Përplasjet me opozitën/ Balla: Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj si përfaqësuese të protestës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla pas mbledhjes së Konfer...

Festivali Sunny Hill nuk do të organizohet në Prishtinë, ka njoftuar më 14 qershor, Dukagjin Lipa, themelues dhe organizator i këtij festivali.
Më pas në faqen zyrtare të festivalit u konfirmua se ky organizim është zhvendosur në Tiranë.
Ai tha se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.
Në letrën që ai ua ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucionalë, të cilën e ka publikuar në Facebook, thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësirë në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftueshme për institucionet të marrin një vendim përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitjet për mbajtjen e këtij edicioni.
“Sunny Hill Festival ka treguar se nuk ka nevojë për pronë publike për 99 vjet. Ne nuk kemi nevojë për tokën e shtetit, por Prishtina ka nevojë për hapësirë e cila i plotëson kushtet e kërkuara nga performues të rangut botëror dhe festivali ka nevojë për shtëpi të përhershme në qytetin e tij”.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, por nga ky institucion ende nuk janë përgjigjur.
Lipa tha se vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit i festivalit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurosh si dobi direkte për imazhin e shtetit, si dhe ka sjell deri në 10 milionë euro për ekonominë e Prishtinës.
“... mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës”, tha ai.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se fajtor për këtë është qeveria dhe sipas tij zhvendosja e tij do t’i shkaktojë humbje të mëdha Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës duke e zvarritur procesin e vendimit të ligjshmërisë, ka tentuar të ndërhyjë në vullnetin dhe integritetin e asamblistëve shumicë të Kuvendit Komunal të Prishtinës, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit të Komunës dhe vullnetit të shumicës, e cila përfaqëson sovranin e kryeqytetit”, tha ai përmes një postimi në Facebook.
Gëzim Sveçla, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, tha se duhet të mirëpritet heqja e dorë e Sunny Hill nga insistimi për 99 vjet pronë.
“Tash çdo gjë është në rregull. Nuk ka arsye të braktiset Prishtina nga ky Festival, përveç nëse nuk është në pyetje ndonjë pazar tjetër, i mëhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Prishtina ishte nikoqire e disa prej emrave më të mëdhenj botëror të muzikës, duke përfshirë Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, dhe dhjetëra artistë të tjerë.
Edicioni i vitit 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë.
Ky festival u themelua nga Fondacioni Sunny Hill, i këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.
Edicioni i tretë i festivalet ishte planifikuar të mbahej në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht 2022. Por, tashmë në këto data i njëjti është zhvendosur në kryeqytetin shqiptar./ REL
Kokrrizat e bardha që të gjithë i njohim si sheqer jan...
Me mbi 300 miliardë e-maile të dërguara çdo ditë, prof...
Hiti i verës, kënga “Më e mira” nga vëllezërit korçarë...
Moderatorja Alketa Vejsiu ka ndarë me publikun një nga...
Dilemës se kush jeton më gjatë, beqarët apo të martuar...
Edhe pse ka marrë fund beteja e ashpër ligjore mes Johny D...
Herë pas here shumë njerëz mund të përjetojnë periudha...
Trejsi Sejdini është një nga modelet më seksi shqiptar...
Të gjithë duhet të kemi një çantë të ndihmës së shpejt...
Andi Shehu dhe Melisa Lleshi i kanë dhënë fund romancë...
Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të pëlqyera t...
Të gjithë kanë shije të ndryshme romantike, dhe ka dis...
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe reperi Noizy së shpej...
Opinionisti Arjan Konomi, pas përfundimit të sezonit t...
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka rrëfyer se çfarë raporti ...
Ish-opinonisti i “BBVIP”, Arbër Hajdari ka folur si rr...
Aktori i njohur Tom Kruz do të rikthehet në ekran fuqi...
Lajmi i ndarjes së këngëtares së njohur latine Shakira...
Të gjithë përjetojmë situata të vështira, duke na krij...
Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas debutuan të mar...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...