Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Një tjetër hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë voskopojare është bërë me vendosjen e memorialit të dedikuar familjes Sina në Voskopojë, një nismë e realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Hungarisë dhe filantropëve hungarezë. Me këtë rast, studiuesi i njohur Ilia V. Ballauri ka sjellë për publikun edhe përkthimin e fjalës së baronit Simon Sina, mbajtur në Akademinë e Shkencave të Hungarisë.
Ballauri rikujtoi se për ata që dëshirojnë të thellohen në historinë e familjes Sina, një monografi e detajuar prej rreth 60 faqesh gjendet brenda veprës së tij monumentale “Voskopoja – Encyclopedic Thesaurus”, botuar në qershor 2022. Vepra prej mbi 900 faqesh në format të madh A4 (që korrespondojnë me rreth 1800–2000 faqe të formatit standard) është një rezultat i 50 viteve punë kërkimore, mbledhjeje dokumentesh, shënimesh dhe hulumtimesh të thella mbi qytetin e dikurshëm të Voskopojës.

Në këtë opus enciklopedik trajtohen me hollësi të dhëna që shtrihen përgjatë shekujve, përfshirë: histori familjesh, gjenealogji, prosopografi, diasporë, kulturë, besim, arsim, letërsi, shkencë, art, muzikë, urbanistikë, ekonomi, tregti, artizanat, arkitekturë, ikonografi, mjekësi, filozofi, bujqësi, blegtori dhe shumë fusha të tjera që e përbëjnë mozaikun e pasur të qytetit të dikurshëm.
Në total përmenden rreth 630 familje voskopojare, nga të cilat 130 paraqiten me detaje, ndërsa pjesa tjetër sipas informacionit të disponueshëm. Një pasuri e veçantë e veprës janë afërsisht 100 fragmente gjenealogjish të paraqitura në mbi 130 pemë gjenealogjike, disa prej të cilave shkojnë deri në shekullin XVI dhe ndjekin zhvillimin e familjeve deri në fillimet e shekullit XX. Po ashtu, dokumentohen familjet që kanë fituar tituj fisnikërie në Europë dhe heraldika e tyre.

Nga kjo vepër, në faqen 672, Ballauri sjell për publikun fjalën e baronit Simon Sina, një figurë e rëndësishme dhe pasardhës i dinastisë së njohur Sina, e cila ka lënë gjurmë të thella në historinë e Europës juglindore. Kjo fjalë, e mbajtur në Akademinë e Shkencave të Hungarisë, vjen për herë të parë në shqip si një dëshmi e rrallë e lidhjes mes Voskopojës dhe Hungarisë.
Inaugurimi i memorialit dhe publikimi i kësaj fjale konsiderohen si një akt i rëndësishëm historik, kulturor dhe identitar, që e rikthen vëmendjen te një prej familjeve më të shquara voskopojare dhe te trashëgimia e pasur e qytetit dikur të ndritur të Voskopojës.

“Të nderuar anëtarë, të shoqatës hungareze të shkencëtarëve.
Dija është forcë, forcë prej së cilës, nga njëra anë falë kërkimeve dhe sukseseve, burojnë arritje gjithnjë e më të mëdha, mbi Botën jo shpirtërore të Natyrës duke kapur këtu, mënyrat e ndërtimit dhe funksionimit të saj dhe nga ana tjetër, dija duke shkrirë me ngadalë si zjarr ndriçues edhe errësirën e padijes dhe të paragjykimeve, në Botën shpirtërore dhe atë morale, do të sjellë si rrjedhojë, zhvillimin e mendimit dhe fisnikërimin e zemrës dhe njëherazi, do të sjellë kuptimin dhe dashurimin e së Vërtetës, duke shëruar kështu frikërat prej të cilave, vuajnë mangësitë e shoqërisë, duke e ngritur në këtë mënyrë njeriun, kombin por edhe natyrën humane, në përsosmëri dhe mbarësi, frute këto të cilat Krijuesi bujar, i pati parasysh t’ua dhurojë qënieve të tij me intelekt mbi dhè, në qoftë se këta mund dhe duan, t’i përdorin me urtësi, aftësitë që Ai, u fali.

Kjo është edhe arsyeja që kombet e qytetëruara, i kanë konsideruar dhe i konsiderojnë gjithmonë të një vëmendjeje dhe të një kujdesi të veçantë, entet dhe institucionet që hapin dhe shtrojnë rrugën, e shkencave. Këtu futet edhe Akademia Hungareze e cila, u themelua me konsensusin dhe kontributin e dashamirësve të kombit, patriotëve të nderuar dhe bojarëve të mençur, aktin e shkruar të së cilës, pati mirësinë ta miratojë plot interes Perandori.
“Duke dashur të kontribuoj, në pasurimin e këtij institucioni fisnik dhe me qëllim që Akademia të ketë strehën e vet ashtu si i meriton, ofroj tetëdhjetmijë fjorinta me kushtet që përmenden në aktin themelues që bashkangjitet. Dëshiroj që ky kontribut, të pranohet me kënaqësi nga Shoqata jonë e ndritur, me dëshirën e nxehtë time që veprat e këtij institucioni shkencor, të kthehen në sukseset më të mëdha, në begati të kombit.”

Vienë 14 gusht 1858.
Shoqatës sonë të shquar, shërbëtori i zellshëm,
Baroni Simon Sina
(Bibliografia: Kerenyi B. Eszeter, “Baro Sina Simon a magyar…”)
Shënim: Pas vendosjes dhe fitores së vitit, 895 si dhe krijimit të shtetit maxhar në vitin 1000, në historinë e popullit hungarez dallohen disa momente kyçe si, Hungaria mesjetare, (XI – XIV) Hungaria austriake, Shekulli i Reformave, (gjysma I-rë e shek. 19-të) Revolucioni i 1848-ës dhe lufta për liri, shteti dualist i viteve 1870, Lufta e I-ë, Lufta e II-të Botërore, Revolucioni antikomunist i 1956-ës dhe sot, postkomunizmi.
Gjatë shekullit të reformave, (gjysma I-rë e shek. 19-të) ndodhi zgjimi kombëtar hungarez, që me trishtim, ballafaqohej me gjëndjen e mjeruar të vendit. Dilte nevoja urgjente për emancipim, përparim dhe përmbledhjen e forcave të kombit. Si pika referuese të rimëkëmbjes në këtë periudhë konsiderohen: themelimi i Akademisë së Shkencave të Hungarisë, i Muzeumit Kombëtar, ndërtimi i linjës hekurudhore Budapest-Vac dhe ndërtimi i Urës së Varur që lidhi Budën, me Pestin.
Të katër këto vepra, janë të lidhura ngushtë edhe me kontributin e pamohueshëm dhe fisnik të diasporës voskopojare, në zonat danubiane ku në krye qëndronte familja e baronëve Sina të cilët në këtë kohë, mbanin akoma lidhje shpirtërore dhe farefisnore me Voskopojën dhe Korçën.
Ata kishin akoma në zotërim, në shënjë kujtimi të lidhjes së tyre me këto vende, një truall në Voskopojë, një dyqan në Korçë dhe një mulli diku, për nga ana e Dishnicës.
Në Voskopojë ata lanë edhe ndërthurjet e tyre farefisnore me familet e vjetra, të Voskopojës së djegur të vitit 1769, kryesisht Ballauri dhe Çipi, via - femina, lidhje me stër-stërgjyshet, shih gjenalogjitë në punimin në fjalë.
Dr. Ilia V. Ballauri
Ilustrimet:
1. Baron Simon Sina;
2. Letra drejtuar Akademisë së Shkencave të Austrisë;
3. Ura e varur e Budapestit, ndërtuar kryesisht me konrtributin e Baronëve të familjes Sina, nderuar me vendosjen e stemës së familjes Sina në të djathtë të hyrjes nga Pesti për në Budë, stemë kjo që u vendos edhe në memorialin e ngritur këto ditë në Voskopojë./ CNA
Presidenti amerikan Donald Trump, si çdo njeri tjetër, ka ...
Shqipëria dhe Kosova po punojnë me të rinjtë e dy vendeve ...
Një ekspozitë e veçantë Biblash është hapur për publikun n...
UNESCO shënon çdo të enjte të tretë të nëntorit Ditën Botë...
Richard Deacon artisti që ekspozon punimet e tij në një sa...
Vila 31 në Tiranë, ku banoi ish diktatori Hoxha, u kthye n...
Ndërsa ecja qetë në digën e liqenit, ashtu siç bëj çdo dit...
Juria e Panarit të Librit ka ndarë ditën e sotme çmimet pë...
Për besimtarët e krishterë orthodhoksë data 15 nëntor dato...
Teatri i Kukullave në Tiranë ka publikuar në rrjetet socia...
Në qytetin liqenor të Pogradecit u shënua një mbrëmje e ve...
Shën Gjon Vladimiri, njohur në Shqipëri edhe me emrin Shën...
Nuk e di se çfarë e shtyu Koço Kostën të më besonte që të ...
“Skena dhe prapaskena, nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu te R...
Shkrimtari meksikan Gonzalo Celorio ka marrë Çmimin Cervan...
I lindur në vitin 830, Shën Naumi, njihet në histori si një ...
Në Korçë është çelur edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombë...
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në 60-vjetorin e Nostra Aetate, deklaratës historike të Ko...
Ditën e sotme, më 28 tetor, shënohet 60-vjetori i Nostra A...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...