisë, sepse:
U mbars mali, dhe polli një mi.

Se ja, edhe këtë herë në shesh, Saliu kishte sërish shumë pak përkrahës.
Por Saliu e ka treguar tani shpesh se, frika e tij provinciale e hedh atë që të shprehë kërcënime delirante.

Dhe kështu veproi edhe para dy ditësh me një çerdhe të vogël përkrahësish, që e entuziazmuan Saliun, a thua se kishte ardhur në pushtet. Dhe donin të ushtronin dhunë me përkrahësit, por ata ishin qesharakë me ca fishekzjarrë që krijonin komedinë e një revolucioni abstrakt, i cili as vetë nuk e kuptonte dot se çfarë po kërkonte të arrinte...

Por Saliu kërkonte destabilizimin e Shqipërisë, sepse siç duket këtë i kishte kërkuar agai i tij.
Komedi, dhe asgjë me tepër ishte ajo që pamë në 24 janar 2026:
Një Sali që nuk lexonte dot atë që kishte në letër, por edhe revolucionarë në bulevard, të cilët nuk po e kuptonin dot se çfarë do të bënin me atë numër aq të vogël demostruesish.
Asgjë.

III.
Por Saliu sigurisht që do të vijojë me revoltën e tij qesharake, se tani po lodhet duke pritur edhe drejtuesi i tij, dhe prandaj Saliut sigurisht që i duhet t'u thotë atyre "unë po e vijoj rrugën për destabilizimin e Shqipërisë".

Por, nga mënyra sesi flet, kuptohet ndërkaq që Saliu është në një krizë nervore, sepse po e kupton që ai tani është një person, i cili mund të quhet:
"Dhe i vetëm trim në luftë".
Kjo sepse...

Të shtunën, më 24 janar 2026, Saliu e pa që nuk kishte forcë dhe prandaj kaloi në degradim mendor.
Kurse protesta e tij, si revoltë, ishte me një ngarkesë mediokër që nuk pati mundësi të thosh asgjë prej gjëje.
Ndërsa socialistët kuptohet se po tallen me dobësinë e Saliut, në të dyja krahët që Saliu e ka këtë dobësi: edhe në forcë politike, edhe në shrregullimin e tij mendor, por, pikërisht për këtë, kuptohet se politikisht socialistët e duan Saliun që të jetë në krye të Partisë Demokratike, sepse e dinë që kështu ata ndihen më të sigurt në pushtetin e tyre.
Asgjë.

Sepse koha e Saliut ka mbaruar; por janë shumë të pakët politikanët delirantë që mund ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar në politikën aktuale.

Pikërisht këtu po ndodhet edhe Saliu: atij i ka mbaruar koha politike, por sigurisht që edhe pse e ndien këtë, ai ka tani shqetësimin e pasurisë së paligjshme që ka aktualisht familja e tij, pasuri kjo që është krijuar e gjitha falë kohës që ai ka qenë kryeministër; por Saliu ka edhe procesin penal që i ka filluar si gjykim në SPAK, dhe? mbi të gjtha, është edhe një person i padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe këto nuk mendohet se mund t'i kapërcejë.
Asgjë.

Prandaj gjithçka e Berishës po kuptohet se ka mbaruar. Por na duhet të themi se, si individ, ai i ka sjellë shumë dëme Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 





15:39 Opinione Grigels Muçollari

Kur SHBA të heq vizën!

Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk ës...

Lajmet e fundit nga