Nga ditëlindjet historike te mbështetja e NATO-s ndaj SHBA-së/ Çfarë ka ndodhur ndër shekuj në datën 2 tetor?
Ngjarjet historike mbahen mend dhe gjithmonë është vlerë t...

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë mund t’ju lërë me ndjesi të këqija për ditë të tëra.
Një studim amerikan i botuar nga Business Insider, është munduar të zbuloi çfarë na shtyn drejt konfliktit edhe kur e dimë që në fund do të na mërzisë.
Këto janë 6 gjetje të botës së psikologjisë që ofrojnë disa përgjigje më pak të hasura rreth arsyes që na shtyn drejt konfrontimeve të forta.
1 – Ju keni shumë pushtet, por ju mungon respekti
Një nga mënyrat se si studiuesit i shohin konfliktet ndërpersonale është duke analizuar situatat që i krijuan ato fillimisht.
Dhjetëra studime kanë zbuluar se në vendin e punës njerëzit të cilëve u jepet shumë pushtet, por që kanë status të ulët social, kanë tendencën të përfshihen në një numër të lartë konfliktesh. Vendosini të punojnë me dikë tjetër dhe një ‘cikël vicioz’ me ofendime dhe komente tendencioze kanë shumë mundësi të lindin dhe të çojnë drejt një konflikti.
2 – Ju nuk po flini mjaftueshëm
Nëse keni ndjekur ndopak shkencën e gjumit, atëherë e dini se nëse nuk flini mjaftueshëm kjo do të sjellë padyshim efekte negative në përditshmërinë tuaj. Është keq për shëndetin tuaj, për trurin si dhe aftësinë për t’i çuar gjërat deri në fund.
Por gjumi luan një rol të rëndësishëm edhe te konfliktet, sigurisht, përveç stresit dhe ankthit që e përkeqësojnë konsiderueshëm situatën. Një studim i disa çifteve në një laborator, zbuloi se edhe kur vetëm njëri prej partnerëve nuk flinte mjaftueshëm, kjo shkaktonte situata që e bënin të pamundur zgjidhjen e problemeve, gjë që sigurisht rezultonte në zënka dhe konflikte.
3- Jeni më racional seç duhet
Çfarë thonë njerëzit në momentin që po debatojnë me dikë, i cili nuk dëshiron të bëjë asnjë kompromis?
Bëhu i arsyeshëm. Bëhu racional.
Por me ç’duket, më tepër racionalitet seç duhet ju shtyn më tepër drejt konflikteve.
Studimet sugjerojnë se qeniet humane janë në shkallën e tyre më të arsyeshme në momentin që ata janë të përfshirë në debat, duke zgjedhur pozicionet që janë më të lehta për t’u mbrojtur dhe duke e menduar dhe zgjedhur mirë çdo fjalë që ata thonë.
Por i njëjti racionalitet e bën më të vështirë që ata të marrim parasysh këndvështrimet e tjetrit pasi në ato momente, ne i përdorim mendjet tona si armë për ta mposhtur personin tjetër, gjë që shpesh mund të na e zbeh mprehtësinë dhe intuitën ndaj të vërtetës.
4 – Jeni të vetëpërfshirë
Të qenit i vetëpërfshirë e rrit probabilitetin që pas konflikteve të ndiheni keq.
Një studim i 261 studentëve në Universitetin e Tajvanit, ekzaminoi raste kur ata kishin pasur konflikte me prindërit e tyre.
Studiuesit përdorën numrin e rasteve që studentët përdoren fjalën ‘ne’ si një matës që i ndante ata në dy grupe, në grupin që e mendonin veten dhe prindërit e tyre si një njësi e vetme dhe grupin tjetër që e mendonin veten dhe prindërit si dy njësi të ndara.
Ata që përdoren fjalën ‘ne’ më shpesh, ishin ndier në mënyrë direkte më mirë në fund të konfliktit dhe kishin më tepër mundësi për të arritur në kompromis.
5 – Ju nuk jeni mjaftueshëm ‘shpirtmirë’
Një faktor tejet i rëndësishëm i mënyrës së si i zgjidhim konfliktet është mënyra se si ne ndihemi pas tyre, që përfshinë ndjenjat e empatisë dhe dhembshurisë. Kjo tregon kapacitetin tuaj për të qenë i mirë ndaj vetës – duke marrë parasysh nevojat dhe dëshirat tuaja personale – por edhe ndaj të tjerëve dhe kushteve të tyre.
Njerëzit me vetë-dhembshuri të ulët nënshtrohen më thjesht dhe në moment konfrontimi, arrijnë direkt në “kompromise” duke u bazuar tërësisht në nevojat dhe dëshirat e personit tjetër.
Në anën tjetër, njerëzit me vetëdhembshuri të lartë kanë tendencën të arrijnë në kompromise më të mira dhe ta shohin situatën me më tepër racionalitet dhe më pak ngarkesë emocionale.
6 – Ju nuk jeni autentik
Zënkat ndodhin.
Edhe nëse ju do të ndërmerrnit të gjithë hapat paraprakë në mënyrë që të gjendeni në harmoni perfekte me nevojat e vetes dhe të të tjerëve rreth jush, gjithsesi jeta do t’ju hasë me njerëz që nuk i ndërmarrin këta hapa dhe ndonjëherë do t’ju duhet të ngulni këmbë tek e juaja.
Mënyra për t’ia dalë në situata të tilla duke mos u ndier keq më vonë, është duke qenë vetvetja apo vetja juaj e vërtetë dhe autentike.
Studime të shumta kanë zbuluar se njerëzit të cilët nuk ndjehen sikur po i fshehin ndjenjat dhe besimet e tyre janë më të mbrojtur ndaj emocioneve negative pas një konflikti.
Ata mund ta mbyllin një konflikt pa u ndjerë keq më vonë. Por njerëzit të cilët nuk ndjehen autentik në veprimet e tyre kanë tendencën të bëjnë të kundërtën./ Euronews Albania
Ngjarjet historike mbahen mend dhe gjithmonë është vlerë t...
Ne mund të mendojmë për ngjyrën e syve tanë si një nga...
Shoqëria jonë arriti në një pikë ku të gjithë mbushin karr...
Çdokush ankohet për ditën tradicionale të punës 8-orëshe, ...
A do të mendonit se ky është një lloj konfuzioni pasi ...
Adolf Hitleri është zuzari i fundit i historisë. Si udhëhe...
Puna zë pjesën më të madhe të kohësh së shumicës së njerëz...
Që në mesjetë, kafshët shtëpiake janë trajtuar në të njëjt...
Historia nga kohët biblike konsiderohet të jetë më interes...
Princeshat e Disney-t janë personazhet e filmave vizatimor...
NASA ka paralajmëruar se një asteroid i quajtur Asteroid 2...
Fetë në hije sfidojnë rrjedhën kryesore. Ata e turbullojnë...
Truri ynë është një organ shumë kompleks. Ai përmban milia...
Kur Chris Hart-Spegal, u takua me gruan e tij tani Desiree...
Që nga fillimi i qytetërimit njerëzor, “arbitri” përfundim...
Puthja mbase mund t'iu duket vetëm e ëmbël kur ju e dhuron...
Kur qeveria egjiptiane dërgoi arkeologë për të gërmuar një...
Zakonisht thuhet se Kristofor Kolombi ishte europiani i pa...
Këtu ka pasur shumë përpjekje në histori ku liderë të ndry...
Historia e Jakov Dzhugashvilit, djalit të një prej njerëzv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...