Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...

Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Kur moderatorja u bë pjesë e “Big Brother”, ajo nisi të fliste për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të.
Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ish-partneri. Me lot në sy, konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerit e ka gjetur veten te dyert e spitalit. Erjola gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë që as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që ta marrë jetën, largohuni nga personi që ju dhunon.
“Kur preka fundin dhe pashë veten në dyert e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu. Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjarë. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark”, – tha moderatorja.
Por, ndonëse ky raport është mbyllur, banorja duket ende e përfshirë emocionalisht. Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen. Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.
“Si mund ta kujtosh prapë atë moj?!”, e pyeti Juli i habitur. Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish-i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste. “Edhe 100 çunit të huaj pra”, – tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë. Më herët "Panorama" zbuloi se ish-i dashuri i Erjolës, aktualisht është në një lidhje me të tjetër vajzë që në rrjetet sociale është e njohur për jetën e luksit që bën si dhe e motra ka qenë pjesë e “Big Brother” në edicionet e shkuara.
Tashmë ish-partneri i Erjolës është bërë me fëmijë, duke e mbyllur këtë kapitull. Por teksa kishte një histori me Erjolën, të shumtë ishin në dijeni të kësaj lidhjeje dhe madje edhe të rasteve që ky raport bëhej edhe toksik. Të përfshirë kanë qenë edhe familjarët e Erjolës, që edhe kanë tentuar ta largojnë nga kjo lidhje.
Miqtë pranë Erjolës, shprehen se të gjithë i dinin problemet që dyshja kishte, që kryesisht vinin nga xhelozia e ish-partnerit ndaj moderatores. Shpeshherë raporti është shkëputur dhe ka rinisur përsëri, duke u përpjekur për ta përmirësuar lidhjen, megjithatë gjithnjë përfundonte me dhunë, duke qenë Erjola ajo që e pësonte. Gjithçka ka përfunduar, kur moderatorja kishte vendosur që t’i jepte fund njëherë e mirë, kësaj lidhjeje, pas një episodi të dhunshëm që kishte ndodhur.
Menjëherë pas ndarjes së vështirë, ajo i është rikthyer ekranit, ku edhe është angazhuar më shumë se më përpara, kur ish-partneri nuk ia lejonte. Nga ana tjetër, djali në fjalë rindërtoi jetën e tij, ku edhe gjeti menjëherë dashurinë dhe tashmë është bërë me fëmijë. Pak kohë më parë është zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet. Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri-tjetrit.
Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj. Nuk dihet se sa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim, dyshja duken shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit. Ndërkohë që miqtë e saj flasin për një raport me një reper të njohur, të gjitha dyshimet të çojnë tek Azet. Duke qenë se videoja me reperin është e kohëve të fundit, dyshja duket se ka ende një raport të hapur me njëri-tjetrin.
Ndonëse vetë Erjola ka preferuar që mos të flasë fare për këtë histori në shtëpinë e “Big Brother”. Pas këtyre deklaratave, moderatorja u surprizua me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku krahas fotos së saj shkruheshin inicialet “E zemër A”. Menjëherë pas kësaj, në rrjet qarkulluan zëra se personi që ka dërguar dronin ka qenë Azeti, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri. Pak kohë para se të futej në “Big Brother”, moderatorja ka folur për herë të parë për një ndarje që kishte kaluar vetëm pak kohë më parë.
“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë, sepse nuk mund t’i bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara, normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, – tha ndër të tjera ajo.
Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë. Në daljet e saj publike, ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E tillë ka qenë edhe tek Manushi, ku prej disa viteve tashmë është pjesë e formatit. Duke folur për xhelozinë e partnerit, ajo u shpreh se si u nda me një të dashur, pasi ky i fundit ishte xheloz deri në ekstrem për të.
“Varet se si janë partnerët. Se tani m'u kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet single, se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf, kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë të gjithë open mind, ka persona që s’ta japin lirinë”, – tha ajo.
Por duket se historitë me djem të tillë tashmë janë mbyllur njëherë e mirë për Erjolën. Këtë herë ajo është duke kërkuar një mashkull me të qetë dhe një partner që ta përkrah në rrugëtimin e tij në televizion. Gjatë netëve të spektaklit, LIF si asnjëherë më parë ka “hapur” zemrën në “BBVIP”, duke rrëfyer dhunën fizike që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, për shkak të xhelozisë. Teksa po bisedonte me banorët, moderatorja tregoi se u fut në “BBVIP” për të shkëputur kontaktin me ish-partnerin e saj.
“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu-lidhu, shkëputu-lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu, nuk do të kisha më kontakt me të. Prandaj në qoftë se e keni vënë re, kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”, – u shpreh Erjola./Panorama Plus
Kejvina Kthella, pas një kohe të gjatë nga dalja e saj...
Dita e sotme nisi jo fort mirë për Egla Cenon. Banorj...
Në ‘Prime-n’ e kaluar, produksioni kishte organizuar një s...
Moderatorja Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më se...
Ajo është një nga modelet më seksi shqiptare, mund të ...
"Barbie" i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i sukses...
Festa Qoqaj është modelja nga Kosova e cila numëron mb...
Luana Vjollca, këngëtarja dhe moderatorja shumë e dash...
Një ndër pyetjet që ka ngjallur shumë interes është ed...
Pasditen e sotme në shtëpinë më të famshme janë rikthyer d...
Erjona Sulejmani shpeshherë i tundon ndjekësit e saj t...
Në një intervistë, përpara se të ndahej nga jeta, Mirush K...
Këngëtarja Rovena Dilo ka zbuluar arsyen pse nuk bëhet...
Modelja më seksi e “Instagrami”-it, Kejvina Kthella ka...
Oriola Marashi njihet për format e saj trupore perfekte të...
Dua Lipa nuk nguron ta përmendë shpesh herë prejardhje...
Modelja e njohur Arbenita Ismajli, merr përherë vëmend...
Modelja e njohur, Jori Delli prej disa kohësh është du...
Ditën e djeshme, Meritoni dhe Romeo kanë zhvilluar një...
Floriana Messina është një nga modelet më seksi në rrjetet...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...