Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Zjarri i rënë një ditë më parë në një kompleks banimi në Rrugën e Dibrës pranë “Farmacisë 10” ka çuar në arrestimin e katër personave dhe nisjen e hetimeve për disa të tjerë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë administratori i kompleksit, menaxherja e një marketi në katin e parë, inxhinieri drejtues i punimeve dhe administratori i subjektit që ka kryer punimet e fasadës. Ata akuzohen kryesisht për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe, në disa raste, për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur në ambientet e pasme të marketit, në një zonë ku ishin grumbulluar mbeturina dhe ku nuk ishin marrë masat e nevojshme për pastrimin dhe sigurinë.
Ndërkohë, procedim penal ka nisur edhe për disa persona të tjerë, përfshirë punonjëse të marketit, si dhe pronarin dhe ndërtuesin e kompleksit.
Nga zjarri u lënduan 11 persona, mes tyre edhe efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe banorë të pallatit. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e dëmit material dhe përgjegjësive të plota ligjore, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për përcaktimin e shkaqeve të rënies dhe të përhapjes së zjarrit, dje, në një kompleks banimi te Rruga e Dibrës, arrestuan shtetasit:
-A. C., 54 vjeç, administratori i kompleksit të pallateve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-R. S., 54 vjeçe, menaxherja e marketit në katin e parë të kompleksit, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-E. A., 66 vjeç, inxhinier drejtues i punimeve për ndërtimin e këtij kompleksi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”;
-A. F., 46 vjeç, administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e kompleksit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Gjithashtu, nisi hetimi penal për shtetaset S. A. dhe E. M., punonjëse në market, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, si dhe për shtetasit A. L., 48 vjeç, pronari i kompleksit të pallateve, dhe Sh. B., 41 vjeç, i kontraktuari për ndërtimin e kompleksit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në ambientin e pasmë të marketit që menaxhonte shtetasja R. S., në rrethana të paqarta ka rënë zjarr në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina, ku kjo shtetase nuk kishte marrë masa për heqjen e tyre.
Gjithashtu, shtetasi A. C., administrator i kompleksit të banimit, dyshohet se nuk ka kryer veprimet e nevojshme për kontrollin e funksionalitetit të masave mbrojtëse për zjarrin dhe shpëtimin.
Nga flakët u dëmtuan 11 shtetas (punonjës të DPMZSh-së dhe banore të pallatit), të cilët vijojnë të marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi i posaçëm hetimor po vijon punën në vendngjarje, për të përcaktuar dëmin material total të shkaktuar nga zjarri.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve përgjegjës për këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore./ CNA
SPAK-u ka kryer një operacion masiv antidrogë, për aktivit...
Zjarri i madh që ka përfshirë zonën pranë ‘Farmacisë 10’ n...
Katër persona raportohet të kenë mbetur të lënduar nga zja...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin policor “Gho...
Policia italiane ekzekutoi 28 masa arresti, pas një hetimi...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në b...
Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Ha...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-kryetarin e...
Policia ka arrestuar një tjetër person, i cili dyshohet se...
Tre persona janë arrestuar në Vlorë pasi kanosën me pistol...
Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në lag...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në...
Një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në Dimal është...
Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake ...
Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është s...
Hetimet për trafikun e kokainës në Frakull janë thelluar. ...
Një person ka humbur jetën në Fier, teksa tentoi të vjedhë...
Dy persona janë arrestuar në Durrës, pas një kontrolli të ...
Gjashtë tifozë po hetohen nga policia pas një incidenti të...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...