Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjykata dhe Prokuroria, i kalon në Fier. Para do viteve, me ardhjen në pushtet të PS-së iu hoq edhe universiteti.
Një përpjekje e kurorëzuar me shumë sakrifica nga intelektualët aty për rikthimin e atij filiali të kohës, si degë e Universiteti Bujqësor Kamëz. Dhe Lushnjës i takonte, për më tepër që është truall dominant në fushën e bujqësisë.
Madje kishte edhe specialistët më të mirë në vend. Ferma të mëdha, ndërmarrje frutore etj. Është në atë logjikën që miniera ndërtohen aty ku është minerali, jo atje ku shitet. Në kohën e Perandorisë Osmane, Lushnja kishte varësi nga Berati.
Tani në Perandorinë e Edi Ramës, nga Fieri. Kur pyeta një ditë për drejtorinë arsimore, më thanë se edhe atë e kanë çuar në Fier. Pyeta se si e ka emrin drejtori, më thanë, nuk e dimë, është një grua, vjen një herë në javë etj. Pa përmendur edhe këtë gjoja reformën territoriale, shkrirjen e komunave etj.
Një debilizëm social shqiptar, pasi hallet e problemet e një komune në skaj do t'i qajë kryetari i bashkisë atje në qendër. Pra, pa Gjykatë, pa Universitet, pa drejtori arsimore, shto edhe shërbime të tjera civile, nga shkrirja e zyrave të shërbimit.
Nuk kuptoj se a ndiheni gjallë. A jeni qytet i dorës së parë a i dorës së tretë? Se në atë listë shoh disa qytete që dikur kanë qenë lokalitete. Nuk kam asgjë me to, ta zëmë Kurbini në Lezhë, megjithëse forca e një shteti qëndron aty ku ngre institucione, jo ku i zeron. Apo Mati në Dibër, por jo e Lushnjës.
Nëse i referohesh popullatës, plus aktivitetit social, prodhimeve etj., Lushnja eksporton. Ka turizëm, është kryqëzim ose kërthiza mes veriut dhe jugut. Nuk ju kuptoj edhe ju lushnjarë që vazhdoni e ndiqni Taulant Ballën nëpër rrethina, na çoni video se gjoja po asfaltoni një rrugicë, se si qeshni apo përqafoheni. Nuk i kuptoj as ata qytetarë që presin Edi Ramën. Madje as ata socialiste paradoksalë që besojnë se duke arrestuar ish-kryetarin e bashkisë apo ish-nënkryetarin etj., po vini drejtësinë në vend.
Pse nuk arrestojnë atë të Durrësit apo të Elbasanit? Ju marrin mish për top se gjoja po bëjnë reforma. Nuk e pyesni një herë veten. Tjetra, kujtoni se duke i hequr Gjykatën dhe Prokurorinë qytetit tuaj, po bëni vërtet reformën në drejtësi? Jo ore jo, nuk dini se çfarë po bëni. Dhe t'ju vijë turp që qytetit të Vaçe Zelës, Ilia Shytit, Margaritës, Pavlinës, Faslliut, Halilit, Vathit.
Qytetit të shkencëtarëve të bujqësisë, veterinarisë, drufrutorëve, Alfredit, Gretës, Zhanit, Piros, Nuriut, Vladimirit etj. Jeni bërë kolerë për veten tuaj. Si i votoni? Do ngriheni nesër herët dhe rrugës për në Fier, për çfarë, për një shërbim elementar civil. Pika që nuk ju bie. Nuk e ngriti Rama, Lushnjën, e ngritët ju. Ndaj jepuni shqelma bythëve atyre që u cenojnë vlerat.
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardh...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...